Takimi i djeshëm i kryeministrit dhe dy ministrave Panariti e Haxhinasto për reformën e ujit, nuk është kaluar pa debate e replika mes kreut të qeverisë dhe kryebashkiakët. Kryesisht të djathtët, janë ankuar për mungesë fondesh, teksa më pikant ka qenë debati mes kryebashkiakut demokrat të Pogradecit, Eduart Kapri. Ja një pjesë e debateve dhe dialogut të Ramës me të zgjedhurit vendorë:
Kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi: Ajo që dua të vë në dukje është se ne kemi filluar tashme me këtë procesin e ristrukturimit, kemi miratuar statutin e ri, po bëjmë organizimin e ri të ndërmarrjes dhe jemi ne procesin e transferimit të aseteve, referuar territorit të ri bashkive. Dua të vë në dukje që nga ana e ministrisë, e qeverisë, ndoshta dhe përmes një koordinimi më të mirë, të bëhej e mundur që ky proces të mbaronte sa më shpejt. Kemi nevojë për subvencion, shpresoj që në kritere, përveç subvencionit që mendoj se është e drejtë që të marrin grupet në nevojë, familjet në nevojë, duhet të përfshihen edhe kriteret e tjera, përsëri që lidhen me performancën.
/Shqiptarja.com