Rama-shkodranëve: Ndëshkoni
PD-në për harresën 25-vjeçare
'Voltanën s'e merrja as për magaziniere'

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë pasdite një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 18 qershorit. 

Rama kërkoi votën e shkodranëve në 18 qershor edhe si një ndëshkim për Partinë Demokratike, e cila sipas tij i ka marrë votat Shkodrës dhe e ka lënë në harresë prej 27 vitesh. 

"Prej 27 vitesh PD qeveris Shkodrën, dhe merr besimin e shumicës së shkodranëve si besim i dhënë gratis. e merr këtë besim duke vazhduar të luftojë me fantazmën e komunizmit dhe me një ndasi që e mban hapur jo për të ndihmuar Shkodrën, por për të mbajtur pushtetin mbi Shkodrën. 

Ne kemi dashur të bëjmë shumë më tepër për Shkodrën, nuk kemi bërë dot. Megjithatë, të paktën besoj se dy dimbolet e mëdha të Shkodrës, dinastinë e Marubëve dhe Vllazninë e Shkodrës i nderuam siç nuk i nderoi në 27 vjet, në çerekshekulli, PD-ja. 

Tani po i biem rrotull Shkodrës, aty ku nuk ka kap Voltana. 

Atë transformim bregdetar që i bëmë Vlorës, Himarës, do ta bëjmë edhe në Shkodër, liqenin e Shkodrës do ta kthejmë në një zonë turistike, që është lënë pasdore prej çerekshekulli, nga ata që i marrin votat SHkodrës, por Shkodra nasnjëherë nuk ua dha si- duhet notën. 

Shumë shpejt do të fillojmë ndërtimin e rrugës Shkodër-Velipojë. S'do jetë më shteg dhish gjatë sezonit turistik. 

Ka ardhur koha që këtu në Shkodër, PD të marrë ndëshkimin e merituar për të gjithë harresën më shumë se çerekshekullore të Shkodrës. Cilido që shkon dhe voton PD-në, ne do vijojmë të punojmë me përkushtim sa të mundemi deri aty sa s'na del Voltana përpara rrugës. Transformimin e nisur në Malësinë e Madhe, Puke, Fushë Arrëz, do ta vazhdojmë edhe më shumë"
, u shpreh Rama.  

"Apeli për demokratët: Votoni PS në 18 qershor"
Rama i kërkoi demokratëve të Shkodrësa, që votojnë PD-në, të pranojnë se kjo parti i mohoi të drejtën e votës dhe mundësinë e të pasurit një drejtësi të barabartë me të gjithë.

Për Ramën, votimi më 18 qershor do të ishte më tepër sesa një votë për PS. Ai ftoi demokratët që të votojnë PS-në, pasi sipas tij, kjo forcë politike është garancia për shtet.

“Ata që votojnë PD, ta pranojnë që partia që kanë votuar, ju mohoi mundësinë atyre, fëmijëve të tyre, që të jetojnë në një botë ku drejtësia është e barabartë për të gjithë. Si mundet që një sipërmarrës të pranojë që ata që udhëheqin PD, janë të lidhur si mishin me thojini, me gjykatat dhe vendimet e korruptuara të gjykatësve. Si mundet ata? Vota e 18 qershorit është shumë më tepër sesa një votë për PS. Unë s’u them atyre që të bëhen me PS” - tha Rama.

"Bojkoti vendim i drejtuesve të PD, jo i demokratëve"
Rama iu referua edhe situatës politike në vend. Sipas Ramës, PD vendosi të bojkotojë dhe të hyjë në zgjedhje nga frika e reformës në drejtësi.
 
Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se vendimi për të bojkotuar zgjedhjet është i drejtuesve të PD dhe jo i demokratëve të thjeshtë. 

"PD vendosi të mos hyjë në zgjedhje. Është zgjedhja e atyre që janë në krye të saj dhe jo zgjedhja e demokratëve që mendojnë si njerëz normal. Që shikojnë me sytë e tyre jo me sytë e dylbive të bunkerit prej plastmasi.
 
18 qershori është më shumë se kurrë një ditë për Shqipërinë që duam, për Europën që duam. SHBA dhe BE thonë Shqipëria duhet të bëjë zgjedhje, duhet të zbatojë Vettingun dhe Shqipëria do të fillojë negociatat e anëtarësimit në BE.
 
E di shumë mirë që në tre vite e gjysmë s'kemi bërë mrekullia. Nuk kanë parë ndryshime në fshatin, lagjen ku janë, apo në ekonominë e tyre, e di që ka ende shumë më tepër për të bërë për spitalet, shkollat, familjet në nevojë, por ama një gjë besoj se ne treguam në këto tre vite e gjysmë që ne jemi garancia se ky vend mund të bëhet shtet, që ne jemi garancia se në këtë vend ne mund të ndërtojmë shërbime dhe institucione të denja për një shtet dhe mbi këtë bazë do të vazhdojmë së bashku të ndërtojmë ngrehinën e Shqipërisë që duam.
 
Sot isha në spitalin e Shkodrës, sot nuk krahasohet si ishte tre vite e gjysmë më parë. Spitali i Shkodrës siç ne duam nuk krahasohet me atë që është sot. Shqipëria që duam është shumë më e mirë se kjo që kemi dhe kjo vlen për Shkodrën, Malësinë e Madhe, Pukën, Fushë Arrëzin. Prandaj, kemi vetëm një rrugë, të shkojmë drejt 18 qershorit dhe të përqafojmë njëri-tjetrin si shqiptarë. Ta shikojmë 18 qershorin me patriotizëm, me sytë e atyre që na kanë lënë amanetet për Shqipërinë zonjë, për Shqipërinë që duam.
 
Ka vetëm një garanci për të bërë Shqipërinë që duam dhe garancia është PS
", tha Rama. 

Ironia/Rama: Voltanën s'do e merrja as për magaziniere
Nga takimi me të rinjtë shkodranë, kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje edhe kryetares së Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Kreu i qeverisë tha se Voltana Ademi fle gjumë dhe se zgjohet vetëm kur ai viziton Shkodrën.

“Të bëhemi bashkë që të mos ndahemi si tifozë të fanellave politike. Por ne duhet të jemi të gjithë bashkë nën flamurin e Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit.

Sot isha në Tiranë dhe Voltana ishte marrë me ne. Kishte thënë që Edi Rama mos e provoko Shkodrën.

Por në fakt sa vij unë në Shkodër ajo zgjohet nga gjumi. Në fakt ajo kishte ngritur një çadër për të penguar këtë takim.

Dhe tha që ajo ishte ngritur për ditën ndërkombëtare të familjes.

Kështu tallet Voltana e njerëzit dhe me ata që e kanë votuar. Unë nuk e votoj dhe nuk e kam votuar. Unë kam qenë kryetar bashkie por Voltanën nuk e merrja as për magaziniere”
, tha Rama.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen