Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Qendra e re e Kontrollit Teknik në Lushnjë pritet të përfundojë në fillim të janarit, duke u bërë pjesë e një plani më të gjerë kombëtar për modernizimin e shërbimeve të kontrollit teknik në vend.

Sipas kreut të qeverisë, investimi synon rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe standardizimin e proceseve në të gjitha qarqet e Shqipërisë.

“Qendra e re e Kontrollit Teknik në Lushnje, që pritet të përfundojë në fillim të janarit. QKT e re Lushnje është pjesë e planit kombëtar të modernizimit për rritjen e cilësisë së kontrollit teknik dhe standardizimin e shërbimeve në të gjitha qarqet”, shkroi Rama në rrjetet sociale.