Rama për ‘Rai News 24’: Këtë vit gati 500 mijë italianë kanë zgjedhur vendin tonë! Shqipëria është një 'Itali e vogël', por më e lirë

Rama për ‘Rai News 24’: Këtë vit gati 500 mijë italianë kanë zgjedhur vendin tonë! Shqipëria është një 'Itali e vogël', por më e lirë

Kryeministri Edi Rama

Italianët kanë zgjedhur këtë vit që t’i kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar, ndërsa një foto e Ramës ku krahasonte eksodin e shqiptarëve në ’90 drejt Barit me fluksin e italianëve në vendin tonë shkaktoi jo pak reagime.

Për Rai News 24 kreu i qeverisë e konsideron Shqipërinë si një ‘Itali të vogël’, ndërsa ndalur në shifra thotë se këtë vit gati 500 mijë italianë kanë vizituar vendin tonë. Bukuritë natyrore, detin e malet, Rama i krahason me ato të Italisë, por thotë se çmimet janë shumë më të ulëta.

“Shqipëria le të themi është një Itali e vogël në të gjitha kuptimet dhe sigurisht është e qarte që nuk është akoma një vend i shtrenjtë për turistët e huaj dhe turistët italianë. Kostot janë sigurisht më të ulëta se në Itali, ndërsa deti dhe malet dhe bukuritë e natyrës janë pothuaj njësoj le të themi”, tha Rama.

Praninë e italianëve në Shqipëri, Rama thotë se e kanë ëndërruar gjithnjë, pasi kurrë nuk e kanë harruar mikpritjen ndaj shqiptarëve në vitin 1990. Sa i takon fotos ku ai paralelizonte ikjen e shqiptarëve në vitin 1991 drejt Italisë me ardhjen e turistëve italianë, Rama tha se ishte një shaka. 

Mbi të gjitha nuk ishte një ironi për askënd por ishte një shaka, mendoj se duhet të qeshim kur kemi momente të gëzuara dhe kur kupton rrugën që kemi bërë për të arritur këtu”- tha Rama.

I pyetur për nëse do të vazhdojnë çmimet e ulëta, Rama thotë se për momentin kështu është, por me zhvillimin turistik nuk përjashton as mundësinë e ngritjes së çmimeve. Por përtej kostove, kreu i qeverisë shprehet për median italiane se pushuesit italianë nuk e kanë bërë këtë zgjedhjeve vetëm për çmimet, por se ata në Shqipëri ndihen si në shtëpi.

Po, çmimet do të ngrihen, për momentin janë këto, janë të përballueshme dhe për italianët nuk është vetëm një çështje çmimesh, por edhe një çështje që të ndihesh pikërisht në shtëpi sepse këtu të gjithë flasin italisht. Ne jemi shumë të ngjashëm për të mos thënë njësoj, dhe sepse këtu nëse thua që je italian, je me të vërtetë i përqafuar si një nga ne.

Rama ka folur edhe për pushimet e tij, duke thënë se është besnik i jugut të Shqipërisë, pais aty gjen edhe malin edhe detin.

Intervista e plotë

Një turizëm i karakterizuar nga çmimet e larta në brigjet italiane. Shumë italianë kanë zgjedhur t'i zhvillojnë ato loë cost. Si për shembull në Shqipëri. Flitet për 500 000 qytetarë tanë me pushime. Aq sa në ditët e shkuara në rrjetet sociale Kryeministri shqiptar Edi Rama foli për një ''pushtim'' në të kundërt. Ne jemi lidhur pikërisht me Edi Ramën. Mirë se erdhe në News24.

Rama: Faleminderit.

Ju disa ditë më parë vendosët një foto ironike mbi ‘pushtimin’ paqësor të italianëve duke vendosur foton e anijes së ngarkuar të emigrantëve shqiptarëve që mbërrinin në Bari. Tani gjërat janë ndryshe. Lokalitete tuaja janë kështu të mbushura me italianë? Dhe në veçanti cilat janë lokalitetet dhe sa janë italianët?

Rama: Mbi të gjitha nuk ishte një ironi, por vetëm një shaka, dhe besoj se duhet të qeshim kur ka momente te gëzuara dhe kur shihen hapat e rrugëtimit për të arritur këtu. Po, këtë vit me të vërtetë të veçantë kemi surprizën e madhe që janë italianët që po arrijnë pak a shume 500 000, një lajm i veçantë. Një lajm i mirëpritur dhe sigurisht që na këna, sepse ne i shikojmë italianët me një çkompensim moral, në kuptimin që Italia na pranoi për shumë vite, na bëri të ndihemi në shtëpi, dhe të kemi tani italianët në shtëpi është ajo që kemi gjithmonë ëndërruar.

Kryeministër Rama, përtej bukurisë së lokaliteteve tuaja cili është çelësi i këtij suksesi, pika e fortë, janë kështu të ulëta çmimet? Cilat janë çmimet e aktiviteteve turistike?

Rama: Për sa i përket bukurive nuk besoj se Italia duhet venë në një vend të dytë. Shqipëria le të themi është një Itali e vogël në të gjitha kuptimet dhe sigurisht është e qarte që nuk është akoma një vend i shtrenjtë për turistët e huaj dhe turistët italianë.Kostot janë sigurisht më të ulëta se në Itali, ndërsa deti dhe malet dhe bukuritë e natyrës janë pothuaj njësoj le të themi.

Turizmi low cost Kryeministër do të zgjasë apo kur të rriten kërkesat çmimet do të rriten?

Rama: Kjo bën pjesë tek sistemi që kemi zgjedhur. Jemi prej 30 vitesh e ca në botën e lirë, pasi kemi jetuar në gjunjë në një bunker me dritat e fikura, të izoluar nga pjesa tjetër e botës. Rritemi ekonomikisht vërtet shumë, por kemi një bëjmë me një të shkuar që na ka lënë shumë prapa. Po, çmimet do të ngrihen, për momentin janë këto, janë të përballueshme dhe për italianët nuk është vetëm një çështje çmimesh, por edhe një çështje që të ndihesh pikërisht në shtëpi sepse këtu të gjithë flasin italisht. Ne jemi shumë të ngjashëm për të mos thënë njësoj, dhe sepse këtu nëse thua që je italian, je me të vërtetë i përqafuar si një nga ne.

Le të themi një Itali e vogël, por cila është politika juaj e turizmit përsa i përket PIL?

Rama: Po, turizmi është një nga shtyllë e rëndësishme e ekonomisë së vendit, bashkë me energjinë dhe burimet natyrore. Ne kemi burime të rëndësishme të gazit dhe naftës. Për këtë kemi edhe ENI-n tuaj që po kryen kërkime në një zonë bashkë me SHELL. Synojmë shumë mbi teknologjitë e reja. Jemi vendi që ka bërë më shumë për t'u bërë dixhital në shërbimet publike dhe sot në Shqipëri nëse ke nevojë për një licencë ose për një leje nëse ke nevojë për një dokument, i merr pa lëvizur nga shtëpia sepse 95% e këtyre shërbimeve është online, por nëse ke nevojë të martohesh duhet të paraqitesh personalisht sepse nuk kemi akoma këtë lloj martese.

Një vend në rritje. Një kuriozitet i fundit dhe pastaj po ju lë të lirë. Ju ku keni shkuar për pushime, dhe në ka një lokalitet të preferuar në Itali?

Rama: Unë jam gjithmonë besnik i të njëjtit vend këtu në jug të Shqipërisë ku kam privilegjin t'ju flas dhe faleminderit për ftesën. Midis Vlorës dhe Sarandës, Joni është një det i një bukurie të pabesueshme. Pastaj është e veçantë e gjithë kjo pjesë e Jonit në Shqipëri sepse është e bashkëngjitur me malet dhe kështu ke detin dhe malet në 30 minuta.

Jeni afeksionuar me këtë pjesë, po në Itali?

Rama: Në Itali, po më bën një pyetje të pabesueshme sepse kam vështirësi të zgjedh dhe nëse them një gjë pastaj ka 100 të tjera që thua po e jo. Nëse flet për Firencen mendon për Napolin, nëse thua për Sienën mendon për Siçilinë, nëse flet për Alpet mendon për detet. Italia është e krijuar nga Zoti dhe siç themi ne shqiptarët, u krijua nga Zoti kur nuk kishte me çfarë të merrej, u ul atje dhe krijoi Italinë.

Faleminderit Kryeministri Edi Rama që ishit me ne

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meri: 13/08/2023 07:53

    Injoranti,mendon se ështē më Inteligjent nga të tjerët.Ky ēshtë nji kryeministër nga e keqja,nuk ështe se è merito të jet kryeministër.

    Përgjigju
  • GOLI: 12/08/2023 20:25

    LERE SE BEHET QELBESIRE SI LLAFAZAN ME GJUHET E HUAJA,POR SIÇ DUKET KRYEMINISTRI HER PAS HER RESHQET NE TE THATE.....DO TE JETE MIRE TE JEP DORHEQJE...OSE......

    Përgjigju
  • Gjergj: 12/08/2023 17:59

    Ky kryeministèr, èshtè njè mèndjelehtè dhe i paaftè tè kuptojè, qè metodat e tij bajate pèr tè bèrè propagandèn e lugès bosh, mbesin ngulur nè realitetin korruptiv tè drejtuar nga zyra e tij. Kur afrohet lupa, pèr tè testuar deklaratat e kètij mèndjelehti dhe shoku tè ngushtè tè gjithè xhepistave,,,si nè rastin e atij kolazhi idiotèsh, ku refugjatèt shqiptarè tè anijes VLORA, i krahasonte me turistèt italianè tè sotèm,,,,atèherè,,,tè vjen turp si shqiptar, qè njè njeri komplet i papèrgjegjshèm, "drejton" Shqipèrinè. Jo, Shqipèria nuk èshtè Itali. Shqipèria, rènkon nèn korrupsionin kryeministror tè kètij njeriu qè nuk njeh as turp dhe as dinjitet.

    Përgjigju
    • Qirje Sali: 12/08/2023 18:10

      Njëlloj si Nano dhe ky

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën