Rama për gazetën italiane: Ndihma për Italinë në emër të Nënë Terezës dhe gjyshes sime, Veronikës

Rama për gazetën italiane: Ndihma për Italinë në emër të Nënë Terezës dhe gjyshes sime, Veronikës

Mjeket dhe Rama

 “Në një çast kur është vërtet i nevojshëm solidariteti, shtetet nuk mund të rrinë secili në dhomën  e vet, në këtë shtëpi europiane”, shprehet kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën italiane “Panorama”.

“Ndihmat për Italinë në emër të Nënë Terezës dhe gjyshes sime, Veronikës”, shprehet Rama duke shpjeguar se përse nisi 30 mjekë dhe infermierë në ndihmë të Italisë.

“Ju përmendët si model Nënë Terezën e Kalkutës, që ia vlen ta kujtojmë që ishte shqiptare, në vendimin për të dërguar mjekët shqiptarë”, e pyet gazetarja.

“Do të thosha se kur bën këtë punë, këtë stërmundim, këtë mision, nuk është e lehtë dhe kur ke të bësh me probleme të ndërlikuara dhe probleme që janë rezultat i shumë e shumë viteve mungesë reformash, ndonjëherë, ndihesh shumë keq, i rrethuar vërtetë nga errësira. 

Pastaj, kemi edhe atë thënien e jashtëzakonshme të saj që thotë: 'Në vend që të mallkosh errësirën, ndiz qiririn'. Pra, nëse gjithësecili do të ndizte një qiri, nuk do të kishte më errësirë. Pra, ne bëmë pikërisht këtë gjë, ndezëm qiririn tonë, që nuk do të zgjidhë kushedi se çfarë në të ftohtin  që rrethon këtë katedrale të errët italiane në mes të Europës, që qëndron aty si për të treguar se në çfarë gjendjeje të dhembshme është vetë Europa, kur përballet me probleme që shkojnë përtej aftësive të saj, për të bërë këto kompromise, për të marrë këto vendime, por, gjithsesi, ma mbush zemrën plot”, deklaron Rama.

“Mirënjohjen them se prisja, por tërë këto brohorima dhe emocione sinqerisht, jo”, shton ai.

“Për më tepër, ju arritët një mrekulli, bashkuat të majtën dhe të djathtën italiane”, shprehet gazetarja.

Ndoshta, ajo që i bëri bashkë ata është indiferenca e Europës dhe sjellja vërtet e pakuptueshme e ndonjë shteti europian, që nuk arrin të dalë nga korniza gati teologjike.

Në një moment që ka nevojë për solidaritet, shtetet nuk mund të rrinë secili në dhomën e vet në këtë shtëpi europiane, ndërkohë që vjen  lajmi se njëra dhomë po digjet. Çfarë bëjnë , shikojnë secili dhomën e vet, kjo nuk është e mundur. Besoj se ky ishte një motiv i rëndësishëm në gjithë këto brohorima e emocionuese që na kanë prekur thellësisht”, tha Rama.

Kryeministri Rama theksoi se “kur m’u desh t’i përgjigjesha, shumë e shumë vite më parë, pyetjes “Si është për mua Shqipëria e së ardhmes, Shqipëria e fëmijëve të mi”, unë iu përgjigja “Italia ështe në mes”.

Më thanë “Por çfarë do të thotë kjo” dhe unë iu përgjigja “Mosmiratim gjenial”, sepse të bëhesh zviceran apo gjerman, me tërë respektin, do të ishte një mërzi shumë e madhe.

Ne jemi absolutisht të lumtur që jemi pranë Italisë, jemi ushqyer me atë që është kultura italiane, e kemi ëndërruar Italinë në mënyrë ideale, , pastaj na u desh ta njohim në mënyrë reale, por nuk pati asnjë problem, ajo është e fantastike”.

Më pas , Rama, u shpreh se “besoj se gjyshja ime, ajo ishte një katolike e zellshme dhe që më fliste italisht që në vegjëli, që më thoshte se nga ana tjetër e detit janë të kaltrit tanë, do të jetë e kënaqur të shohë që nga parajsa se, më në fund, erdhi një çast që Shqipëria e saj të shihet nga Italia si një qiri.

Dhe, që ta dini, edhe ajo ndizte qirinj”, tha Rama për gjyshen e tij e cila quhej Veronika.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • doktori: 02/04/2020 06:04

    Rama arriti deri aty ku.. edhe armiqte e tij politike,edhe skeptiket,edhe nihilistet edhe opozitaret,te pranone qe nuk mund te benin cfare ai ka bere: Nuk eshte vetem nje rast ..Kemi periudhen kur ai qetsoi studentet,kur menazhoi termetin aq bukur dhe ne nje perpjekje spektakolare per ndihme,mblodhi gjithe Europen dhe I vuri ata ne nje gare te pa precedente ,per ta ndihmuar Shqiperine ,kush e kush me teper. Tani me rastin e coronavirusit u be hero!

    Përgjigju
  • Moshatari: 01/04/2020 22:28

    Pershkrim perfect dhe shume i ngjashem me gjyshen time qe me ka mesuar fjalet e para ne italisht ne kohen e diktatures,ku kemi ndjekur msheftas kanalet italiane,ku shumica e atij brezi jemi tifoz me Juven,dhe ndezja e qiriut origjinale e asaj kohe te tmerrshme.Pergezime kryeminister me kete veprim fitove shume kredibilitet ne mbare Europen e bashkuar.

    Përgjigju
  • Ben Tironvi: 01/04/2020 22:16

    I modh je Edo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Protesta para bashkisë, Sali Lusha prin protestuesit për të hequr gardhin metalik

Protesta para bashkisë, Sali Lusha prin protestuesit për të hequr gardhin metalik