NEW YORK- Tre kanë qenë çështjet kryesore që kryeministri Edi Rama është ndalur në fjalimin e tij për rreth 25 minuta para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York. E nisi me punën që ka bërë Shqipëria për të arritur objektivat globale, për të vijuar me thirrjen e fortë ndaj Serbisë për të njohur Kosovën dhe së fundmi zgjerimin e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor, si e vetmja formë, sipas Ramës për të siguruar stabilitetin në rajon.
Ai bëri thirrje Serbisë që të njohë Kosovën e pavarur, të shkëputet nga historia dhe të krijojë një faqe të re të historisë. Ndërkohë, kamerat kanë fokusuar edhe reagimin e përfaqesueses së Serbisë, e cila pati një buzëqeshje ironike në fytyre, teksa kreu i qeverisë theksonte se Kosova e pavarur është e pakthyeshme. Ai ka pasur edhe një kritikë për BE, që nuk i ka liberalizuar vizat me Kosovën.
"E dashur Serbi, Kosova e pavarur është e pakthyeshme, mos jetoni më me historinë por bëni historinë për eten tuaj dhe për botën duke ardhur në realitet. E rëndësishme që Kosova t'i jepet mundësia të bëhet pjesë e organizatave ndërkombëtare ku çdo vend sovran ka të drejtë të marrë pjesë. Shpresa ime e sinqertë që Ballkani Perëndimor do të arrijë të shkëputet nga e kaluara dhe të ofrojë një të ardhme të pavarur. E pajustifikueshme që Kosova me 2 mln banorë mbetet vendi i vetëm ku populli është ende i izoluar. Nga 2014 më shumë e100 mln njerëz janë shtuar asaj bashkësie që mund të hyjnë ne BE pa viza, si është e mundur që BE të mbajë peng 2 mln njerëz. E dashur BE ndaloje këtë gjë të pakuptimtë", tha Rama në fjalimin e tij.
Ndërkohë, sa i përket integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, shefi i ekzekutivit përpara Asamblesë së OKB-së tha se stabiliteti i rajonit garantohet nga prespektiva europiane, dhe kjo sipas tij do të jetë vendimi më i mençur që BE-ja mund të merrte për BE-në.
"Në këtë kuptim do të doja gjithashtu të theksoja që stabiliteti, siguria, prosperiteti dhe demokracia e rajonit mund të garantohet vetëm nga perspektiva europiane. E për këtë arsye, dhënia e përgjigjes pozitive për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për ambicien e tyre për të hapur bisedimet për anëtarësim, nuk do të jetë thjesht një shpërblim bazuar në meritën e tyre, por po kështu strategjikisht do të jetë vendimi më i mençur që BE do të merrte për BE-në", tha Rama.
(Kliko këtu për të lexuar fjalimin e kryeministrit Rama në OKB)
Fjala e plotë e Kryeministrit Rama në OKB
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se edhe Shqipëria, renditet në vendet që i është cenuar sigurua nga veprimtaritë e paligjshme të Iranit.
“Na është dashur të reagojmë ndaj disa veprimtarive të paligjshme të Iranit dhe interesave të sigurisë dhe mbetemi në krah të atyre vendeve, të cilat janë cenuar në sigurinë e tyre, qoftë në tokë, apo në det nga ai. Shqipëria është e shqetësuar nga sjellja destabilizuese e Iranit në Lindjen e Mesme, por gjithashtu edhe nga aktivitete që shkaktojnë trazira të tij në raport me opozitën iraniane, komunitetin e opozitës iraniane të cilin e kemi mirëpritur me bujari në vendin tonë, pas masakrave të jashtëzakonshme që u janë nënshtruar në vende të tjera”, – deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Si shembull të vullnetit për të pasur stabilitet në botë, Rama sjell në vëmendje dy heronjtë Klodian Tanushi dhe Zarife Hasanaj, ku thekson se pavarësisht ndarjes nga jeta gjatë misionit në Letoni, Shqipëria nuk do heq dorë nga misionet ushtarake.
"Shqipëria ka dislokuar trupat e saj në Kosovë, e vende të tjera, me qëllim që të lërë gjurmë në botë. Vetëm muaj më parë dy ushtarë shqiptarë, që ishin pjesë e NATO në Letoni, humbën jetën e tyre, teksa çmontonin eksploziv. Pavarësisht humbjes tragjike, që na rëndon fort, e na ka lënë shenjë në shpirt, Shqipëria ende shpreh vullnetin e saj për të ndërmarrë misione të reja në Irak, për të mbështetur përpjekjet e tij për stabilitet. Të gjithë duhet të jemi të ndërgjegjshëm nga rreziku që vjen nga grupet terroriste”, tha Rama.
Një pjesë e rëndësishme e fjalimit të kryeministrit Edi Rama është thirrja e fortë ndaj Serbisë për të njohur Kosovën. Të jetojë në realitet, të shkëputet nga historia, por të bëjë historinë, theksoi kreu i qeverisë. Megjithatë, gjatë këtij momenti kamerat fokusuan përfaqësuesen e Serbisë, e cila siç shihet në video, ka bërë një buzëqeshje ironike.
"Shqipëria ka kremtuar posaçërisht arritjen e Marrëveshjes së Prespës, e cila i dha fund një mosmarrëveshjeje prej një dekade midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Shqipëria u angazhua aktivisht për ta bërë këtë të mundur dhe e pa si shembull të frymëzuar për të zgjidhur mosmarrëveshje të tjera të hapura, në mënyrë që të krijojmë lidhje më të forta dhe ta orientojmë bashkëpunimin tonë duke ndërtuar një udhërrëfyes për konektivitetin në rajonin tonë.
Shqipëria po punon shumë ngushtë me Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut dhe pres me padurim që të bëjë të njëjtën gjë edhe me Serbinë. Megjithatë, pavarësisht faktit të klimës së bashkëpunimit rajonal që është përmirësuar në mënyrë domethënëse, mosmarrëveshja e hapur midis Serbisë dhe Kosovës pengon potencialin e zhvillimit të të gjithë rajonit. Pavarësisht problemeve me të cilat demokracitë të reja si Kosova përballen në mënyrë të natyrshme, është më shumë se e qartë se për më shumë se një dekadë, qysh prej deklarimit të pavarësisë së saj, Republika e Kosovës ka arritur të ndërtojë një demokraci mjaft të gjallë, e ka provuar veten si një partnere e besueshme në rajon dhe nuk është lëkundur asnjëherë nga angazhimi i saj euroatlantik. Ka ardhur koha që të gjithë vendet e kësaj Asambleje, sidomos e së pari miqtë tanë serbë të njohin pavarësinë e Kosovës për t’i dhënë hakun historisë e për të njohur realitetin, si e vetmja bazë e fortë për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët më të mirë. E dashur Serbi, Kosova e pavarur është një realitet i pakthyeshëm, kështu që mos jetoni më në mohim dhe bëni historinë për veten tuaj dhe për botën, duke ardhur në realitet.
Është po kështu e rëndësishme që Kosovës t’i jepet mundësia që të bëhet pjesë e të gjitha organizatave rajonale ndërkombëtare, ku çdo vend sovran e i pavarur i botës ka të drejtë të bëhet pjesë. Është shpresa ime e sinqertë dhe angazhimi im i përditshëm që Ballkani Perëndimor do të arrijë të shkëputet nga e kaluara njëherë e përgjithnjë e do të punojë sëbashku që të ndërtojë ekonomitë e vendeve të tyre, të integrojë tregjet e të ofrojë një të ardhme shumë më të mirë, duke menduar dhe duke punuar për fëmijët e tyre dhe duke mos folur më për hijet e të shkuarës. Në këtë drejtim do të doja që të theksoja një fakt, të cilin e kam përmendur në mënyrë të përsëritur me kolegët e mi europianë, është e pajustifikueshme që Kosova, një vend me vetëm 2 milionë banorë, mbetet edhe sot që flasim vendi i vetëm europian, populli i të cilit është i izoluar nga i gjithë rrjeti i regjimit të liberalizimit të vizave.
Dëgjoni këtë! Nga viti 2014, më shumë se 100 milionë njerëz i janë shtuar asaj bashkësie njerëzisht që mund të hyjnë në BE pa viza. Si është e mundur që BE ende të mbajë peng vetëm 2 milionë njerëz që kanë luftuar kaq fort për të fituar lirinë e tyre dhe që mbeten të angazhuar në mënyrë kaq të palëkundur ndaj perspektivës së tyre për në BE?! E dashur BE, ndaloje këtë gjë të pakuptimtë", tha Rama.
Degjojeni ju "analistet"deputetet,veprinmtaret partiak e lideret e institucioneve shtetetrore ne Kosove dhe Shqiperi.Ky eshte Edvin Kristaq Rama,i vertetei qe e pa e degjoi bota,edhe kur foli ne Beograd edhe tash ne OKB.M ju kete askund e askujt hapur,shtruet e shpluet,Shkurt e shqp, nukm ia that deri sot.
PërgjigjuDo ishte mire qe keta Avni Rustemat ta perdorin "trimerine" kunder te korruptuarve shqiptare qe jane me mijera ne vendin e krimit shqiperi se atehere do e meritonin emrin!Sa per Ramen kemi njohur nje Enver qe te hante mune neper kongrese por qe me vepra e bente ne breke nga jugosllavet.
PërgjigjuEdi Rama bere krenar edhe nje here gjithe shqiptaret.Pamvaresisht se nuk more nje perkrahje nga opozi-depozita nga populli shqiptar keni lavdimet e pafundme.Perkrahje100% nga populli coje personalitetin e shqiptareve ne nivelin e duhur.Po ruge e veshtire por te gjithe bashke do e kapercejme.
PërgjigjuShpifje....... Ore Gjel kokosh.Mafia ne qeveri.U takove me Trump ???? nuk e bere nje foto o baloshi me mjeker.
PërgjigjuJa rrofsh ti gjelit o ziliqar o gjomar
Edhe nese nje njeri nuk e do duhet te thuash realitetin per nje veprim qe ka bere te mire dhe qe askush tjeter ndoshta nuk do kishte pase guximin ta kishte bere.Kosovaret Edi Ramen duhet ta rrespektojne me shume se ne,mire tashti ne OKB se ndoshta eshte me thjeshte koha ka ece,por para 4 vitesh kur i kerkoi Vucicit brenda ne Beograd njohjen e Kosoves ishe nje inisiative shume e forte dhe akt burrerie dhe trimerie,pasi diskutohej me e nxjerr jashte nga konferenca e shtypit dhe me i mbyll mikrofonat.
Përgjigju...asnjehere nu kam dyshuar se nje dite edhe kundershtaret me laik do gjunjezohen para te MADHIT ZOTIT EDI RAMA...!
PërgjigjuTe lumt ...!!!
Edi je i paarritshem, je njeshi nder Shqiptaret zoti te bekofte.
PërgjigjuRrofsh sa malet o i madhi Edo Rama, ti he atëdhedashës i vërtet...!!!
PërgjigjuPolitikanet tone me te vertete duan atdheun por Jo popullin Duan pasuria e me sakte.ishalla erozioni i ka gerry dheun poshte karrkes e bien vete se ne envera duan
po cfare kakio eshte kjo gje qe pp exojme!!! ne kemi probleme me varfërinë, largimin e njerzve nga shqiperia, ministrin bylash nga tepelena qe shantazhon gjithkohës, ky informin boten qe ka bere detyra per te rregulluar globin. ore pse nuk po del ndonje Avni Rustem nga Vlora
PërgjigjuPo më dil përpara ti o momento mori të ta shofë suratin tënd o antishqiptar...