Rama: Shqipëria do të mikpresë vitin tjetër Samitin e Komunitetit Politik Europian! Fakt kuptimplotë i pozicionit të ri të vendit në arenën botërore

Shqipëria do të mikpresë vitin e ardhshëm Samitin e Komunitetit Politik Europian. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama, i cili teksa ka ndarë disa momente nga takimet me liderët e BE-së dhe rajonit në Samitin e Londrës, thotë se ky është një tjetër fakt kuptimplotë i pozicionit të ri të vendit tonë në arenën ndërkombëtare.

Sipas Ramës, deri dje jo vetëm s’mund të imagjinohej të respektoheshim si të barabartë e të bëheshim stacion europian aktivitetesh të nivelit më të lartë politik, po shikoheshim si një periferi e prapambetur ballkanike.

‘Mirëmëngjes dhe me lajmin e bukur se Shqipëria do të mikpresë vitin tjetër Samitin e Komunitetit Politik Europian, si një tjetër fakt kuptimplotë i pozicionit të ri të vendit tonë në arenën ndërkombëtare, ku deri dje jo vetëm s’mund të imagjinohej të respektoheshim si të barabartë e të bëheshim stacion europian aktivitetesh të nivelit më të lartë politik, po shikoheshim si një periferi e prapambetur ballkanike, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë.’- shkruan Rama.

Në Londër 45 lider morën pjesë Samitin e 4-të të Komunitetit Politik Europian, i cili u zhvillua në Woodstock, Oxfordshire. Samiti ka në fokus mbështetjen për Ukrainën, sfidat e përbashkëta të vendeve të Europës si energjia, siguria, demokracinë dhe emigrimi. 

Kryeministri Edi Rama u prit nga homologu i tij Sir Keir Starmer më të cilin më vonë pati një takim “kokë më kokë” në një nga parqet e Pallatin Blenheim dhe në rrjetin social ai shkruan në pallatin ku lindi dhe e kaloi një pjesë të jetës së vet legjendare paraardhësi i Stramer, Winston Churchill.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Partia: 19/07/2024 09:40

    Nga fitorja ne fitorje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Raporti i DASH, Basha: Korrupsioni, PPP-të dhe pastrimi i parave, radiografia fatale e një qeverie të korruptuar!

Raporti i DASH, Basha: Korrupsioni, PPP-të dhe pastrimi i parave, radiografia fatale e një qeverie të korruptuar!