Rama sqaron të vërtetën e tij për paketën e tretë: Mos i gëlltisni kurrë pa përtypur produktet e Bashës (VIDEO)

Rama sqaron të vërtetën e tij për paketën e tretë: Mos i gëlltisni kurrë pa përtypur produktet e Bashës (VIDEO)

TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka ripostuar një video të publikuar nga Partia Demokratike, që e akuzon se nuk miratoi paketën e tretë për individët dhe biznesin mes 20 dhe 25 majit sikur kishte premtuar.

Por kreu i qeverisë sqaron se në 13 prill theksoi se paketën e tretë do ta miratonte duke parë dinamikën. Paketa e tretë, sipas tij nuk u miratua pasi Shqipëria u rikthye në normalitet në fund të majit.

"Mjafton të nxjerrësh gjysmën e një fraze të vërtetë nga goja e tjetrit, për të përhapur një gënjeshtër të madhe ndaj tij!Gjysëm të vërtetat gënjeshtrat më të mëdha. Që të ruheni prej tyre mos i gëlltisni kurrë pa përtypur produktet e LBPD & Co.

 Në fund të majit Shqipëria u rihap dhe u rikthye në normalitet. Pagesat vazhdojnë dhe do të mbyllen 100% për afro çerek milionë punonjës" thotë Edi Rama.

VIDEO e PD e ripostuar nga kryeministri Edi Rama

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Dy italianë tentojnë të dalin nga Hani i Hotit me 2 pako me çeqe me vlerë totale 1 milion dollarë! Dyshohen të falsifikuara

Dy italianë tentojnë të dalin nga Hani i Hotit me 2 pako me çeqe me vlerë totale 1 milion dollarë! Dyshohen të falsifikuara