Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se edhe Shqipëria, renditet në vendet që i është cenuar sigurua nga veprimtaritë e paligjshme të Iranit.
“Na është dashur të reagojmë ndaj disa veprimtarive të paligjshme të Iranit dhe interesave të sigurisë dhe mbetemi në krah të atyre vendeve, të cilat janë cenuar në sigurinë e tyre, qoftë në tokë, apo në det nga ai. Shqipëria është e shqetësuar nga sjellja destabilizuese e Iranit në Lindjen e Mesme, por gjithashtu edhe nga aktivitete që shkaktojnë trazira të tij në raport me opozitën iraniane, komunitetin e opozitës iraniane të cilin e kemi mirëpritur me bujari në vendin tonë, pas masakrave të jashtëzakonshme që u janë nënshtruar në vende të tjera”, – deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Si shembull të vullnetit për të pasur stabilitet në botë, Rama sjell në vëmendje dy heronjtë Klodian Tanushi dhe Zarife Hasanaj, ku thekson se pavarësisht ndarjes nga jeta gjatë misionit në Letoni, Shqipëria nuk do heq dorë nga misionet ushtarake.
"Shqipëria ka dislokuar trupat e saj në Kosovë, e vende të tjera, me qëllim që të lërë gjurmë në botë. Vetëm muaj më parë dy ushtarë shqiptarë, që ishin pjesë e NATO në Letoni, humbën jetën e tyre, teksa çmontonin eksploziv. Pavarësisht humbjes tragjike, që na rëndon fort, e na ka lënë shenjë në shpirt, Shqipëria ende shpreh vullnetin e saj për të ndërmarrë misione të reja në Irak, për të mbështetur përpjekjet e tij për stabilitet. Të gjithë duhet të jemi të ndërgjegjshëm nga rreziku që vjen nga grupet terroriste”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama fjalim në OKB: Serbia të jetojë realitetin e të njohë Kosovën! Integrimi në BE stabilizon rajonin (VIDEO)
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.3%
-
Të gabuar
13.5%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 5509
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zhupa: Vrasjen e paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale nuk do ta lejojmë
22 Dhjetor, 12:52
-
Himarë, hipotekohen shtëpitë e trashëguara, Rama garanton: Do japim dhe AMTP-të! Parkim nëntokësor tek Fusha e Sportit, ndërhyjmë në Borsh
22 Dhjetor, 11:20
-
AKSK: Nisim procesin tekniko-ligjor për bllokimin e TikTok
22 Dhjetor, 08:41
-
Mbyllja e TikTok për 1 vit, gazetarja amerikane: Shqipëria e ndaloi sepse po dëmton fëmijët, duhet vetëm vullnet politik
22 Dhjetor, 07:58
-
Shqipëria mbyll TikTok për 1 vit, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente! 2 adoleshentët s'kishin llogari tek ne! Rama: E duan 90% e prindërve
22 Dhjetor, 06:59
-
Jemeni sulmon Izraelin me raketë, 16 të plagosur në Tel Aviv!
21 Dhjetor, 22:50
-
Lezha si asnjëherë tjetër për fundvitin, Rama: Aty ku simboli i Betlehemit është ngritur për herë të parë, pranë ‘Fshatit të festave’ (VIDEO)
21 Dhjetor, 21:59
-
Ilir Yzeiri: Teksti i Edi Ramës dhe fshati i madh shqiptar
21 Dhjetor, 19:45
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
21 Dhjetor, 19:10
-
Paralajmërimi i Bashës për opozitën: Koha na dha të drejtë, pazari Rama-Berisha për të mbrojtur pandëshkueshmërinë, ishte mesazh kundër SPAK
21 Dhjetor, 16:57
-
Takimi i dy Kuvendeve/ Spahiu për Report TV: Kurti premtoi bashkim kombëtar, por për 4 vjet shpiku idenë e kombit kosovar! Të hiqen kufijtë Shqipëri-Kosovë
21 Dhjetor, 15:36
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, Rama: Rrugaçëri, promovon dhunë e krim! Institut për fëmijët në konflikt me ligjin
21 Dhjetor, 13:17