“Bisedim intensive, kemi rakorduar kërkesat e Bazës së Partisë dhe ato çfarë Deputetët kanë sjellë me shoqëritë civile, qoftë edhe nga sondazhet e bëra. Kemi dakordësuar një numër të konsiderueshme kandidatësh që do t’i propozohen koalicionit. Mbetëm për të përmbyllur edhe disa njësi, ede Tirana. Për këto njësi ka akoma punë për të bërë, të natyrës konsultative. Besoj se brenda javës së ardhshme do të jemi gati për të gjitha kandidaturët për tryezën me aleatët.”- tha Rama.
Kryeministri Rama deri tani ka zhvilluar takim me deputetët e qarkut të Shkodrës, Dibrës, Kukësit, Durrësit, Elbasanit, Fierit, Korçës, Beratit dhe Gjirokastrës. Pas përfundimit të këtyre takimeve janë konfirmuar si kandidatë edhe tre deputetë, Armando Subashi për Fierin, Majlinda Bufi për Roskovecin dhe Artur Bushi për Krujën.
Pas takimit me Ramën, deputetja Mimoza Hafizi rikonfirmoi Keti Bazhdarin si kandidatura e PS për Bashkinë e Shkodrës. Ndërsa ministri Shkëlqim Cani ka dhënë emrat e kandidaturave për bashkitë në qarkun e Dibrës dhe Kukësit. Deputeti Blendi Klosi bëri të ditur emrat e PS për qarkun Durrës, duke konfirmuar Vangjush Dakon për Bashkinë e Durrësit, por edhe deputetin Artur Bushi për Krujën.
Deputeti Taulant Balla ka prezantuar pas përfundimit të takimit me Ramën në PS edhe emrat e kandidatëve për bashkitë në qarkun e Elbasanit. Kështu që për Bashkinë e Elbasanit do të rikandidojë Qazim Sejdini, për Bashkinë e Librazhdit do të garojë Kastriot Gurra, për Bashkinë e Belshit kandidon Arif Tafani. Ndërsa për bashkinë e Gramshit Balla tha se vijojnë konsultimet.Sa i përket Bashkisë së Peqinit Balla theksoi se ende nuk ka një emër, pasi presin propozimin e PDIU-së. Në nj ëdalje të dytë ai prezantoi edhe emrat për Bashkinë e Kavajës, Elvis Roshin, dhe atë të Kamzës, Safet Gjicin.
Deputeti Erjon Braçe ka prezantuar pas përfundimit të takimit me Ramën në PS edhe emrat e kandidatëve për bashkitë në qarkun e Fierit, duke konfirmuar edhe kandidimin e 2 deputetëve në këtë qark. Kështu që për Bashkinë e Fierit do të kandidojë deputeti Armando Subashi, për Bashkinë e Roskovecit do të garojë deputetja tjetër e PS, Majlinda Bufi.
Zv/kryeministri ka prezantuar kandidaturat për Basshkinë e Korçës ku bie në sy rikandidimi i dy kryetarëve në 2 prej Bashkive që do garojë PS. Kështu që për Bashkitë Korçë dhe Maliq do të rikandidojnë Sotiraq Filo dhe Gëzim Topçiu. Ndërsa për Bashkinë e Bilishtit nuk është vendosur ende se cili do të jetë kandidati.
Ndërsa në selinë rozë Rama është duke zhvilluar takime me deputetët e qarqeve duke konfirmuar edhe kandidaturat për Bashki të veçanta, burime brenda Partisë Socialiste bëjnë me dije se PDIU do të marrë Bashkitë e Konispolit, Rrogozhinës dhe Peqinit si pjesë e koalicionit.
Kandidati për Tiranën dhe për qarqet Vlorë e Lezhë konfirmohen javën e ardhshme
Gjatë ditës së sotme Rama ka zhvilluar takime me deputetët e 9 qarqeve të vendit ku kanë vendosur edhe emrat e kandidatëve për shumicën e Bashkive ku do të garojë Partia Socialiste.Javën e ardhshme mësohet se do të zhvillohet edhe takimi me deputetët e Qarkut të Tiranës, Vlorës dhe Lezhës.
Kryeministri Rama sot ka zhvilluar takim me deputetët e qarkut të Shkodrës, Dibrës, Kukësit, Durrësit, Elbasanit, Fierit, Korçës, Beratit dhe Gjirokastrës. Pas përfundimit të këtyre takimeve janë konfirmuar si kandidatë edhe tre deputetë, Armando Subashi për Fierin, Majlinda Bufi për Roskovecin dhe Artur Bushi për Krujën.
Por edhe pse janë përcaktuar sot emrat e kandidatëve të PS në qarqet e Beratit dhe Gjirokastrës, emrat e tyre do te publikohen të hënën ne një prezantim të përbashkët me LSI.
Ora 14:50 Balla: Në Kavajë propozojmë Elvis Roshin, në Kamëz Safet Gjicin
Ndërsa pritet që javën e ardhshme të konfirmohet edhe kandidati i së majtës për bashkinë e kryeqytetit, deputeti Taulant Balla ka prezantuar edhe dy kandidaturat e PS për dy bashkitë e tjera të Qarkut të Tiranës. Kështu që për Kamzën do të garojë Safet Gjici, ndërsa për Kavajën rikandidon Elvis Roshi.
“Arritëm në konkluzionin për të propozuar për Kavajën kryetarin aktual, Elvis Roshi, që eksperiencën dhe administrimin do ta shtrijë më tej në zonat e reja. Fitorja e Roshit 4 vite më parë do të rikonfirmohet më 21 qershor. I ofrojmë popullit të Kamzës kandidaturën e Safet Gjicit, si një njeri i pastër e suksesshëm në çdo fushë ku ka vepruar.”- Tha Taulant Balla.
Bashkitë Kandidatët
Bashkia Tiranë Vendoset javën e ardhshme
Bashkia Kamëz Safet Gjici
Bashkia Kavajë Elvis Roshi
Balla: Basha të tërheqë baltën e hedhur mbi Artur Bushin
Në përfundim të takimit në selinë rozë për kandidatët, deputeti socialist Taulant Balla ka reaguar ndaj deklaratave të Bashës i cili sulmonte kandidatin e PS-së në Bashkinë Krujë, Artur Bushi për trafik kokaine.
“Procesi i Dekriminalizimit të funksionarëve publikë duhet bërë mbi prova reale. Basha baltën që hodhi me Bashën ta tërheqë mbrapsht. Autoritetet italiane hedhin poshtë baltën e Bashës. Artur Bushi është një njeri i sprovuar, por është e faktuar edhe sipas drejtësisë italiane ai i është i pafajshëm.”- tha Taulant Balla.
Ora 14:45 Rama: Keqardhje për për PD, në diskutime me të gjithë
Më tej Rama është ndalur edhe te vendimi i Gjykatës së Tiranës ditën e sotme, për dënimin e Xhelal Mziut duke theksuar se ndjen keqardhje për PD.
“Nuk di çfarë kanë parasysh, më duket se një kandidat i tyre u shpall fajtor nga Gjykata dhe nga sa më rezulton do të jetë në burg. Shpreh keqardhje për PD.
Ndërsa në lidhje me koalicionin e formuar dhe negociatat me partitë e vogla, Rama shtoi se është duke e biseduar me të gjithë.
Jemi diskutime me të gjithë. Do të jetë një koalicion i madh. Në nivelin e qeverisë vendore ka koalicione të ndryshëm nga ato të qeverisë kombëtare.
Sipas Ramës PS nuk i shikon këto zgjedhjeje normale vendore, por si historike pasi caktojnë fatin e Reformës Territoriale.
“Ajo që ne kemi shqetësimin, në këto zgjedhje nuk bëjmë garën e radhës, por po caktojmë fatin e Reformës Territoriale. Sfida e zgjedhjeve, më e madhe se zgjedhjet e zakonshme vendore, të gjithë qytetarët duhet ta shohin me vëmendje si proces, dhe çfarë cilësie do të marrin. Qytetarët do të dinë të zgjedhin dhe do të bëjnë zgjedhjen më të mirë. Asnjëherë më parë, nuk është bërë një proces i tillë konsultimesh, kaq i detajuar. Këto zgjedhje nuk janë politike, por me një rëndësi historike. Procesi ka një rëndësi shumë të madhe se si do të qeverisen komunitetet për 4 vitet. Raportet politike të përcaktuara, s’është një betejë që e kemi me PD. Ju e shikon në çfarë situate është PD. Jemi në betejë me keqqeverisjen e lokale. Shumë qytetarë në shumë komuna nuk kanë marrë asgjë.”- tha Rama.
Ora 13:55 Shalsi: Kandidaturat për qarkun e Beratit i prezantojmë të hënë me LSI
“Të hënën sëbashku me aleatët do të bëjmë publik edhe emrat e kandidatëve për qarkun e Beratit”- tha deputeti Eduard Shalsi.
Ora 13:30 Peleshi: Për Korçën rikandidon Sotiraq Filo, Pusteci i takon komunitetit maqedonas
Zv/kryeministri ka prezantuar kandidaturat për Basshkinë e Korçës ku bie në sy rikandidimi i dy kryetarëve në 2 prej Bashkive që do garojë PS. Kështu që për Bashkitë Korçë dhe Maliq do të rikandidojnë Sotiraq Filo dhe Gëzim Topçiu. Ndërsa për Bashkinë e Bilishtit nuk është vendosur ende se cili do të jetë kandidati.
“Sotiraq Filo do të rikandidojë për Korçën. Kemi konfirmuar kryetarin aktual të Bashkisë së Maliqit Ka disa mandate, ka qenë edhe një nga diskutimet nëse do kandidonte Gëzim Topçiu, për të administruar një Bashkitë më të rëndësishme të Korçës. Jemi në diskutim për Bashkinë e Bilishtit, nuk kemi konkluduar ende. Bashkia e Pogradecit dhe e Kolonjës i takon aleatit tonë, Bashkia e Pustesit i takon komunitetit maqedonas.”- tha Filo.
Bashkitë Kandidatët
Bashkia Korçë Sotiraq Filo
Bashkia Maliq Gëzim Topçiu
Bashkia Bilishtit Vijojnë konsultimet
Bashkia Pustes Komuniteti maqedonas
Ora 12:34 Braçe: Për bashkinë Fier deputeti Armand Subashi, për Patosin deputetja Majlinda Bufi
Deputeti Erjon Braçe ka prezantuar pas përfundimit të takimit me Ramën në PS edhe emrat e kandidatëve për bashkitë në qarkun e Fierit, duke konfirmuar edhe kandidimin e 2 deputetëve në këtë qark.
Kështu që për Bashkinë e Fierit do të kandidojë deputeti Armando Subashi, për Bashkinë e Roskovecit do të garojë deputetja tjetër e PS, Majlinda Bufi, për Bashkinë e Patosit kandidon Rajmonda Balili. Ndërkohë në Lushnjë edhe Divjakë rikandidojnë Fatos Tushe dhe Fredi Kokoneshi.
“Pas konsultave shumë të gjëra për njësitë vendore në Qarkun e Fierit. Përveç partive konsulta edhe em shoqërinë civile. Fillimisht kemi vendosur kandidimin e dy zonjave të nderuara. Deputetja e PS, Majlinda Bufi, një nga ekspertet më të mira do të kandidojë në Roskovec, ndërsa Rajmonda Balili do të garojë në Bashkinë e Patosit. Për Bashkinë e Fierit, pas konsultave vendosëm të kandidojë Armando Subashi. Në Lushnjë kandidon Fatos Tusha, kryetari aktual me objektiva të realizuar për aq mundësi sa ka pasur. Po ashtu edhe në Divjakë, rikandidon kryetari aktual, Fredi Kokoneshi, edhe ai me objektiva të realizuara."- tha Braçe.
Bashkitë Kandidatët
Bashkia Fier Armando Subashi
Bashkia Roskovec Majlinda Bufi
Bashkia Patos Rajmonda Velili
Bashkia Lushnjë Fatos Tushe
Bashkia Divjakë Fredi Kokoneshi
Ora 12:18 Balla: Në Elbasan kandidon Qazim Sejdini, për Peqinin presim PDIU
Deputeti Taulant Balla ka prentuar pas përfundimit të takimit me Ramën në PS edhe emrat e kandidatëve për bashkitë në qarkun e Elbasanit. Kështu që për Bashkinë e Elbasanit do të rikandidojë Qazim Sejdini, për Bashkinë e Librazhdit do të garojë Kastriot Gurra, për Bashkinë e Belshit kandidon Arif Tafani. Ndërsa për bashkinë e Gramshit Balla tha se vijojnë konsultimet.
Sa i përket Bashkisë së Peqinit Balla theksoi se ende nuk ka një emër, pasi presin propozimin e PDIU-së.
“Kemi konkluduar që të propozohen disa emra fitues, pikë së pari me rikonfirmimin në krye të bashkisë Elbasan të Qazim Sejdinit. Së dyti për Bashkinë Librazhd të gjithë së bashku ramë dakord që kandidatura të jetë Kastriot Gurra. Sa i përket Gramshit ne do të vazhdojmë edhe për 2-3 ditë konsultimet me qëllim konkludimin e emrit më të mirë. Gjithashtu në Bashkinë Belsh kemi konkluduar që ta fitojmë me një kandidaturë të sprovuar, Arif Tafani i cili vite më parë e ka drejtuar bashkinë e Belshit. Sa i përket Peqinit ne jemi në një proces konstruktiv konsultimi me partitë aleatë në rastin në fjalë me PDIU prej të cilit presim propozimin e tyre.”- tha deputeti Taulant Balla.
Bashkitë Kandidatët
Bashkia Elbasan Qazim Sejdini
Bashkia Librazhd Kastriot Gurra
Bashkia Belsh Arif Tafani
Bashkia Gramsh Vijojnë konsultimet
Bashkia Peqin Pritet propozimi i PDIU
Ora 11:10 Burime për A1 Report: PDIU merr 3 bashki
Ndërsa në selinë rozë Rama është duke zhvilluar takime me deputetët e qarqeve duke konfirmuar edhe kandidaturat për Bashki të veçanta, burime brenda Partisë Socialiste bëjnë me dije se PDIU do të marrë Bashkitë e Konispolit, Rrogozhinës dhe Peqinit si pjesë e koalicionit.
Ora 10:53 Klosi: Në Durrës garon Vangjush Dako, në Krujë deputeti Bushi
Deputeti i Partisë Socialiste për Qarkun e Durrësit Blendi Klosi pas daljes nga mbledhja nga selia qendrore e PS, bëri të ditur emrat e kandidatëve të mazhorancës për këtë qark, që sipas tij garantojnë fitoren. Deputeti Blendi Klosi bëri të ditur emrat e PS për qarkun Durrës, duke konfirmuar Vangjush Dakon për Bashkinë e Durrësit, por edhe deputetin Artur Bushi për Krujën. Ndërsa për Shijakun do të jetë Ardian Kokomani.
"Këta të tre kandidatë janë fitues jo vetëm nga zgjedhjet e kaluara por edhe për mbështetjen që gëzojnë. Këto janë emra që paraqet forca jonë politike, por që do të kemi mbështetje edhe maksimale edhe nga aleatët." tha Klosi
Bashkitë Kandidatët
Bashkia Durrës Vangjush Dako
Bashkia Krujë Artur Bushi
Bashkia Shijak Ardian Kokomani
Ora 10:37 Shkëlqim Cani: Konfirmohen kandidaturat për Qarkun e Dibrës dhe Kukësit
Ministri Shkëlqim Cani ka dhënë emrat e kandidaturave për bashkitë në qarkun e Dibrës dhe për 2 bashki në qarkun e Kukësit, pasi për bashkinë kryesore të këtij Qarku do të garojë në zgjedhje kandidatura e LSI-së, Hasan Halilaj.
"Nga konsultimet e të gjithë grupeve të interesit, në të gjitha nivelet. Kemi marrë për bazë edhe mjaft pyetësorë që kemi kryer. Për Bashkinë Dibër kandidon Shukri Xhelili, Për Bashkinë Klos kandidon Valbona Kola, Për Bashkinë Has kandidon Adem Lala, për Bashkinë Mat kandidon Adelina Ferici, për Bashkinë Tropojë kandidon Rexhë Biberaj Nuk i shohim thjesht si kandidatë për të fituar zgjedhjet, pasi kjo është e sigurtë, por e shohim në një këndvështrim më të gjerë. Krahas reformës territoriale, reforma të tjera strukturore përfshijnë edhe ekonominë. Javës tjetër kalojmë ligjin për rrugën e Arbrit, që është një arritje e madhe për qarkun e Dibrës. Por tashmë këto janë kandidatët zyrtarë të Partisë Socialiste."- tha Cani.
Bashkitë Kandidatët
Bashkia Dibër Shukri Xhelili
Bashkia Klos Valbona Kola
Bashkia Mat Adelina Ferici
Bashkia Has Adem Lala
Bashkia Tropojë Rexhë Biberaj
Ora 10:01 Depuetja Mimoza Hafizi Hafizi: Në shkodër Garon Mimoza Hafizi
Pas takimit me Ramën, deputetja e PS, Mimoza Hafizi deklaroi se Rama ka konfirmuar kandidaturat e propozuara për Bashkitë e qarkut të Shkodrës, ndërsa tashmë pritet vetëm miratimi nga kandidatët.
“Kryeministri është totalisht dakord, për Partisë Socialiste janë kandidatë të konfirmuar por presim miratimin edhe nga aleatët e mazhorancës. Për Bashkinë Shkodër është Keti Bazhdari, për Bashkinë Koplik u konfirmua Tonin Marinaj, për Bashkinë Pukë u konfirmua Rrusten Struga, për Bashkinë Vau Dejës Gjokë Lleshi dhe për Fushë-Arrëzin Fran Tuci .”- tha deputetja e PS për qarkun Shkodër, Mimoza Hafizi.
Bashkitë Kandidatët
Bashkia Shkodër Keti Bazhdari
Bashkia Koplik Tonin Marinaj
Bashkia Pukë Rrusten Struga
Bashkia Vau i Dejës Gjokë Lleshi
Bashkia Fushë-Arrëz Fran Tuci