TIRANË, 2 Dhjetor/ATSH- I. Vata/-Kryeministri Edi Rama ka ironizuar deklaratat e Partisë Demokratike të bëra nga kryetari Lulzim Basha për faturat e emergjisë elektrike dhe faljen e kamatvonesave.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Kryeministri Edi Rama ka pohuar se për tetë vite ata u sollën në mënyrë nihiliste dhe të pabesë me qytetarët dhe sot u qajnë hallin.
"Tamam t'i vrasësh natën e t'i qash ditën njerëzit e shkrete, i vunë në gjumë 8 vjet me përralla e tani që doli dita u qajnë hallin për faturat!", shkruan Rama. /a.ke/











