Rama takim me drejtuesit rajonalë të arsimit: Bëni natën ditë! Protokolli të zbatohet nga gërma e parë tek e fundit! Ja sa shkolla do kenë 3 turne

TIRANË- Duke iu drejtuar fillimisht si prindër dhe më pas si drejtues rajonal të zyrave Arsimore, kryeministri Edi Rama u ka dhënë porositë e fundit, para nisjes të vitit të ri shkollor 2020-2021. Kreu i qeverisë ka vënë theksin në zbatimin e protokollit, nga gërma e parë deri tek e fundit, siç ai i thotë, pasi në varësi të saj varet shëndeti i fëmijëve, por edhe i një popullate të tërë.

Në takimin online që ka zgjatur rreth 32 minuta, Rama ka riktheksuar se në klasa nuk do të lejohen të jenë më shumë se 20 nxënës, në shkolla do të ketë punonjës nga Instituti i Shëndetit publik, me të cilin do të ruhen kontakte të përditshme, teksa bëri dhe ndarjen se sa shkolla do të punojnë me 1,2 dhe tre turne.

"Suksesi në zbatimin e tij lidhet me dyfishimin e energjive që ju dhe të gjithë skuadrat tuaja së bashku me drejtuesit e shkollave dhe mësuesit, duhet të vini në dispozicion të këtij viti. Duhet ta bëni natën ditë, pa u lodhur dhe të jeni në krye të detyrës në terren për të ndjekur me rigorozitet zbatimin e udhëzuesit nga gërma e parë në gërmën e fundit dhe këtu nuk është më çështja për të kryer një detyrë shtetërore, por për të qenë në këtë detyrë shtetërore në lartësinë e një humanizmi të spikatur dhe për të qenë shembull dhe burim kurajoje dhe burim energjie e besimi për të gjithë njerëzit e sistemit arsimor, që nga drejtuesit e shkollave deri te të gjithë mësuesit, përfshirë edhe prindërit. Kjo do të thotë që udhëzuesin jo vetëm duhet ta mbani mirë parasysh në çdo paragraf të tij, por duhet ta mishëroni ju të parët. Funksionimi i shkollës, do të jetë ndryshe nga vitet e tjera dhe do të funksionojnë deri në 3 turne. 1097 shkolla kanë 1 turn, 472 me 2 turne, 183 shkolla kanë tre nënturne. Në klasa në mënyrë absolute duhen respektuar rezultat dhe nuk duhet të ketë më shumë se 20 nxënës. për ato me mësim të kombinuar klasat do zhvillohen një herë në ambient dhe një herë online dhe do të vlerësohen vetëm në shkollë. Shtohen detergjenët, maskat, termometrët do të ketë edhe një person të dedikuar nga sistemi i shëndetit publik pranë shkollës. Personat e dedikuar nga Isntituti i Shëndetit Publik duhet të jenë kontakti juaj i përditshëm, jo për t'i pyetur formalisht, as për t'i shtuar presionin normal të kësaj pune, por për t'i inkurajuar dhe për t'iu gjendur pranë", shprehet Rama.

Mbajtja e shkollave mbyllur nuk ka qenë asnjëherë opsion i qeverisë, tha kryeministri Edi Rama dhe të gjendur në rrethana që nuk mund të ndërtohen mure të tilla që nuk lejojnë depërtimin e COVID-it, zbatimi i protokollit është kyç. Megjithatë, një kërkesë ai kishte për drejtoritë e zyrave rajonale Arsimore, që i quan prindër të dytë të fëmijëve, por edhe mësuesve, që zbatimi i protokollit të mos bëhet me të bërtitura apo me ndëshkime, por me një ndjenjë humanitare.

"Duhet të sillemi si misionarë humanist. Këtu bëhet fjalë për të bërë bashkë një armatë humanistësh.Numrat vetëvetiu do të rriten, këtë e dimë nga praktikat ndërkombëtare dhe analiza e arsyeshme e faktorëve që nxisin rritjen e numrave, një hapje e madhe brenda gjithë hapësirë tani më të hapur të Shqipërisë, që do të shtojnë numrat, por ka rritje e rritje dhe mbi të gjitha ka rritje që vjen si rezultat i mungesës së bërjes së të gjitha yzmeteve të nevojshme që është një rritje katastrofike, ka dhe një rritje objektive që vjen si rezultat i një përballje të përditshme me këtë armik të padukshëm. Ne duam të dytën, shkollën nuk e rrethojmë dot me mure të atilla që të mos lejojë hyrjen e virusit, por nga mënyra se si do të bëhet puna, do të varet shumë pjesa tjetër, rezultati dhe rezultati nuk është një notë, por është shëndeti i fëmijëve. Mbajtja mbyllur e shkollave nuk ishte opsion dhe këtë na e thotë eksperienca e të gjitha vendeve", tha Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:13
Rama: Mbajtja e shkollave mbyllur, s'ishte opsion! S'ngremë dot mure të larta kundër virusit, por do respektojmë masat

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se mbajtja shkollave të mbyllur, nuk ka qenë një opsion nga ana e qeverisë. Ai tha se është e pritshme që numri i të infektuarve do të rritjet, nisur nga eksperienca e vendeve të tjera, por e gjitha varet nga mënyra se si do të respektohen masat.

"Numrat vetëvetiu do të rriten, këtë e dimë nga praktikat ndërkombëtare dhe analiza e arsyeshme e faktorëve që nxisin rritjen e numrave, një hapje e madhe brenda gjithë hapësirë tani më të hapur të Shqipërisë, që do të shtojnë numrat, por ka rritje e rritje dhe mbi të gjitha ka rritje që vjen si rezultat i mungesës së bërjes së të gjitha yzmeteve të nevojshme që është një rritje katastrofike, ka dhe një rritje objektive që vjen si rezultat i një përballje të përditshme me këtë armik të padukshëm. Ne duam të dytën, shkollën nuk e rrethojmë dot me mure të atilla që të mos lejojë hyrjen e virusit, por nga mënyra se si do të bëhet puna, do të varet shumë pjesa tjetër, rezultati dhe rezultati nuk është një notë, por është shëndeti i fëmijëve. Mbajtja mbyllur e shkollave nuk ishte opsion dhe këtë na e thotë eksperienca e të gjitha vendeve", tha Rama.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Asgje: 01/09/2020 18:07

    Na ben shum per te qeshur ky njeri...edhe masat e transportit publik apo ato te njesive tregetare...do mbahen me rreptesi-tha ky. Dilni ne vlore dhe shikoni autobuzet e ujit te ftohte. Nje apo dy njerez shikon me maske poshte hundes. Ne dyqane e supermarkete as qe behet fjale. Si te besojme qe do funksionoje ne shkolla, me femijet e fillores?

    Përgjigju
  • Shqip: 01/09/2020 15:36

    Show i shpifur i rilindjes

    Përgjigju
  • Qobani: 01/09/2020 14:56

    Evlad ma mir na bjen për të ardhmen,të gjith së bashku të punojm për me rrit Sojin,për momentin po bahen rrokada në shkallt e Sojit po vendoset kush po jet bujk e kush gomar,kjo nuk ndodh shpeshë,ne synojm sa ma shum të bahemi NJERZOR,së bashku i kalojm shkallt e Sojit ma leht,mos harroni veq Krijusi i gjithsis i ka të gjitha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë