Rama: PD dhe LSI "forca të
para", por 71 deputetë i merr PS

Rama: PD dhe LSI para", por 71 deputetë i merr PS">
Kryeministri Edi Rama u shpreh nga Korça gjatë një takimi me gratë socialiste, se PS do marrë 71 mandate në zgjedhjet e 25 qershorit, për të qeverisur vendin. 

Kreu i qeverisë nuk shmangu batutat dhe ironitë me PD dhe LSI, sa i takon se kush do dalë forcë e parë politike në 25 qershor. 

“LSI do të dalë forcë e parë, PD forcë e parë, edhe ne, duke qenë se ne jemi të parët por ne duam ta fillojmë me 71 mandate për PS që s’do të thotë aspak se ne duam më shumë pushtet por duam që Shqipëria të mos humbasë asnjë sekondë”, u shpreh Rama. 

Ministrat teknik, thjeshtë kujdestarë, s'do bëjnë emërime
Kreu i qeverisë nga Korça u shpreh se marrëveshja e arritur me Bashën, është një fitore në një betejë që ata e konsideronin të pamundur.

Sipas tij, ministrat e rinj teknik, do të kenë vetëm rolin e kujdestarit. Rama ka theksuar se kandidaturat do të propozohen nga PD, por do të miratohen nga vetë ai. 
 
“Ata do të jenë kujdestarë, s’do të bëjnë as tendera, as emërime. Administrata të mos kthehet në një instrument abuziv. U bë kështu për 30 ditët e fushatës. Se çfarë do të ndodhe mbara këtë do ata vendosin shqiptarët.”, u shpreh Rama.
 
Sipas tij, edhe pse është nënshkruar marrëveshja Rama- Basha, kjo nuk ndryshon faktin që ata kishin frikë nga Vettingu e për këtë arsye u futën në çadër. Duke e cilësuar me ironi Bashën si mikun e tij më të ri, ai u shpreh se PS donte që PD të futej në zgjedhje, pasi sipas tij nuk do kishte shije fitorja pa to.
 
“Fakti që bëmë marrëveshje nuk e ndryshon faktin që ata kishin frikë nga vettingu. Ne kemi bërë gjënë e duhur, s’është asnjë saktificë për Peleshin deri në datën e zgjedhjeve. Kur ne themi që duam të vëmë Shqipërinë, nuk e kemi fjalë goje”, u shpreh Rama.

Rama: Pas marrëveshjes, takimet me Bashën periodike
Gjithashtu Rama u shpreh se pas nënshkrimit të marrëveshjes, ndërkombëtarët nuk do të vijnë më të dhënë ndihmën e tyre, por thjesht për të na takuar.
 
Ai tha se tashmë me Bashën do të kenë një dialog institucional, periodik, ku nuk do të jenë  nevoja e ndërhyrjeve të palëve të treta për t’u ulur në një tryezë bisedimesh.
 
“Gjëja më e rëndësishme e marrëveshjes është se ia arritëm ditës që ndërkombëtarët të vijnë këtu thjesht për të na takuar, e jo të na ndihmuar. Ndërkohë që sot, duke qenë përfaqësues të këtij populli, jo vetëm kur të mos ketë dakortësi, që të na vijnë shkesët që të na thonë merre mo se është i mirë, shife nusen se është e mirë... Por do kemi një dialog institucional, periodik, midis kryetarit të qeverisë dhe kryetarit të opozitës”, u shpreh Rama.

Rama: Peleshi, ka qenë aset i çmuar i qeverisë
I pranishëm në këtë takim ka qenë edhe kryeministri Rama. Në fjalën t ij, Rama ka vlerësuar zv. Kryeministrin në largim Niko Peleshi. Sipas tij, Peleshi ka qenë në aset i çmuar, i cili ka sjellë në qeveri shumë ambicie dhe ëndrra e që i ka bërë ato realitet.
 
“Niko ka qenë një aset shumë i çmuar, ka sjellë një qeveri shumë ambicie dhe ëndrra që i ka bërë realitet”, u shpreh Rama.



'Pakti', Peleshi: S'ka vend për hidhërim, pushteti jo qëllim për PS
​Niko Peleshi, zv. Kryeministri, posti i së cilit u prek nga marrëveshja Rama- Basha, u shpreh PS ka fituar një betëjë për gjeneratën tjetër. 

Ai ka komentuar edhe lëshimet që i janë bërë opozitës duke i ofruar 6 ministra teknik dhe postin e zv. Kryeministrit i cili mbahet nga ai aktualisht.

Sipas Peleshit askush nuk duhet të mërzitet pasi PS ka bërë lëshime për duke menduar për të “nesërmen”. Teksa fliste nga Korça, kryesuesi i listës së deputetëve u shpreh se marrëveshja është një tregues se PS nuk ka për qëllim pushtetin.

“PS ka fituar një betejë për gjeneratën tjetër, Shqipëria sot ka bërë hapin e parë drejt Shqipërisë se drejtë. PS e Edi Ramës me guxim dhe vendosmëri pa u ndalur, ka arritur të kthejë të gjithë kursin e politikës shqiptare drejt Shqipërisë së drejtë, drejt drejtësisë larg asaj që pati ku vend. Politika ka fituar të drejtën e qytetarisë. Politika është emancipuar. Pushteti nuk është një qëllim më vete nuk është një slogan, por është e vërtetë, pushteti nuk ka kuptim nëse nuk i kthehet. Kushdo që ndihet i hidhëruar për lëshimet e bëra ndaj opozitës, ne i themi që për PS nuk është qëllim pushteti por është e nesërmja”, u shpreh Peleshi.

Rama: Se dija që do bëhesha si Romeo për të takuar Lulin
Në takimin që pati me gratë në qytetin e Korçës, nuk kanë munguar as batutat nga kreu i qeverisë Rama.
 
Duke komentuar ftesat që i ka bërë Bashës për t’u ulur e diskutuar për arritjen e një marrëveshje, Rama e krahasoi veten me Romeon. Ai u shpreh se nuk e kishte menduar që do vinte dita që do “shndërrohej” një Romeo për të takuar liderin e opozitës.
 
“Që do vinte dita e do bëja rolin e Romeos për të takuar Lulin, se mendoja kurrë”, tha Rama. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur