Fermerët do të kenë sistemin e tyre të sigurimit të prodhimit të tyre në rast të fatkeqësive. Rama tha se po punohet për një sistem mikro-sigurimi, që ti kushtojë në minimum prodhuesit dhe fermerëve dhe që djerrja e tyre të mos shkojë kot në rast fatkeqësisht nga ku do të mbrohen. Rama tha se satelitët që do të vendosë Shqipëria duke nisur nga marsi, në hapësirë, do të shërbejnë edhe për bujqësinë për sigurimin dhe garantimin e prodhimeve bujqësore, dhe nuk duhet një inspektor për këtë.
“Është e domosdoshme që bujqësia të përfshihet në skemën e sigurimeve. Ta sigurojnë fermerët, ta sigurojnë prodhuesit prodhimin e tyre dhe jo të gjenden përballë befasive të motit, krejtësisht të shkatërruar e pastaj të dalin në rrugë e t’i kthehen qeverisë “duam lekët”. Nuk funksionon kështu. Nga ana tjetër, nuk mund t’i themi dot fermerëve, nuk mund t’i themi dot prodhuesve në bujqësi që të sigurohen siç sigurohen ata që sigurojnë makinat sepse bëhet fjalë për një sistem sigurimi që është shumë i shtrenjtë për prodhuesit, është shumë i shtrenjtë për fermerët. Na duhet një sistem sigurimi krejtësisht i ndryshëm e ne po punojmë për këtë, që të kemi një sistem mikrosigurimi, pra që t’i kushtojë në minimum të minimumit fermerit, t’i kushtojë në minimum të minimumit prodhuesit e në momentin kur i vjen katastrofa, ai të jetë krejtësisht i mbuluar. Pra është një minimum i minimumit që pastaj sjell garancinë që asnjë pikë djersë nuk të shkon kot dhe një sistem sigurimi i kombinuar me teknologjinë. Sot bota e kontrollon cilësinë dhe garancinë e produktit me satelit, nuk e kontrollon me inspektorë dhe ky është një tjetër komponent që do të mbulojnë satelitët tanë se për të qeshur e për t’u tallur këtu, ne kemi një skuadër kombëtare që mund të dali kampione bote në qeshje e në tallje po të futemi në kampionat, por po të hyjmë tek të gjithë elementët pastaj të gjërave të mbara që mendohen apo që bëhen në raport me talljen dhe me qeshjet, të përqeshurit e të tallurit janë ata që përqeshin e tallin. Pra, do punojmë për këtë sistem sigurimi me mikrofinancim, i cili të garantojë një informacion të plotë, qoftë për qeverinë, qoftë për universitetin, qoftë për siguruesit, qoftë për bujqit dhe për çdo parcelë, që ta dimë në kohë reale në çdo parcelë se ku gjente prodhimi e mbi të gjitha, në kohë reale që në sekondën e parë të identifikohet cilësia e farës sepse aty është një tjetër hall i madh i joni i përbashkët dhe aty përsëri universiteti do të duhet të futet si hallkë garancie në mënyrë që të mos ketë më mundësi që t’i shiten fermerëve fara tjetër për tjetër apo fidanë tjetër për tjetër.”, tha Rama.
Lajmi kryesor: