Për t'i kthyer përgjigje opozitës, e cila ka ngritur akuza për kapacitetet e spitaleve, Kryeministri Rama ka folur për Doktoreshë Silva Binon, e cila u infektua dhe u shërua nga COVID-19, për të cilën tha se u kurua në spitalet tona, jo se nuk kishte mundësi të shkonte në Turqi, por se spitalet tona, mjekët dhe infermierët janë në lartësinë e detyrës.

"Silva Bino u infektua dhe u mjekua këtu, jo se nuk kishte mundësi të shkonte në Turqi, por se spitalet tonë nuk kanë asgjë më pak se spitalet jashtë. Le të thonë çfare të duan për mjekët dhe infermierët tanë, ata janë heronjtë tanë, janë në lartësinë e detyrës, nuk ka pyll pa derra, ka derra në parlament, në opozitë, në çdo fushë, ka derra dhe mes mjekëve dhe infermierëve, por e them me përgjegjësi, shumica dërrmuese e mjekëve dhe infermierëve janë në lartësinë e detyres", tha kryeministri Rama.

 


Lajmi kryesor:

'Shpresën e fundit për pushtet e kanë varur te COVID'! Rama: Meta i dehur, po i shtypim ëndrrën për të sjellë vërdallë politikën! Luli me Leskajn do kthejnë Vlorën në pijetore me raki e qofte