Duke u ndalur te kërkesa e studentëve për pajisjen me kartë studenti, Rama ritheksoi se Shqipëria nuk ka një traditë të tillë, por hodhi një tjetër ide. Në konferencën për shtyp nga ku komunikoi vendimet e Qeverisë për tetë kërkesat, Rama tha se po punohet për përfshirjen e studentëve shqiptarë në rrjetin e kartës europiane të studentit. 

"Shqipëria nuk ka traditë. Ka qenë një ambicie dhe premtim legjendar. Nga shkurti i 2018 e në vazhdim kemi nisur një proces me KE sepse mendojmë se përfshirja e studentëve në rrjetin e kartës europiane të studentit, është ajo që i jep përmbajtje serioze kartës. Se nuk i ka penguar studentët karta që të shkojnë në Teatër apo Muze. Nga nëntori kemi lidhur marrëveshje me Francën dhe po punojmë për përfshirjen e Shqipërisë në rrjetin e vendeve që marrin kartë europiane studentore", tha Rama, duke shtuar se afati për realizimin e saj është "fundi i vitit 2019 është afati i realizimit". 


Lajmi kryesor:

Vendimet për kërkesat e studentëve/ Rama: Buxheti nuk ndryshon, fondi i garantuar, ligji i arsimit nuk preket