Mbledhja e sotme e Asamblesë së Partisë Socialiste, ku u morën një sërë vendimesh të rëndësishme politike, ka shkaktuar një valë reagimesh në radhët e opozitës.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se kryeministri Edi Rama është kapur 'shah-mat' me rastin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi ka shkruar se sado që kryeministri të përpiqet të 'lajë duart', nuk mund të fshehë përgjegjësinë e tij për atë që ai e cilësoi si operacion politik të mbrojtjes së Ballukut nga Drejtësia.
Duke kujtuar votimin në Kuvend kundër kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut, Bardhi shprehet se kryeministri Rama e mbron Ballukun jo përmes fjalëve, por përmes kartonave në parlament.
Teksa thekson se Rama mund të jetë peng i Ballukut, Bardhi thotë se kryeministri mund të jetë në pazar me segmente të caktuara të SPAK-ut për të ndarë pushtetin e korruptuar.
"Edi Rama, shah-mat me Belinda Ballukun. Në rastin e Belinda Ballukut, Edi Rama është kapur shah-mat. Sado të përpiqet të lajë duart, nuk mund të fshehë përgjegjësinë e tij për operacionin politik të mbrojtjes së Belinda Ballukut nga drejtësia. Nuk duhen fjalët e Edi Ramës për të zbuluar mashtrimet e tij. Mjaftojnë veprat. 82 vota të shumicës së tij qeverisëse, më 12 mars 2026, refuzuan kërkesën e SPAK-ut për autorizimin e arrestimit të Belinda Ballukut. Kjo është avokatia e Edi Ramës për Belinda Ballukun: jo me fjalë, por me kartonë në Parlament. Këtë vendim e ka evidentuar edhe Komisioni Europian në raportin e fundit për Shqipërinë, duke ngritur shqetësime serioze për kontrollin dhe balancën ndërmjet pushteteve, si dhe për respektimin e parimit të barazisë përpara ligjit. Edi Rama mund të jetë peng i Belinda Ballukut. Mund të jetë në pazar me segmente të SPAK-ut për të ndarë pushtetin e korruptuar, por Shqipëria nuk meriton të mbetet peng i tyre. Rruga europiane e Shqipërisë nuk mund të mbahet peng nga korrupsioni, mbrojtja politike e Belinda Ballukut dhe pazaret e drejtësisë politike", ka shkruar Bardhi në reagimin e tij.
Ndërkohë për nënkryetaren e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, Asambleja e PS është propagandë boshe me suksese imagjinare, në një moment kur sipas saj, Shqipëria përballet me një krizë të rëndë demografike.
“Shpopullim masiv i Shqipërisë dhe qeveria mban asamble me propagandë boshe për suksese imagjinare. Fakt është që Shqipëria renditet e dyta në Evropë për rënien e parashikuar të popullsisë. Suksesi i vetëm i qeverisë së Edi Ramës sot është që Shqipëria renditet pas Ukrainës që është në luftë, për largim masiv të qytetarëve nga vendi. Pra, shqiptarëve që largohen nga vendi i tyre ua kalojnë vetëm ukrainasit që i ikin luftës. Deri në vitin 2100 sipas OKB mund të humbasim shumë më tepër se gjysmën e popullsisë. Të rinjtë largohen sepse nuk ka meritokraci, nuk përballojnë dot çmimet e shtepive, pagat e ulëta dhe pasigurinë ekonomike. Familjet nuk lindin fëmijë sepse nuk ia dalim dot. Edi Rama me qeverinë, me politikat e tyre të dështuara, i detyruan mbi 1 milion shqiptarë të lënë vendin e tyre”, ka shkruar mes të tjerash Xhixho në rrjetet sociale.
Ndërkohë për sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, Asambleja Kombëtare e PS është cilësuar si një tjetër dëshmi e përçarjes dhe konfliktit brenda mazhorancës.
“Asambleja e sotme e Partisë Socialiste ishte një tjetër akt i dekompozimit të saj të pandalshëm politik dhe i metamorfozës përfundimtare nga një parti politike në një organizatë kriminale, ku lufta e ndyrë pa parime, korrupsioni, krimi, tradhtia, dhuna, represioni, kërcënimi, shantazhi dhe thikat pas shpine ndaj njëri-tjetrit janë shndërruar në të vetmin manifest politik dhe program qeverisës. Metamorfozën e Partisë Socialiste në një organizatë kriminale e certifikoi ish-krahu i djathtë i Edi Ramës, Arben Ahmetaj. Shndërrimin e partisë së Dritëroit në partinë e Nesti Angonit e vulosi Erion Veliaj me letrën e tij të sotme”, tha mes të tjerash Blushi.
Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama për 'shpopullimin masiv të Shqipërisë'.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhixho shkruan se në një kohë kur vendi po përballet me një krizë të rëndë demografike, qeveria Rama mban 'asamble me propagandë boshe për suksese imagjinare'.
Duke publikuar edhe një studim të OKB-së ku thuhet se deri në vitin 2100 Shqipëra rrezikon të humbasë më shumë se gjysmën e popullsisë, Xhixho thekson se vendi ynë renditet i dyti në Evropë, pas Ukrainës, për rënien e parashikuar të popullsisë në të ardhmen.
Sipas Xhixhos, mungesa e meritokracisë, pagat e ulëta, çmimet e larta të banesave dhe pasiguria ekonomike po detyrojnë të rinjtë të emigrojnë dhe familjet të heqin dorë nga planet për të pasur fëmijë.
Ajo akuzon qeverinë se ka nxitur largimin e mbi një milion shqiptarëve dhe se modeli ekonomik favorizon kullat dhe përqendrimin e pasurisë, në vend të krijimit të mundësive për qytetarët. Xhixho e cilëson shpopullimin një emergjencë kombëtare dhe bën thirrje për bashkim kundër qeverisë.
Reagimi i Xhixhos:
Shpopullim masiv i Shqipërisë dhe qeveria mban asamble me propagandë boshe për suksese imagjinare.
Fakt është që Shqipëria renditet e dyta në Evropë për rënien e parashikuar të popullsisë.
Suksesi i vetëm i qeverisë së Edi Ramës sot është që Shqipëria renditet pas Ukrainës që është në luftë, për largim masiv të qytetarëve nga vendi. Pra, shqiptarëve që largohen nga vendi i tyre ua kalojnë vetëm ukrainasit që i ikin luftës.
Deri në vitin 2100 sipas OKB mund të humbasim shumë më tepër se gjysmën e popullsisë.
Të rinjtë largohen sepse nuk ka meritokraci, nuk përballojnë dot çmimet e shtepive, pagat e ulëta dhe pasigurinë ekonomike. Familjet nuk lindin fëmijë sepse nuk ia dalim dot.
Edi Rama me qeverinë, me politikat e tyre të dështuara, i detyruan mbi 1 milion shqiptarë të lënë vendin e tyre.
Është kjo arsyeja pse të rinjtë protestojnë prej muajsh.
Kjo është pasoja e një modeli ekonomik që nuk krijon mundësi për qytetarët, por thellon pabarazinë dhe pasigurinë. Një modeli ekonomik që bazohet te kullat e ndërtuara me paratë e krimit e korrupsionit, ku nuk e gjen veten ai që punon me djersë.
Kjo qeveri që ka kriminalizuar çdo hallkë të shtetit, që ka rrënuar vendin, duhet largohet.
Ndaj patetizmat e Edi Ramës sot nuk mund të gënjejnë më askënd!
Jemi në kushtet e një emergjence kombëtare dhe vetëm bashkimi përballë kësaj organizate kriminale nuk është më një zgjedhje por një detyrim kombëtar dhe atdhetar ndaj vendit.


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, duke e cilësuar atë si një tjetër dëshmi të përçarjes dhe konfliktit brenda mazhorancës.
Në një deklaratë për mediat, Blushi e ka cilësuar asamblenë e PS-së ‘akt i dekompozimit të pandalshëm politik dhe i metamorfozës përfundimtare nga një parti politike në një organizatë kriminale’.
“Asambleja e sotme e Partisë Socialiste ishte një tjetër akt i dekompozimit të saj të pandalshëm politik dhe i metamorfozës përfundimtare nga një parti politike në një organizatë kriminale, ku lufta e ndyrë pa parime, korrupsioni, krimi, tradhtia, dhuna, represioni, kërcënimi, shantazhi dhe thikat pas shpine ndaj njëri-tjetrit janë shndërruar në të vetmin manifest politik dhe program qeverisës. Metamorfozën e Partisë Socialiste në një organizatë kriminale e certifikoi ish-krahu i djathtë i Edi Ramës, Arben Ahmetaj. Shndërrimin e partisë së Dritëroit në partinë e Nesti Angonit e vulosi Erion Veliaj me letrën e tij të sotme”, tha Blushi.
Sipas tij largimi kryeministrit Rama është kushti i vetëm për për t'i dhënë fund krizës së rëndë politike, ekonomike dhe shoqërore që po kalon vendi.
"Prandaj, largimi i Edi Ramës është kryekushti për t'i dhënë fund krizës së rëndë politike, ekonomike dhe shoqërore që po kalon vendi. Nuk ka më besë, solidaritet apo parime brenda kësaj organizate. Ka vetëm frikë, interesa mafioze, pabesi, prerje kokash dhe një luftë të egër për mbijetesë brenda një varke që po mbytet. Por Shqipëria nuk mund të mbetet peng i kësaj organizate! Prandaj sot është koha që të gjithë shqiptarët, pa dallim bindjesh politike, të bashkohen rreth interesit kombëtar për të çliruar vendin nga ky pushtet", përfundoi Blushi.








Komente
Komento