Rama për median arabe: Arabia Saudite me potencial të stërmadh për nismën e gjelbër, shtetet e tjera kanë para, nuk dinë të sakrifikojnë! Kosova po mbahet 'peng'

Lufta në Ukrainë ofron një mundësi vërtet interesante për të nisur një tranzicion më të shpejtë të energjisë së gjelbër dhe Arabia Saudite është e nevojshme për këtë ndryshim, kështu tha kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për meidan arabe AlArabiya.

Duke e cilësuar ‘Potenciali i Madh’, Rama veçoi Arabinë Saudite konkretisht ‘Iniciativa e Gjelbër’ si një vend për të krijuar bashkëpunim dhe vizion për të ardhmen.

 “Pika e fundit që kam është që ndërkohë kjo luftë ka ardhur edhe me një shans jashtë mase, jashtë mase interesant po të mund ta përdorja këtë fjalë, për të bërë një tranzicion më të shpejtë, të gjelbër, jo më për shkak të dëshirës, por për shkak të nevojës. Ne mund të ecim shumë më shpejt për të ndryshuar tërë natyrën e prodhimit tonë të energjisë. Por për këtë kemi nevojë për Arabinë Saudite për shembull. Kemi nevojë të shohim nga Lindja e Mesme. E po përmend Arabinë Saudite sepse ka një potencial të stërmadh për të krijuar bashkëpunim bazuar në vizionin e 2030 që po kështu ka të bëjë me eksportimin, pra për ta bërë Arabinë Saudite, imagjinojeni, ata janë të ulur mbi naftë e duan të bëhen të vetëmjaftueshëm në energjinë e gjelbër dhe eksportues neto të energjisë së gjelbër. Pra, bëhen shumë çështje bashkë. Kësisoj kjo rrugë vjen me shumë rreziqe, por dhe me potencial të madh. Në fund të fundit, sa më të pasura të jenë vendet, aq më të mëdha janë problemet për të pasur rezistencë, kjo është çështja. Ata kanë para, por aftësia për të sakrifikuar është shumë më e ulët”,  tha Rama.

Kreu i qeverisë është ndalur gjithashtu edhe tek çështja liberalizimit të vizave me Kosovën, ku ka thënë se është duke u mbajtur “peng” .

“Kosova u çlirua nga fuqitë e mëdha demokratike nga një regjim barbar. Por nën regjimin barbar ata mund të lëviznin lirisht në Europë, me çlirimtarët ata janë peng, nuk mund të lëviznin lirisht. Kështu që, gjyshërit e fëmijëve që kanë lindur në Kosovën e lirë dhe që tashmë janë në moshë madhore mund të shkonin në Gjermani, të vinin në Austri, edhe të punonin. Fëmijët nuk mund të lëvizin sepse nuk ka liberalizim të vizave për Kosovën”, u shpreh Rama.

Çmimi i naftës nxitet kryesisht nga oferta dhe kërkesa dhe historikisht, çmimet jashtëzakonisht të larta të naftës zakonisht ndikoheshin drejtpërdrejt nga konfliktet ose tensionet gjeopolitike, veçanërisht kur përfshihet një vend prodhues i naftës, si Rusia.

“Mendoj se kjo luftë vjen me shumë rreziqe, por edhe me një potencial të madh”, shtoi Rama.

Lufta në Ukrainë ka pasur një ndikim të rëndësishëm në tregjet globale dhe furnizimet me energji, duke shkaktuar ndërprerje në shkallë të gjerë në rrugët e transportit të naftës. Arabia Saudite nisi Iniciativën e Gjelbër Saudite në vitin 2021 në një përpjekje për të luftuar krizën globale të klimës dhe për t'iu bashkuar luftës botërore kundër ndryshimeve klimatike.

Po çfarë është iniciativa e Gjelbër Saudite?  

Iniciativa e Gjelbër Saudite është një nismë kombëtare ambicioze për Mbretërinë e Arabisë Saudite që synon të përmirësojë cilësinë e jetës dhe të mbrojë brezat e ardhshëm. Nën patronazhin e Princit të Kurorës HRH, Mohammed bin Salman, Iniciativa e Gjelbër Saudite do të rrisë mbështetjen e Mbretërisë në energjinë e pastër, do të kompensojë emetimet dhe do të luftojë ndryshimet klimatike.

Pse po nis kjo iniciativë?

Që nga fillimi i Vizionit 2030, Arabia Saudite ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në adresimin e sfidave të saj unike mjedisore, por ka shumë më tepër për të bërë. Si një prodhues kryesor global i energjisë, Arabia Saudite është e përkushtuar për të avancuar luftën globale kundër krizës klimatike. Me planet dhe objektivat e saj ambicioze, Iniciativa e Gjelbër Saudite është një hap përpara në ambicien tonë për t'u bërë një lider global në krijimin e një të ardhmeje më të gjelbër./Përktheu dhe përshtati në shqip, Shqiptarja.com

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • petrit: 25/08/2022 08:48

    Eshte patetike, qe kryeministri i nje prej vendeve me te varfet te botes te mbaje leksione ekonomije.

    Përgjigju
  • Iris: 25/08/2022 03:28

    Z.Rama,sa eshte cmimi i reklames per sheiket saudite? Kam pare nje here nje doc.interesant per keto vende.Duket se ata jane te vetedijshem qe nafta i ka ditet te numeruara,keshtu qe po investojne ne te ardhmen,s.d.q.po te isha ne vendin tuaj,do te isha shume me i kujdesshem me deklarata te tilla,vecanerisht po te merren parasysh ndjenjat qe kane evropianet per kete pjese te botes.

    Përgjigju
  • Pablo: 25/08/2022 01:31

    Lufta, thote pyka ka ardhur me nje shans! Bir Selmani nenes ke te qaje me pare...

    Përgjigju
  • Sara: 24/08/2022 19:37

    Duke qene ne kete situtate me vjen mire qe ju zoti eama kerkoni dhe te drejtat e kosoves

    Përgjigju
  • Tana: 24/08/2022 19:36

    Se kuptoj pjesen qe per kosoven gjithmone ka shume padrejtesi

    Përgjigju
  • Hasan: 24/08/2022 19:35

    Gjithmone e permend kosoven dhe mundohesh per te miren e saj ne cdo takim qe ben

    Përgjigju
  • edra: 24/08/2022 19:29

    tlumt qe ne cdo rast mundohesh te flasesh dhe per kosoven dhe uroj te ti marin parasysh te gjitha fjalet

    Përgjigju
  • ilda: 24/08/2022 19:27

    bravo i qoft rames qe ngren zerin dhe per kosoven sepse duhet te jete dikush qe e ben kete gje

    Përgjigju
  • jona: 24/08/2022 19:26

    esht padrejtesi kjo qe i behet kosoves dhe duhet patjeter te jete dikush qe kerkon te drejtat e saj

    Përgjigju
  • altin: 24/08/2022 19:25

    kosovaret duhet ta kuptojn qe nuk jan vetem dhe gjithmon do e ken shqiprin ne krah

    Përgjigju
  • Gloria: 24/08/2022 19:25

    Duke pare dhe analizuar gjendjen ne t cilen ndodhemi keto takime jane teper frytdhenese ne te miren e vendeve

    Përgjigju
  • Zefi: 24/08/2022 19:25

    Shume mire ke folur zoti Rama se kosovaret e kane mbeshtetjen tone

    Përgjigju
  • klea: 24/08/2022 19:24

    si ne dhe kosova jemi nje prandaj nuk ka asgje per tu habitur qe rama e permend kaq shum ne cdo rast

    Përgjigju
  • Juli: 24/08/2022 19:24

    Ndaj keto organizime e takime jan produktive sepse merren jepen ide per bashkepunime ne te miren e vendit

    Përgjigju
  • Bora: 24/08/2022 19:24

    Sa mire qe fale reklames se mire arabet na pikasen dhe tashme po investojne tek ne

    Përgjigju
  • Luan: 24/08/2022 19:24

    Sa mire qe po insiston qe Kosova te jete e lire ne levizje per ne vendet e tjera

    Përgjigju
  • enejd: 24/08/2022 19:24

    tregon qe esh nje lider i denj qe kujtohet gjithmon edhe per vellezerit tane duke i permendur ne cdo takim qe ben

    Përgjigju
  • Beniada: 24/08/2022 19:24

    Ku ka me mire se njerez qe na besojne per te investuar dhe keta jane arabet

    Përgjigju
  • Ismail: 24/08/2022 19:24

    Si gjithmone krah se drejtes duke dhene mendime e argumenta teper te sakte si ne lidhje me kosoven dhe me ceshtjet e tjera

    Përgjigju
  • andi: 24/08/2022 19:23

    si gjithmon na mbetet mendja te kosova dhe nuk ka faj rama qe vazhdon kerkon te drejtat dhe per ne dhe per kosoven

    Përgjigju
  • Beni: 24/08/2022 19:23

    Po shume mire e kan thene mezi presim portin e durreit nga arabet

    Përgjigju
  • miri: 24/08/2022 19:23

    i lumte qe ka folur keshtu sic duhet rames

    Përgjigju
  • Joni: 24/08/2022 19:23

    Te mos e mbajne me peng Kosoven se jane gjynah se shteti i tyre eshte zhvilluar shume

    Përgjigju
  • enea: 24/08/2022 19:22

    I lumte ramas qe kujtohet per kosoven ne cdo takim qe ben

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Trazirat politike në botë mund të sjellin telashe për ekonominë globale në 2025', analiza e CNN: Ja ndikimi i presidentit Trump

'Trazirat politike në botë mund të sjellin telashe për ekonominë globale në 2025', analiza e CNN: Ja ndikimi i presidentit Trump