Kryeministri Edi Rama tha në një intervistë për The Associated Press se qëllimi kryesor i opozitës është të dëmtojë negociatat për anëtarësimin në BE.
Ai u shpreh i vendosur se zgjedhjet lokale do të mbahen pavarësisht trazirave të opozitës që kanë nisur që nga mesi i shkurtit.
"Është bërë për të ndikuar negativisht. Përpjekjet e tyre bëhen për t'i treguar Europës se ky vend nuk është i qëndrueshëm, dhe nuk meriton të merret seriozisht," tha ai.
Rama tha se tashmë është koha për të dëgjuar njerëzit ndërsa deklaroi se do të rifillojë thirrjet për dialog pa kushte pas përfundimit të zgjedhjeve.
Ai deklaroi se argumentet që sjell opozita për qëndrimet e saj nuk janë të qëndrueshme, duke i quajtur përpjekjet e tyre një plan për të dëmtuar negociatat me BE.
Kreu i qeverisë përsëriti deklaratën me të cilën argumenton qëndrimin e opozitës duke thënë se ato i tremben reformës në drejtësi.
"Epoka e mosndëshkimit do të përfundojë dhe ky është problemi" për opozitën, tha ai.
Thirrjet për dialog të kryeministrit Edi Rama ndaj opozitës u 'stopuan' me nisjes e fushatës zgjedhore. Më herët ai i ka nisur liderit demokrat 7 letra publike ku e fton këtë të fundit të nisin bisedimet për zgjidhjen e krizës politike.
Letra e trete publike per Bashen
Letër e pestë publike për Bashën
Letër e gjashtë publike për Bashën
Letër e shtatë publike por jo për Bashën
Komente











Asnje dialog ne dem te Demokracise ,asnje dialog ne dem te Reformes ne Drejtesi kush ka futur duart ne xhepin e shqiptareve ne burg kush ka marre jete njerzish ne burg kush ka demtuar pronen e popullit ne burg kush pregatit inskenime alla babale ne burg
PërgjigjuDhe urojm pasi procesi zgjedhor të ket mbaruar me sukses Ju z.Kryeministër tia lini vendin nji qeverie të re dhe të formohen të gjitha institucionet e SPAK ,,Prokurori i përgjithshën,Gjykata kushtetuese ,,ndryshimi i reformës Zgjedhore dhe përgatitu për nji ndeshje dinjitoze në 2021 se nuk do kesh më përball sali lulash etj etj
Përgjigju