Rama pret kryeministrin e Portugalisë: Diskutuam modelet e Inteligjencës Artificiale dhe për programin transformues të qeverisë portugeze për banesat sociale

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot (3 dhjetor) në kryeministri, homologun e Portugalisë, Antonio Costa. Kreu i qeverisë, e cilëson kryeministrin portugez si një reformator të mirënjohur dhe të shumë vlerësuar. Rama zbulon se gjatë takimit është diskutuar për projektet inovative digjitale, modelet e Inteligjencës Artificiale që po zhvillojnë qeveritë e dy vendeve, si dhe programin transformues të qeverisë portugeze për banesat sociale, për të cilin do të çojmë një ekip ekspertësh në Portugali!

‘Kënaqësi e posaçme vizita sot e Kryeministrit të Portugalisë, António Costa, reformatori i mirënjohur e i shumëvlerësuar, me të cilin diskutuam edhe për projektet inovative digjitale, modelet e Inteligjencës Artificiale që po zhvillojnë qeveritë tona, si dhe programin transformues të qeverisë portugeze për banesat sociale, për të cilin do të çojmë një ekip ekspertësh në Portugali!’- shkruan kreu i qeverisë.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 03/12/2023 16:36

    Eksperienca Portuguese per Vanessa sociable eshte dhune rendesushme ,por mos te harrojme qe Portugalia ka nje nga parqet lundruese fotovoltaitike me te mesh’s ne bote ku dhe Shqiperia mind te shfrytezoje purse siperfaqe te digs e dhe luqeneve ,duke kursyer token e prodhimeve bujqesore . Te investor shtetl se nga privati vetem 2% merr dhe investing shlyhet per 5 vjet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë