Kryeministri Edi Rama i ka bërë një letër të katërt publike kryetarit të partisë Demokratike, Lulzim Basha, pak orë para nisjes së protestës së opozitës. Në letrën e tij, Rama përsërit ftesën për dialog pa kushte, teksa e bën të qartë se kurrsesi nuk do të japë dorëheqjen. Për këtë vendim, kreu i qeverisë ka renditur arsyet se pse kjo lëvizje nuk do të ndodhë, ku ndër më kryesoret thekson se "nuk do të prish kontratën me shqiptarët".
Letrën e nis duke shpjeguar se nëpërmjet tyre, nuk është qëllimi që ta bëjë apelin për dialog sa "për sy e faqe", por për të ofruar një mundësi zgjedhjeje të krizës politike. Si një kundërshtar që i do të mirën kundërshtarit, Rama e "këshillon" Bashën që t'i thërrasë arsyes dhe të pranojë dialogun, për ndryshe "fundi do të jetë i hidhur". Ai bën një krahasim me parti të tjera të mëdha politike, që me kohën për motive të ndryshme janë tretur, duke thënë se i njëjtë do të jetë fundi edhe i PD nëse do të vijojë që të drejtohet me papërgjegjshmëri, siç ka ndodhur deri më tani.
Ai fton kryedemokratin Basha që të mos humbasë kohë dhe të ulet në një tryezë dialogu, ashtu siç kanë bërë thirrje edhe ndërkombëtarët, përfshirë edhe Gjermaninë mike: Pa kushte, për të zgjidhur krizën politike që ka mbërthyer vendin prej katër muajsh.
LETER E KATERT PUBLIKE LULZIM BASHES
Zoti Kryetar, nuk dua t’Ju krijohet ideja se ky është një ushtrim serial i llojit “m’ka çu nana me la gojën”, as një përsiatje e zgjatur ku unë kam thjesht interesin e ndarjes me publikun, të mendimeve të mia lidhur me situatën e krijuar prej Jush.
Padyshim që këto letra publike, synojnë të qartësojnë sa të jetë e mundur edhe opinionin publik, lidhur me pozicionin e me opinionin tim në këtë situatë. Por nëse një nisëm e tillë, do të ishte pa asnjë interes për Ju e për grupimin Tuaj politik, sigurisht që s’do zgjidhja këtë rrugë për t’u sqaruar deri në fund me njerëzit. Kam frikë se Ju nuk e shihni fare interesin e drejtëpërdrejtë që keni, në leximin e këtyre mesazheve publike drejtuar Juve personalisht, ashtu sikundër jam i bindur se më herët se vonë, kur t’i lexoni në një situatë tjetër, do t’Ju vijë keq që s’i lexuat e kuptuat kur duhej, nëse nuk uleni tani në Tryezën e Dialogut.
Unë e kam ditur dhe fatmirësisht Ju’a kam thënë, shkruar në një sms të shkurtër, shumë kohë më parë, se ku mund t’Ju çonte heqja dorë nga frenat e retorikës politike ose, shqip, të folurit e gojës para mendjes, në kuturisjen e dëshpëruar për të treguar forcën e kërcitjes së dhëmbëve, duke braktisur forcën e arsyes. Ja ku jemi sot dhe në shumë pak kohë, nëse Ju nuk frenoni për t’u kthyer në rrugën e arsyes, e tatëpjeta për grupimin Tuaj politik, po sidomos për Ju personalisht, do të jetë pa mundësi ndalese deri kur të prekni fundin e saj të dhimbshëm.
Në historinë e demokracisë janë tkurrur e tretur parti historike shumë më të mëdha e të lavdishme, se sa grupimi që Ju aktualisht drejtoni me një papërgjegjshmëri të hatashme. Po kurrë s’ka ndodhur që pluralizmi të tretet bashkë me to. Janë shfaqur e zhdukur pa lënë gjurmë, udhëheqës të dështuar në krye të plot partive me peshë dhe jeta politike ka vijuar e ka prodhuar udhëheqës të rinj pa ndonjë vështirësi të pakapërcyeshme.
Kështu që, nuk është as keqardhja ndaj Jush që më mundon, as dalja e palavdishme nga skena e grupimit Tuaj, të degraduar sot në një masë depresive muskujsh, inatesh e britmash. Po më shqetëson shumë, humbja e panevojshme dhe e dëmshme për vendin tonë e kohës dhe energjive, me një histori kaq të shëmtuar e të kotë politike, sa kjo që po zhvillohet në amullinë e dëshpërimit të opozitës Suaj, qyshse dogjët qorrazi mandatet parlamentare e nisët t’i fryni me tërbimin e humbësit zjarrit të barbarisë politike.
Kundërshtarët janë krijuar për t’u mundur, por në demokraci ata s’janë armiq, nuk trajtohen si armiq dhe nuk munden armiqësisht, sepse koston e armiqësisë e paguan vendi. Këtu, tek kostoja që ka për vendin mënyra krejt e papërgjegjshme se si Ju keni zgjedhur të përballeni me frikën nga humbja e nga drejtësia, e ka burimin edhe keqardhja ime. Edhe marrja e këtij mundimi letërshkrimesh nga ana ime, buron nga bindja ime se ka ende kohë, për t’i ulur kostot e kësaj historie krejt të tepërt politike për Shqipërinë sot dhe nga ndjenja e detyrës për t’i thirrur të kthehet arsyes Suaj të humbur.
Edhe armiqtë dialogojnë, madje edhe kur janë në llogoret e luftës prej vërteti e ndalin këmbimin e zjarreve dhe i lenë një kohë këmbimit të fjalëve. Pastaj, nëse fjalët nuk e ndalin dot zjarrin, zjarri rimerr vendin e fjalëve. Ndërsa kundërshtarët në demokraci hedhin e presin shumicën e kohës, po ka gjithnjë një kohë kur ulen e flasin, sepse demokracia edhe mur edhe urë, fjalën ka. Si mund t’i thuhet kundërshtarit në demokraci ik ti dhe pastaj flasim ose unë do t’i ve zjarrin vendit?! Kur ka ndodhur kjo dhe ku, përveçse në Shqipërinë e udhëheqësit Tuaj ndjellakeq e çmendurak?! Ah po, e vërtetë, ka ndodhur edhe në Shqipërinë e dy viteve më parë, kur fiks si në këta muaj, Ju thoshit ik ti dhe pastaj flasim, madje bjere dorëheqjen me shkrim në Çadrën e Republikës së Re që të flasim!
Dhe në fakt, dorëheqja me shkrim nuk erdhi se s’kishte si të vinte, po erdhët Ju në rrugën e arsyes dhe çadra iku bashkë me Republikën e Re, se s’kishin si të mos iknin. Edhe sot, Ju duhet ta harroni dorëheqjen time për një arsye shumë të thjeshtë: Unë as jam zgjedhur nga Ju, as punoj për Ju dhe as mund të tradhëtoj ata që më kanë zgjedhur e të gris kontratën detyruese me ta, shumicën e shqiptarëve, pse Ju nuk pranoni t’i nënshtroheni vullnetit të shumicës dhe i frikeni zgjedhjeve si djalli temianit!
Bashkë me dorëheqjen time, Ju i dashur Lulzim, duhet të harroni edhe se mund ta nënshtroni shumicën, duke imponuar me dalëmendjen e një pakice në tkurrje, anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit - të cilat nuk i kam caktuar unë po Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe nuk i kam në dorë unë, po populli shqiptar.
Nëse Ju s’doni të hyni në zgjedhje se keni frikë nga gjykimi i popullit me votë apo se shihni në bezen e imagjinatës Suaj, një film ku votën e shqiptarëve pa dallim, e zëvendëson molotovi i ndjekësve Tuaj të verbuar a të paguar, kjo është llogaria Juaj e gabuar dhe e drejta Juaj për ta vetëasgjësuar grupimin Tuaj politik duke i besuar kësaj llogarie marroqe. Por Ju duhet ta harroni po ashtu, se mund ta ktheni përmbys logjikën e sistemit demokratik, duke ndjekur logjikën e forcës së dëshpëruar të të humburit, që gabimisht kujton se s’ka ç’humbet tjetër dhe kthehet në të mbyturin që të mbyt!
Keni akoma shumë, sa shumë, për të humbur dhe keni akoma kohë, shumë pak kohë, për të rifituar kthjelltësinë, qetësinë e drejtimin e humbur, duke u kthyer në Tryezën e Dialogut e duke i kursyer Shqipërisë, po edhe vetes e grupimit Tuaj, kostot e një aventure sa qesharake, aq edhe të kushtueshme për këtë vend në radhë të parë.
Këto letra të miat po zgjaten përditë, sepse po mbarojnë! Dhe me durim po Ju përsëris, ejani në Dialog. Pa kushte dhe pa frikë. Kushtet dhe frika, janë pengesat që do Ju nxjerrin nesër si dështak nga politika, nëse nuk i nxirrni sot fishek nga vetja.
Në pritjen Tuaj që vazhdon,
Edi Rama
Rama thote hajde te bejme dialog pa kushte(dmth qe opozita mos i vere kushte Rames )kurse ai vete e nis ftesen per dialog pa kushte me kusht qe ai nuk jep doreheqje dhe data nuk negociohet.A mund te me thoni se per cfar do e bejne dialogun?
Përgjigjumos u lodh kote rama
Përgjigjue ka hequr bashe por ka ardhu djali berishe mesaduke ka krijua nje parti tjeter
PërgjigjuSikur ti beje Gjushit, Damianit dhe Sajes...ate qe i bere Shukriut te shkrete, do ishte krejt ndryshe situata tani! Fundja cfare beri Shukriu...thjesht ate qe bejne gjithe burrat e veshur me pushtet! E talle e perbuze e degjenerove per nje cope lavire...! Kurse keta qe i puthin kembet guruve...qe luajne me diamante...qe rrembejne cte kene mundesi.., i mbron verberisht deri ne budallallek! Ai Luli qe e tallje barbarisht mes miqsh...te ka zene shah politikisht..keshtu qe sa do te levizesh deri me dt 30 qershor do jesh Shah Mat!
PërgjigjuKete hartim ja ke bere popullit qe ti mbushesh mendjen se je i zoti ne te shkruar dhe jo Lul Bakshishit. Ne qe ju kemi votuar nuk kemi nevoje te lexojme hartimw te ketilla, duam zbatimin e ligjit dhe nje shtet fuksional. Gallatat e tjera beji me veten dhe lolot qe ke ne kabinet. Po vazhdove keshtu me hartime do te rrezojne ata qe te votuan dhe jo Luli & Mona. Boll u tallet me kete popull.
PërgjigjuE sigurte qe nuk e ka shkru vete ky o shok , por naj legen qe e ka aty neper zyra
E ke mbytur po mos u zgjat me, me idiotin shpresehumbur qe nuk di si ta mbylle budallallekun qe ka hapur...
PërgjigjuKeta plehra toksike (Edvin Rama e Lulezim Basha me kompani) jane bere si qeliza kanceroze qe nuk ka ilac per ti bere ball. Do vazhdojne keshtu deri sa helmosin kete vend te bekuar.
PërgjigjuOre ate zuri frika ty qe shjruajte letre e 4, po' ky Lulzmi eshte qe je tallur me te ka kohe, tani qe zuri frika po' ja shtrin doren per te 4 here per 4 dite, a thua te zuri belaja me S.Dollapin
PërgjigjuTe nderuar komentues,nuk eshte problemi i letrave kush i shkruan dhe kujt i adresohen problemi eshte fati i Shqiperise dhe duhet me bledh mendjen i majt apo i djath te lihen flamujt partiak te komentohet per te ardhmen e vendit qe te ulesh ne dialog nuk mund te kete kushte ulu dhe zgjidhi te gjitha mos marreveshjet ne tavoline
Përgjigjulazaratin e mbolli sala e kishte emrin pd nje jete shoku.po je i vogel me duket nuk e mban mend.rruci te pakten e shtroi nje iftar dhe mire e beri ,kurse thaset me miell per blerjen e votave i dha tjeter kush shoku keshtu qe edukata ben te sajen siper apo poshte rrogozit jo si keta cipeplasurit qe duan te djegin nje vend te tere per interesat familjare.kokaina te ben dem ty po e more shoku keshtu qe esht personale,kurse po bere gerdec vjedhje te rrugeve dhe shhitje te atdheut tend ju ben dem te gjitheve.lexoi mire letrat pablo.sa lek paskan vjedhur dobicat mer jahu .paguajne edhe per komentatore neper website .gjynof ky popull
PërgjigjuO RAMA, DOREHEQJA ESHTE QYTETARI DHE KULTURE NE EUROPE. PO JE AQ I ZOTI TI FITOJE PRAP POR MOS NA TREGO KONTRATEN NEVE TI. LEGEN
Përgjigjushume mire e ka paska,,ri qytetari eshte te respektosh demokracin.ne demokraci qeverit zgjidhen nga populli jo nga shqupi.me mire te bejm zgjedhje cdo dy vjet sepse athere i ngrihet shqupit.populli do merzitet nga zgjedhjet e shpeshta dhe do ja japi shqupit.ne diktatur poppulli shkone me zore ne zgjedhje tani ne demokracin (diktaturen e shqupit ) populli do pengohet te votoj.ska gje se zgjedhjet paguhen nga taksat e shtetit vetem shqupi te ngelet i kenaqur.keshtu qe paska..ar djali bej ndonje banjo trurit dhe nguliteni mire sesa te forte te jeni mos e teproni me popullin se i ka vajtur atje ku nuk mban me me ju plehrat e kombit qe doni vetem te shkaterroni dhe nuk doni shtet ligjor por vetem shtet shqupist
Eshte me se normale te kete rotacion politik....por eshte anormale te sjellesh pet here te trete berishen ne pushtet....prandaj o popull injorant shqiptar mos Hani mu.t kot se meritoni qeverite qe zgjidhni
PërgjigjuPablo-Eskobari!Je nje rrote k. qe se ke shokun.Apo harrove kush i merrte ere asaj gjethes me ere te mire dhe qe e mbronte me cdo kusht republiken shtet brenda shtetit te Lazaratistanitt?Apo ja fut kot une se ti je nje nga ata mosketjeret e kesaj pune?
PërgjigjuPer lazaratin ke 100% te drejte. Po ca lidhje ka Lazatati me kokaino dipendencen e Rames? Pse nuk thua "vej doren ne zjarr qe Edi nuk pi kokaine"
Lazarati nuk e kam harruar. Fiks ashtu si thua ti ishte. 100% te drejte ke, per Lazaratin. Ne lazarat u prodhonte droge bilew kishin bere lidhje direkte me mafiet neper europe. Lazarati ishte jashte kontrolli. Lazaratit u injoronte nga Berisha dhe ja ndaloi prodhimin S.Tahiri. Pyetja ime. Ne cilen menyre Lazarati e hedh poshte faktin qe Edi Rama eshte perdorues droge dhe pergjegjes per rritjen ne trafik? E shef qe dole ti rrote k. ne kete debat.
Ti me letra dhe Ruçi qe nga ateist i shkolluar,shtroj iftar qe, haram e paqin ato qe shkuan per 1 kashate buke qe ne fund te fundit me parate e shqiptareve e shtroj,jeni bere si lufta e klasave dmth.ujin nen rrogoste.
PërgjigjuNe kete leter ka qytetari, mencuri, dije, durim, maturi, inteligjence e dashuri per vendin, per Shqiperine qe po flak nga trupi i saj kete tumor te turpshem te ngjitur ne 30 vite demokraci nga Sali Berisha e qe e mban ne jete Lulzim Basha. O sherim, o kirurgji!
PërgjigjuKjo seri letrash do e kishte e emrin e drejte "Letrat e Kokaines". Vec nje person i dendur me kokaine i shkruan
PërgjigjuKush lavderon "shqupin"? Une jo njehehere. Shpresoj ta kene qeline ngjit me Ramen dhe Ciftin LSI. Kafshe jeni ju qe ju duket njeri me mend ky drogaxhiu injorant. Kemi doktor gerdecin, lul 21 janarin, like floririn dhe ed drogen. Kafshet zgjedhin nje nga kto dhe i bien gjoksit me grusht sepse i duket vetja inteligjent. Une perpiqem ti demaskoj kur kam mundesi dhe te bashkohem me te tjere qe mendojne se shqiptaret nuk i meritojne kto kermat. Fatkeqsia me e madhe ne Shqiperi per momentin jane njerzit si ti qe mendojne se Rama eshte e keqja me e vogel ose "lider vizionar". Luli eshte i pafuqishem per momentin. "Socialistet dele" sic i percaktoi paskal milo javen qe shkoi jane per momentin llumi i shoqerise.
ti si kafshe qe je i lexon sec thote?apo te ka verbuar kaq shume shqupi sanuk ke me sy te shikosh?por shikon vetem ato qe thot shqupi???pastaj thoni qe nuk jeni si te iss qe kan bere kaqw shume shplarje truri sa nuk shikojn as dy metra large/sa te trashe do vdisni more te mjere?po sa kafshe qe ngelet nga truri.