Rama para Kuvendit: Kufiri me
Kosovën, një vijë e padukshme

Rama para Kuvendit: Kufiri me<br />Kosovën, një vijë e padukshme
PRISHTINE - Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama vizitoi dje zyrtarisht Kosovën. Në fjalimin para deputetëve të Kosovës, i cili zgjati mbi 30 minuta, Rama foli për një rrrugë të përbashkët Shqipëri-Kosovë drejt familjes europiane por dhe fillimin e një bashkëqeverisje pa kufij, që do të mbështetet në unifikimin e sistemit arsimor, bashkimit doganor, turizmi të njësuar, përafrim të legjislacionit, por dhe të një Akademie të përbashkët Shkencore.

Rama kërkoi mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve kudo që janë, dhe u ndal në mosrespektim të marrëveshjeve mes shqiptarëve dhe maqedonasve në Maqedoni.

Si hap të parë konkret Rama propozii mbledhjen në Vlorë në nëntor të 2013, ku do të dalë një forum i përbashkët shqiptar.

Rama kërkoi mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve kudo që janë, dhe u ndal në mosrespektim të marrëveshjeve mes shqiptarëve dhe maqedonasve në Maqedoni.

Çështjes çame t'i japim energjinë e duhur. Vlerësoi dhe rolin e ish kryeministrit sa i takon përfshirjes së Kosovës në projektin TAP.

Rama u shoqërua nga 10 ministra në këtë vizitë.



rama ne kosove
(Në foto: Kryeministri Rama gjatë fjalimit në Kuvendin e Kosovës)




ORA 12:15 RAMA KOMENTON NË TWITTER: DITË E PAHARRUESHME

"Ditë e paharrueshme në Kosovë. Faleminderit mikpritësve për mjedisin familjar që na krijuan dhe jam i bindur që do bëjmë gjëra të mira".
 

RRUGA E BASHKUAR DREJT BE, S'KA KUFI E ARDHMJA
”Rruga jonë është e bashkuar drejt familjes europiane, në një rajon ku do të varet shumë prej nesh sa do të varet Shqipëria e Kosova. Nuk jam këtu për vazhdimin e retorikës ndaj shtetit am, por fillimin e një aleance strategjike themelore mes të barabartësh.

“Me sytë e të sotmes kufirin mes shteteve tona nuk e shoh si sfidë por si një hapësirë lirie.  Kufiri është e djeshme, e ardhmja nuk ka kufi dhe që e djeshma të mos kushtëzojë të ardhmen, ka vetëm një gjë për të bërë me vijën e padukshme të mos e shohim. Dhe ato që bëjnë retorikën nacionaliste të mos i dëgjojmë. Mezi pres mbledhjen e përbashkët për miratimin e strategjisë që do të zhvillohet në Prizren.”

Rama foli për mbledhje të përbashkëta që do të mbahen rregullisht çdo gjashtë muaj. Vlerësoi dhe rolin e ish kryeministrit sa i takon projektit TAP

ZHVILLIMI ENEGJETIK
TAP, VLERESOJ LOBIMIN E BERISHES PER PERFSHIRJEN E KOSOVES
“Marrëdhëniet e mishëruara në mbështetjen absolute të Kosovës  bashkëpunimi strategjik në shumë plane tani më kur Kosova gjendet në një realitet të ri.
Mbështjetja e Shqipërisë për Kosovën do të vijojë të jetë e tillë në diplomaci, si për njohjet e reja edhe për liberalizimi e vizave. Nuk do kursehemi në vizita vëllazërore dhe në raste festash. Marrëveshjet e nëshkruara me Serbinë nga ju na sfidojnë që të bëhemi pjesë e një zhvillimi të ri në rajon.
Ta konceptojmë zhvillimin tonë energjitike si siguri për hapësirën shqiptare. Nuk do isha i drejtë po të mos përmendja punën e mirë të paraardhësit tim Berishës për lobingun e projektit TAP por këtë do e sjellim deri në Kosovë."- tha Rama. 

TE UNIFIKOJME SISTEMIN ARSIMOR
"Duhet të unifikojmë sistemin arsimor, pasi skeçi i çdo shtatori që publikohej abetarja e përbashkët, do ja lejë vendin bashkëpunimit për arsimin- nënvizoi kryeministri i Shqipërisë.
 
DO REALIZOJME BASHKIMIN DOGANOR
”Më lejoni ta them që do i japim fund patatefobisë në rajon që ka shkaktuar luftëra doganore në kufi. Të nxisim rritjen e prodhimit bujqësor. Janë plot rastet e mallrave të kësaj ane që kanë kaliuar matanë. Jemoi të gatshëm të realizojmë bashkimin doganor. E di që nuk është e lehtë, por të ngrejmë një grup të përbashkët me qëllim që t’i japin një përmasë të madhe biznesit shqiptar në të gjithë hapësirën shqiptare.”
 
OFERTE TE NJESUAR TURISTIKE
“Ti japim turizimit një hapësirë mbarë shqiptare, dhe të mos harrojmë oferët e njësuar turistike me Kosovën. “

TE BEJME REALITET TRAKTATIN SHQIPERI- KOSOVE
  Rama tha se është kohë për të bërë realitet traktatin e miqësisë Shqipëri-Kosovë, ndërsa mbajti një qëndrim të ashpër ndaj Mbretit Zog

“Përpara luftës në kohën e një mbreti që nuk bëri punë të mira, se nuk shkon të përmendet emri i vrasësit në shtëpinë të të vrarit. Është jetike të mos zgjatim kohën e vjetër, por ta bëjmë realitet traktatin e miqësisë Shqipëri-Kosovë e cila e vendos Kosovën bashkë me Shqipërinë në qendrën e trekëndëshit mes Tiranës- Italisë- Greqisë. Një hapësirë shqiptare të fuqizuar, jo të shkëputur nga rajoni por afat gjatë për integrimin dhe në partnerit me partnerin tonë strategjitk, SHBA”
 
PËRAFRIM TË LEGJISLACIONIT, FORCIM TE BASHKEPUNIMIT RAJONAL
”Përafrimin e legjislacionit mes dy vendeve, atë tregtar dhe të integrimit në BE. ... Duhet të forcojmë bashkëpunimin rajonal me emërtimi Europa 2020. Ministritë e Jashtme do të marrin një rol të përbashkët, pasi në europë dhe më tej diskutohet për kulturën qyetetare europine.”
 
KALENDAR TE PERBASHKET KULTUROR
"Ndjehem mrekullisht mirë për njerëzit tanë, kur shoh që talentet shqiptare të Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë i kanë kaluar kufinjtë kombëtar duke na sfiduar neve politikanët. I paharrueshëm për mua rrëfimi i një prindi në Preshevë, që thoshte se kur shihja Portokallinë nuk e kuptoja, dhe ishte fëmija im 10 vjeç që më shpjegonte se çfarë ndodhte. Mbresëlënës Doku Festi në Prizren, që të më falni por sivjet e mora vesh që ekziston. Na duhet kalendari i përbashkët kulturor vjetor duke u bërë mbështetës të protagonistëve. "
 
PROJEKTE TE PËRBASHKETA NE FUSHEN E SPORTIT
"Si mund ta lëmë jashtë sportin. Si një fushë bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë. Duhet të bëhen projekte të përbashkëta që të vihen jetë menjëherë. Nëse flasim për sistem të unifikuar arsimor, të organizojmë kampionate të përbashkëta, në futboll, edhe basketboll."

AKADEMI TE PERBASHKET SHKENCORE
 ”Akademia e rrënuar e Shkencave në Shqipëri është në gjendje të rëndë. Nga këtu u bëj thirrje të gjithëve që të ngrejmë një Institut Shqiptar të Shkencës, me mbështetje të plotë të dy qeverive që historinë ta shkruajnë historianët dhe jo politikanët, siç ka ndodhur. Sigurisht bashkëpuni ynë në fushën e kulturës dhe dijes, do të ngelte gjysmak pa gjuhën shqipe. 
Seminari për gjuhën në Prishtinë ishte një aktivitet për t’u lavdëruar. Në organizmin e gjuhës tonë kanë hyrë dhe po shkojnë drejt kockës fenomene të rrezikshme. Ne veç mund dhe duhet të mbështesim njerëzit e dijes. Nuk ka vetëm tinguj shqip në trojet tona sidomos në Kosovq. I kanë bërë shqiptarët të vetëdijshëm për të drejtat e pakicave. 
 
TE MBROJME SHQIPTARET NGA DISKRIMINIMI
” Të mbrojmë bashkëkombësit tanë në trojet përreth që përballen me diskriminim. Kushtetuta e Kosovës, përbën një model të avancuar të mbrojtjes së pakicave, sidomos të serbëve që trajtohen si pakicë kushtetuese. Kjo i bën nderë Kosovës dhe shqiptarëve të rinj. Nuk është kënaqësi që të shikojmë se të tjerët janë larg Kosovës dhe në duhet t'i kërkojmë me forcë që të zbatojnë. Lugina e Preshevës prek kufirin e tre shteteve. Pse të mos bëhen të drejta e shqiptarevë në Preshevë dhe të serbëve në veri lajtmotivi i epokës së re në rajon që kur Kosova firmosi marrëveshje me Serbinë, duke krijuar besim reciprok, dhe askund më mirë se në Veriun e Kosovës dhe Preshevë kjo gjë duket më mirë.

TË SHQETËSUAR SE NUK RESPEKTOHET MARREVESHJA PER SHQIPTARET NE MAQEDONI
 
Do bëjmë një politikë shumë e qartë për të drejtat e shqiptarë të në rajon. Parësore janë shqiptarë në Maqedoni. Jo vetëm për numrin e madh të shqiptarëve por duhet të jemi pranë shqiptarëve në rajon pa i numëruar sa janë ato. Mbarëvajtja e Maqedonisë e ka bazën mes shqiptarëve dhe maqedonasve, por jemi të shqetësuar pasi nuk respektohen marrëveshjet e nëshkruara.


ENERGJINE E DUHUR CESHTJES CAME 
"Ti japim energjinë e duhur çështjes çame por sipas frymës së traktatit të miqësisë me Greqinë."

NE NENTOR FORUM TE PERBASHKET SHQIPTAR NE VLORE
"Gadishmërinë tonë për të punuar bashkë me të gjithë faktorin politik të Kosovës dhe duhet të kemi përparësi tonë, bashkëpunimin pa paragjykimi. Në zemrën e Europës fizikisht duhet të jemi edhe për mungesë të thellë bashkërendimi me njëri-tjetrin. Kapitulli i ri na e detyron, dhe brezi i ri na e kërkon dhe të bashkërendohemi për mirëqënien e secilit të vlerësimit siç i takon një momenti historik si ky i pakthyeshëm për shqiptarët që Presidenti Kenedi e quante paqe që ja vlen të jetohet. Si hap të parë konkret ju ftoj që këtë vit të parë të shekullit të dytë të mblidhemi në nëntor në Vlorë për të krijuar një forum të përbashkët. Si hap të parë konkret ju ftoj që këtë vit të parë të shekullit të dytë të mblidhemi në nëntor në Vlorë për të krijuar një forum të përbashkët, përbën mundësinë kolosale për të kaluar kufinjtë. Të nesërmen e gjeneratës shqiptarëve që i kanë sytë nga ne.  Vetëm bashkarisht mund ta bëjmë si përpjekja shqipe shekullore. Ka një vij kufitare mes nesh që ne do ta respektojmë 

RAMA MBYLL FJALIMIN:  I JUAJI ME BESE
”E nderuar zonja Presidente, kryetar i Kuvend, kryeministër.  Në emër të një historie do ta quaja histori të paqeve të përgjakshme që siç çlirojnë vetëveten dhe robërojmë popullin t’i kthejmë kufijnë në porta që ndajnë hapësira pushtetesh, por forcojnë shtetet.T’i krijojmë gjenerastës tjetër hapësira. Pasi ato që sot janë fëmijë nuk duhet të kenë kufinj nesër. Ju faleminderit për ftesën dhe me emocionin e papërshkrueshëm të qenit sot si kryeministër i Shqipërisë para jush të them ashtu siç e tha Faik Konica në fund të një takimi me shqiptarët në vitin 1921 “Mbetem i juaji me besë”. Ju faleminderit.”

rama ne kosove
(Në foto: Kryeministri Rama gjatë pritjes nga Kryeministri Thaçi në Prishtinë)


MINISTRAT QE SHOQERUAN RAMEN NE KOSOVE
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati  
Ministri i Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla
Ministre e Kulturës, Mirela Kumbaro
Ministre e Integrimit, Klajda Gjosha 
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Edmond Panariti 
Ministri i Tregtisë dhe Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj
Ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni
Ministre e Inovacionit dhe Administratës, Milena Harito
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri

rama ne kosove
(Në foto: Kryeministri Rama, Thaçi dhe kabineti i ministrave te qeverisë Rama)

Redaksia online
(sg/a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan