Dokumentet/Rama: Basha në bashki do jepte me koncesion landfillin e Sharrës, shteti investonte 36 mln € dhe e merrte pastaj privati! Basha: Mos gënje, nuk është ai raporti

Dokumentet/Rama: Basha në bashki do jepte me koncesion landfillin e Sharrës, shteti investonte 36 mln € dhe e merrte pastaj privati! Basha: Mos gënje, nuk është ai raporti

Akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha se po vjedh paratë me incerenatorët, Rama i është përgjigjur me dokumente ku fakton se Basha kur ka qenë kryetar bashkie donte të jepte me koncesion landfillin e Sharrës. Rama publikoi dokumentet në "Oponion" ku shkruhet se Basha do i jepte me koncensionin landfillin e Sharrës ku një investim prej 36 milionë euro do bëhej nga shteti dhe më pas ta menaxhonte privati landfillin.

Sipas Ramës, investimi prej 36 milionë eurosh do t’i shkonte më pas privatit dhe ishte i gabuar nga pikëpamja logjike dhe kostoja e trajtimit të plehrave ishte shumë e lartë që shkonte në përfitim të privatit.

“Unë them koncensionin e Lulzim Bashës, i cili është angazhuar në një propozim për Sharrën. Tani vjen letra që i shkon Lulzim Bashës. Është e miratuar konçension, dhe aty ka diçka interesante. Aty ka një shifër. Lulzim Basha propozon një koncension që do të ishte realizuar nëse ai nuk do të ishte larguar nga aty ku qëndroi. Më saktë nëse nuk do të ishte larguar Saliu. Dhe propozimi i tij është që t’i japi privatit një investim kapital prej 36 milionë eurosh që do e bëjë shteti. Dhe ka shifrën aty që është 37 mijë lekë për tonë. Dmth faktikisht i bie 30 euro. Propozimi i Lulzim Bashës me një investim kapital prej 36 milionësh dhe pastaj i jepet privatit. Luzlim Basha ka dashur të bëjë një konçension që është i gabuar nga pikëpamja logjike, sepse ka dashur të japë para të shtetit dhe ta japë në menaxhim me tonë që i paguhen për shërbimin. Ndërkohë që me landfillin e Tiranës qeveria nuk paguan asnjë lek, është investim privat 100%”, tha Rama.

Në një lidhje telefonike po në emisionin 'Opinion' gjate kohes qe kryeministri fliste, nderhyri kryedemokrati Lulzim Basha i cili tha se Rama po gënjen pasi ky dokument ishte raport i bërë nga Banka Botërore dhe studim fizibiloteti sipas tij, qe kishte nisur që kur ishte Rama në krye të bashkisë. Basha tha se Rama theu një marrëveshje me qeverinë gjermane që kishte këshilluar që Shqipëria nuk ka nevojë për inceneratorë.

" E gjitha çfarë ka thënë aty është një grumbull gënjeshtrash. E vërteta është si vijon, në vitin 2011, 11 vite pasi kishte lënë Tiranën në plehra, ish krybashkikaku u Tiranës Edi Rama bëri një memorandum mirëkuptim me Bankën Botërore, me IFC për të hartuar një studim për plehrat e Tiranës. Në vitin 2011, pas u largua nga Bashkia, bashkia e Tiranës nën drejtimin tim autorizoi një studimi vizibiliteti me bashkëpagesë nga Banka Botërore dhe Bashkia e Tiranës që Sharra e lënë në në mjerim në 11 vite nga Rama të kishte një trajtim sa më dinjitoz për qytetarët e Tiranës. Studimi i vizibilitetit konkludoi, hartuar nga specialistët e Bankës Botërore. Objektivi i parë, të gjithë kontenierët e plehrave brenda unazës së vogël së Tiranës të futeshin nën tokë. Objektivi i dytë, brenda tre viteve të gjithë e kontenierët e plehrave të bashkisë së Tiranës të futeshin nën tikë. Objektivi i tretë, qytetarët e Tiranës të mos paguanin asnjë qindarkë më shumë për taksën e pastrimit dhe me taksën e pastrimit që paguanin atëherë Tirana do të kishte kontenierë nën tokë. I ke aty të gjitha, kishe bërë në plan këtë që bëre. Ti theve nnjë marrëveshje me qeverinë gjermane me GIZ, që kishte që Shqipoëria nuk ka nevoj për incenerator, po rmund të trajtohen me landfille. Ajo është një memo e brendshme midis departamenteve të bashkive. Nxjerre raportin mos gënje, nuk është ai raporti." tha Basha

 

 

 

Dokumentet e publikuara nga Rama

I.K/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lali: 16/10/2020 10:20

    E mer Lul nuk ka Steve Bannon qe te shpeton mer kastravec.

    Përgjigju
  • Andi: 16/10/2020 10:03

    Rama shume rende mbreme. I ka hipur nje arrogance e papare dhe eshte bere gjithollog. Ne vend te jape sqarime, ben cic-mice me te gjithe. Shume larg nga Rama i perulur qe i mori votat Shqiptareve ne 2013. Nje sjellje qe nuk e nderon nje kryeminister. Per te ardhur keq!!!

    Përgjigju
    • Endri: 17/10/2020 09:05

      Rama nuk duhet te kishte shkuar fare tel ata mercenare qe s’kane asnje lidhje me gazetarine ose analistat. Shume i perulur ishte madje menketa qelbesira. Rama ka detyrim ndaj popullit dhe ate po e ben

  • PËR PS PROGRESIVE: 16/10/2020 09:10

    O DEBILI LULIT TI DO I RUAÇ MANXHALLIN PS SE AJO DO FITOI 80% TË VOTAVE O PESHK I DEKOMPOZUAR TI ME GJITH IDJOTIN LYL O DYRDYL. PO SHYQYR ZOTIT QË KA PAK IDJOT SI PUNA JOTE O TYT TOPI KINEZ I NDRYSHKUR.

    Përgjigju
  • Aaaa: 16/10/2020 09:00

    E myti dhe ne opinion. Kaq mjafton. Skam nevoj as te permend se kush fitoi mini debatin dje.

    Përgjigju
  • Jul: 16/10/2020 08:17

    Po zihen se po ndajn paren e popullit prandaj i thot zemer kundeshtarit politik,kusuret ky milet i ka ne xhep po ndertohet nje veper me leket e shqiptarve po qe pronsin ja japin privatit. Ai ka kohe qe eshte shkeput nga realiteti i duket sikur po i bien ne qaf kot kur e akuzojn per korupsion. Korupsioni i eshte bere menyr jetese mashtrimin e ka standart komunikimi.

    Përgjigju
  • BENI: 16/10/2020 00:05

    SI KA mundesi qe te votohet kjo parti debilash,,,del ai idioti i lindur basha dhe thote qe kisha nder mend ti fusja kazanet nen toke,,,,me gjeni nje vend ne europe dhe shba qe i fut kazanet nen ---toke,,,vetem lul debilit i shkon ne mendje kjo...

    Përgjigju
  • PS regresiste: 15/10/2020 23:12

    Perpelitja e fundit e rilindjes e sigurte qe do hjmbi ne votime

    Përgjigju
    • E kishe fjalen per PD?: 17/10/2020 09:07

      E sakte por ke ngaterruar sigel PD regresiste. Dhe mund te shtosh LSI = SHPK

    • BBC: 16/10/2020 08:56

      Luli do marre ndocin e Saliut si gjithmone. Nuk ka shqiptar e shqipfoles te votoje bajgat katundare te PD. Organizate kriminale

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë