Kryeministri Edi Rama ka sulmuar ditën e sotme nga Fieri biznesmenin Francesco Becchetti, duke e quajtur atë një ‘maskara’ që sipas tij, është lloji i investitorëve që nuk duhen lejuar të investojnë në vend.
Rama gjithashtu sulmoi edhe kryedemokratin Sali Berisha, i cili sipas tij, dha leje për ndërtimine 12 hidrocentraleve në Valbonë.
“Kjo shumicë qeverisëse ka refuzuar një numër të pafundëm koncesionesh të dhëna për të ndërtuar në Lumin Vjosa hidrocentral pas hidrocentrali. Kjo shumicë qeverisëse është sot në një betejë ndërkombëtare me një maskara, i cili është kategoria e atyre nga e cila duhet të ruhet Shqipëria, të cilit iu hapën dyert e Shqipërisë, iu dha e drejta për të ndërtuar hidrocentral dhe për të bërë këtu të zotin e shtëpisë. Shqiptarët e kanë dëgjuar që këta që dalin deri në Tiranë ju kanë çuar letra nën duar, që i humbët ju 110 milionë euro për tekat e Edi Ramës. Po mirë, nëse unë do isha njeriu që shesh Shqipërinë, ça problemi do të kisha unë të thoja ‘hidrocentralet janë koncesione që i kanë dhënë të tjerët’. 12 hidrocentrale të dhëna nga ai i mos-ozotshmi, që bjeshkët atje lartë i dhanë jetë, që njerëzit u vranë e sakatuan për t’i shkuar pas atij dhe që nuk u bëri as rrugën deri në Valbonë, por u la peshqesh 12 hidrocentrale. Dhe këta ambientalistët dhe llapaqorrat, ia hodhën në kurriz edhe aty PS-së”, tha mes të tjerash Rama.
Lajmi kryesor:
35-vjetori i themelimit të PS Fier, kryeministri Rama: Shqipëria sot në epiqendër të një sërë përplasjesh! Sot shqetësohen për flamingot, por dje këtu bëhej turizëm gjuetie me çifte



