KUÇOVË - Kryeministri Edi Rama prezantoi sot kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane në bashkinë e Kuçovës, Selfo Kapllani.
 
Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se Partia Demokratike nuk ka një model qeverisje dhe se në komunat dhe bashkitë me drejtues të djathë ku është bërë diçka projektet janë bërë nga qeveria.
 
"Nuk ka krahasim. Nuk ka asnjë krahasim sepse ata nuk dinë dhe kur dinë nuk duan që të drejtojnë punët e komunitetit. Në 20 e kusur vite nuk arritën të krijojnë një model të vetëm si të drejtojmë një qytet një bashki apo komunë. Parafytyroni që më të mirin e tyre kanë atë të Tiranës që në 4 vite nuk bëri asnjë gjë. 2 vitet e para fjeti gjumë, dy vitet e fundit u zgjua kur i thoshim ne bëj ndonjë punë dhe zgjohej për të bërtitur më lini rehat se dua të fle", tha Rama.
 
 
"Kemi ndaluar në Korçë dhe Përrenjas. Në Korçë ndryshimi kolosal, në Përrenjas dukej sikur ishte kthyer filmi në fushatën e dy viteve më parë", u shpreh Rama duke treguar diferencën mes bashkive që bashkëpunojnë me qeverinë dhe atyre që nuk bashkëpunojnë. 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)