Rama sjell historinë e familjes Xali, çfarë ndodhi me shtëpinë e vjetër në 'Kala'

Rama sjell historinë e familjes Xali, çfarë ndodhi me shtëpinë e vjetër në 'Kala'

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të shtunë me historinë e një familje beratase, banesa e së cilës është dëmtuar shumë nga vitet. “Me historinë e dikujt që kërkoi dhe gjeti ndihmë në platformën e bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama.

Një nga banoret e shtëpisë Valentina Xali, në letrën dërguar platformës, shkruan se familja e saj dhe ajo, janë pronarë të shtëpisë që ndodhet në lagjen “Kala” Berat. “Shtëpia ka qenë dhe ruhet jo vetëm si “monument kulture” por edhe nga UNESCO. E gjithë bota investon për ti mirëmbajtur këto shtëpi karakteristike si monument kulture të trashëguar në katër breza. Familja ime ka bërë shumë kërkesa në institucionet përkatëse dhe asnjë nuk është marrë parasysh”, shkruan Valentina.

Pas letrës së saj, në shtëpinë e vjetër beratase kanë nisur restaurimet, duke bërë që shqetësimet e familjes Xali të gjejnë zgjidhje.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane