Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në Floq, nga ku pa nga afër situatën në të cilën ndodhen banorët e prekur nga tërmetet që përfshinë Korçën disa ditë më parë.
Ai është takuar me disa banorë të cilët prej ditësh po qëndrojnë në çadra e ndërsa ka premtuar që shtëpitë e tyre do ndërtohen brenda verës.
"Në fshatin Floq me të prekurit nga Tërmeti.
Të gjitha shtëpitë do të rindërtohen brenda verës", shkruan Rama.
Foto e postuar nga Edi Rama
Pasi është ndalur tek çadrat ku janë vendosur një pjesë e banorëve, kreu i qeverisë ka shkuar në ambientet e shkollës ku ndodhet pjesa tjetër e banorëve shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti.
Në fshatin Floq të bashkisë Korçë rezultojnë 65 banesa të shkatërruara, ndërsa 100 të tjera kanë pësuar dëmtime të lehta. Banorëve u janë shpërndarë ndihma ushqimore, ndërkohë që pranë tyre janë shërbimet mjekësore.
Kryeministri Edi Rama u takua me disa banorë teksa pa nga afër edhe çadrat ku jetojnë disa nga banorët të cilëve ju prekën shtëpitë nga tërmetet. Gjatë takimeve nuk munguan as batutat por as mesazhet për demokratët.
Banori:Jam emigrant kam votuar gjithë jetën për PD. Unë nuk i votoj më kurrë, as ty nuk të votoj po më gënjeve.
Edi Rama: Ti do vazhdosh të votosh për PD, se ju kështu jeni ju. Por rëndësi ka që e ke kuptuar që ja ka fut kot. Kështu jeni ju të PD-së, edhe kur e kuptoni që ia fusni kot nuk vini mend.
Gjatë takimit me banorët e Floqit, të cilët janë sistemuar në çadra pas tërmeteve të forta që goditën Korçën disa ditë më parë, Rama deklaroi se banesat e tyre do rindërtohen edhe më të mira se më parë. Rama tha se përveç shtëpive, atyre do iu dhurohen edhe orendi të cilat mund të kenë pësuar dëmtime.
"Kjo ishte diçka që ndodhi, nuk e kishim në dorë. Shtëpitë do jenë edhe më mirë se sa ishin. Do iu kompensojmë edhe dëmet. Kemi bërë bilancin dhe kemi bërë gati edhe planin e ndërhyrjes në mënyrë që brenda verës të kemi zgjidhur të gjithë problematikat që në vjeshtë të jeni në banesat tuaja. Do ndërtohen me maksimumin e shtëpisë. Kjo është një e keqe që nuk e ndalonim dot, por ka një të mirë se shtëpitë do jenë më të mira se më përpara. Duam që të gjithë të jenë në shtëpi para shirave. Do ju ndihmojmë edhe me orenditë që ndoshta edhe që nuk i keni pasur, por do i keni. Do ta bëjmë me të gjithë shpejtësinë e nevojshme. Ne do t'i rindërtojmë të gjitha shtëpitë pa diskutim. Do bëjmë edhe një ndihmë për orenditë e brendshme pasi mund të ketë orendi që mund të jenë shkatërruar, por ajo që duam ne është të bëhen para mbarimit të verës", tha Rama.
Sa shkoni nje e nga nje si dele mblidh qeverine per ndonje darke o Kryeminister apo nuk ka restorant atje.E keqja ndodhi nga natyra por shyqyr te pakten per ato familje ndodhi para votimeve e do ju ndihmojne nje çike te pakten.
PërgjigjuBravo z Rama.
PërgjigjuPo' me duket se nuk do te mjaftoje koha per kete mashtrim te rradhes se do i besht shtepi atyre,po' ik e mendohu se ka do ikesh po' lidhu me ate ishkryeministrin e Maqdonise N.Gryesku se ai mund te ndihmoje per donje azil ne Hungari me duket se esht ai, per cfar po' shikohet tani e ke kohen me ore per bere dorheqjen o Kryehajduti,Kryedroga,kryekrimineli,Kryetradhtari
Përgjigju