Rama: Pakti me PD prishet nëse
s’e voton brenda majit Vettingun

Rama: Pakti me PD prishet nëse<br />s’e voton brenda majit Vettingun
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nëse Partia Demokratike nuk zhbllokon brenda muajit vettingun, marrëveshja është e prishur.
 
Saliu mbrëmë paska thënë që marrëveshjen e kemi për të çuar njerëzit në votimin për Komisionet e Vettingut, por jo për ti votuar ato për të bërë Vetting me drejtorët e Ramës.
 
Unë Saliut i them se nëse PD nuk do zhbllokojë me votat e deputetëve të saj që bashkë me deputetët tanë duhet të përzgjedhin nga lista e ekspertëve anëtarët e dy komisioneve të Vettingut, pra nëse PD nuk e zhbllokon brenda majit, marrëveshja është e prishur.
 
Vettingu është arsyeja themelore pse ne bëmë marrëveshjen, Vettingu është arsyeja themelore pse ne i pamë interesat e shqiptarëve të zakonshëm, të PS dhe PD që bëjnë interesin tonë kombëtar, që Shqipëria të ngrihet mbi flamurin e partive.
 
Nuk ka por dhe sikur, po edhe kështu edhe ashtu, brenda majit deputetët e shumicës dhe opozitës duhet të zgjedhin në listën e ekspertëve që është verifikuar nga ONM, anëtarët e komisioneve të Vetingut dhe fillimi i pastrimit të pallatit të drejtësisë duhet të fillojë menjëherë
” deklaroi ai. 

Marrëveshja mes PS dhe PD një nga pikat kryesore të paktit kishte votimin e Vettingut nga PD për të nisur zbatimin e Reformës në Drejtësi.
 
E ndërsa të hënën në mbrëmje komisionet u votuan edhe nga PD pas bojkotit prej 3 muajsh, tani pritet që të përzgjidhen ekspertët nga lista e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për të nisur realisht zbatimin e ligjit.
 
Lista me emrat e ekspertëve të përzgjedhur nga ONM duhet të kalojë pikërisht në komisionet e ngritura në Kuvend me përfaqësues nga shumica dhe nga opozita.
 
Këtu e kishte fjalën edhe kryeministri Rama sot, kur tha se brenda muajit anëtarët e PD dhe të PS duhet të përzgjedhin anëtarët nga lista e ekspertëve, që do të bëjnë Vettingun.



Berisha: Rama, tmerr nga disfatat e 25 qershorit
Ish-kryeministri Berisha i është përgjigjur Ramës pas deklaratave nga Kashari se nëse nuk zhbllokohet Vettingut brenda muajit, marrëveshja me PD do të prishet.
 
Me një postim në faqet e tij në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se Rama ka tmerr nga disfata e 25 qershorit.
 
Nëse Partia Demokratike nuk do e zhbllokojë brenda majit vettingun, marrëveshja është e prishur. Vettingu është arsyeja themelore pse ne bëmë marrëveshjen. Brenda majit, deputetët e shumicës dhe të opozitës duhet të zgjedhin anëtarët e dy komisioneve të vettingut” tha Rama.
Sali Berisha
Statusi i Berishës

Rama humor me Sotiraq Filon: Raqka trembet nga pulat, jo të vjedhë vota
Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Kashari se në mandatin e dytë do të luftojmë e fitojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin, ashtu sikur bëmë për Vettingun.
 
E ndërsa kërkoi votën për mandatin e dytë, Rama u shpreh se “Ka mbaruar ndeshja e parë, tani është ndeshja kthimit, do ta mbyllim me fitore për të gjithë shqiptarët. Doni të luftojmë për të rritur ekonominë”.
 
Rama është ndalur edhe tek akuzat e PD-së, për vjedhjen e votave. Ai iu referua rastit të zgjedhjeve për Bashkinë e Korçës katër vite më parë, që drejtuesit e PD e përsërisin shpesh.
 
Ata ankohen se vjedhim vota në Korçë. Po kush t’i vjedhë votat në Korçë?! Raqka?
 
A vjedh vota Raqka?! Kur i del pula para, trembet Raqka jo pula. Si mund të vjedhë vota ai?!
 
Ato thonë mafiozi që na vodhi votat. Raqka rri gjithë ditën në punë, shikoni si e ka bërë Korçën.
 
Po të ishin ata do vinte era e qofteve deri në Tiranë. Se ata morën njërin që shiste qofte dhe e bënë kryetar bashkie
”, tha Rama me humor.
 
Rama i njohur tashmë si tifoz i zjarrtë i Juventusit, gjatë bashkëbisedimit me banorët ka bërë edhe një batutë për finalen e Champions League.
 
Ju te Realit mos u bëni si ata të Barcelonës që ishin fryrë. Se të dhemb shpirti kur të shfryhesh më mirë rrini aty”.

Tahiri: Vettingu, qytetarët do trajtohen me dinjitet e barazi
I pranishëm në takim ka qenë edhe Saimir Tahiri i cili ka deklaruar se Vetting-u është mënyra më e mirë për të pastruar nga sistemi i drejtësisë të gjithë ata që kanë vjedhur, janë majmur, janë korruptuar në sistemin e drejtësisë.
 
Për pak ditë fillon Vettingu. Vetting-u është mënyra më e mirë për të pastruar nga sistemi i drejtësisë të gjithë ata që kanë vjedhur, janë majmur, janë korruptuar në sistemin e drejtësisë. Ka shumë prej jush që janë përplasur dyerve të gjykatave dhe s’kanë marrë kurrë drejtësi.
 
Ka shumë prej jush që kanë humbur pronën apo nuk e kanë marrë ende pronën. Ka shumë prej jush që kanë pasur probleme pa fund në jetën e tyre dhe ka shumë prej jush që kanë pasiguri për të ardhmen vetëm për këtë shkak. Për shkakun e mungesës së reformës në drejtësi.
 
Ne e përmbushëm këtë angazhim. Ishte angazhimi ynë më i madh dhe e përmbushëm. Në fund të 4 viteve ne i dhamë fund mënyrës së pacipë të trajtimit të qytetarëve në dyert e gjykatave.
 
Dhe tashmë hapet një kapitull i ri që mbyll 25 vitet e kaluara dhe i jep mundësinë qytetarëve të trajtohen me dinjitet, me barazi dhe me drejtësi para dyerve të gjykatave për më shumë drejtësi.
 
Unë jam i bindur që askush prej jush nuk mendon se të gjitha zgjidhen në datë 25, pas datës së zgjedhjeve.
 
Unë e di shumë mirë që ju jeni të vetëdijshëm se Shqipëria që duam ka nevojë për më shumë punë, ka nevojë për më shumë kohë dhe mbi të gjitha për të qenë sa më shumë bashkë për t’i zgjidhur të gjitha.
 
Por unë di një gjë, siç e dini dhe ju: - ka vetëm një mënyrë për t’i dhënë rrugën e duhur, drejtimin e duhur dhe për të pasur Shqipërinë që duam dhe në datë 25 kjo është vetëm e vetmja mënyrë e jona për t’u bërë bashkë dhe për të shkuar për të votuar PS dhe Edi Ramën! Asnjë mënyrë tjetër nuk ka.
 
Unë e di që ju jeni lodhur me sherret e politikës, ju jeni lodhur me atë që shikoni në televizor ditë për ditë, ju jeni lodhur me bastet e politikës, ju jeni lodhur me gjithçka ndodh dhe që ju duket sikur s’ka të bëjë me jetën tuaj të përditshme.
 
Ka një zgjidhje miqtë e mi, bindni këdo njihni, bindni këdo që ka votuar cilëndo parti tjetër në zgjedhjet e kaluara dhe në cilëndo zgjedhje! Bindini që të votojnë vetëm një alternativë, sepse vetëm një alternativë ka në datë 25, dhe kjo është Partia Socialiste e Shqipëris
ë” u shpreh ai.
 
  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë