TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme takime me deputetët sipas qarqeve, ku ka ndarë detyrat për fushatën zgjedhore 2021 dhe ka dhënë paralajmërime të qarta se nuk ka zgjedhje të parakohshme në Bashki dhe se nuk është për lista të hapura. Në preferencën e tij nuk janë listat e hapura, megjithatë shefi i qeverisë është shprehur se "deri në fund nuk i dihet".
Një tjetër çështje që Rama është ndalur të flasë janë edhe koalicionet parazgjedhore, i cili paralajmëron se në zgjedhjet e ardhshme mund të futen të vetëm. Nisur nga këtë porosi që numri një i qeverisë u ka dhënë deputetëve në qarqe, mund të flitet për një dritë jeshile në takimin që Rama ka me opozitën e re që ka nisur që prej 19:00, pasi heqja e koalicioneve parazgjedhore dhe hapja e listave janë kërkesat e tyre të panegocioushme, që kanë kushtëzuar edhe votën e tyre mbi marrëveshjen e Reformës Zgjedhore të arritur nga Këshilli Politik.
"Nuk ka zgjedhje të parakohshme për bashkitë, kryebashkiakët do të vijojnë mandatin e tyre. Unë nuk jam për lista të hapura, por çfarë nuk ndodh deri në fund, kështu që kjo fushatë është betejë e juaja. Në varësi të dinamikës politike, mund të mos kemi koalicione parazgjedhore", mësohet t'u ketë thënë Rama.
Këto takime janë është zhvilluar ditën e sotme në Sallën e Hartave në kryeministri që prej orës 13:00 deri në orën 19:00, me qëllim riorganizimin e partisë dhe mobilizimin e strukturave për zgjedhjet e pranverës. Ndërkohë mësohet se Rama do të thërrasë nesër edhe kryebashkiakët në disa takime të ndryshme të grupuara sipas qarqeve.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.5%
-
Keq
61.8%
-
Nuk e di
13.8%
Vota total: 1438
Lajme të tjera
-
Studentët e Universitetit Stanford vizitë në Tiranë, takohen me Ramën
26 Prill, 16:15
-
Rithemelimi kërkoi interpelancë për emisionin në Rai 3, Rama: S’ka urgjencë për autorët e kësaj shfaqje të shëmtuar! Gatuajnë shpifje e ua japin të huajve si akuza
26 Prill, 13:08
-
Emisioni në Rai 3, Rama për 'Corriere': I neveritshëm, paragjykime për Shqipërinë! Ndërhyra për të mbrojtur imazhin e vendit tim
26 Prill, 10:22
-
Expo-Albania, ja si do të jetë kompleksi për organizimin e panaireve, Rama: Xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkëkohorë (VIDEO)
26 Prill, 08:18
-
Kryeministri spanjoll mendon dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë
25 Prill, 22:29
-
INTERVISTA/ Ilir Meta në ‘Frontline’: Nëse ka urdhër-arresti, nuk arratisem! Dumani, kapter i Rilindjes! Tarallakut i çoj para SPAK dyfishin e 2 marsit
25 Prill, 20:54
-
Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, u shiti 'sapunin për djathë' italianëve! S’duhet të jetë burrë, do dalë cullak
25 Prill, 19:07
-
'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdori për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë
25 Prill, 18:50
-
Modeli “Benet Beci”, e vetmja rrugë për rrotacionin politik në Shqipëri
25 Prill, 13:38
-
Reforma Zgjedhore/ Rithemelimi kërkon rikthimin e koalicioneve, lista të hapura të partive! Të kthehet marrëveshja e 5 qershorit, mbështesim votën e diasporës
25 Prill, 12:19
-
Emisioni i RAI 3, Rama-moderatorit: Telefonatën time e krahasuat me ndërhyrjet e Kremlinit, s’keni guxim të përballeni me të vërtetën
25 Prill, 09:45
-
Mero Baze: Beteja këmbëngulëse e Ramës ndaj një reportazhi të RAI
24 Prill, 21:45
Popull duhen PROTESTA te FUQISHME Per rrezimin shkaktarit te VUAJTJE ve dhe varferise
PërgjigjuO zot Me kete idjot ky popull do mbetet perjetsisht fukara
Përgjigju