Hahn: Buxhet e njerëz të kualifikuar për negociatat, s'ka kushte shtesë, opozita të votojë 'magjistratët'

Shqipëria nis zyrtarisht procesin e quajtur screening, që ndihmon hapjen e negociatave. Për këtë në Tiranë, bashkë me ekipin e tij erdhi komisionari për zgjerimin, Johanes Hahn.  Ai tha se sfida e parë e Shqipërisë këto muaj është për burime financiare dhe njerëz të specializuar në administratë.

Falënderoj zotin Hahn për vizitën. Është vizitë e posaçme në këtë mbledhje të qeverisë dhe gjithë atyre që të jenë pjesë e këtij hapi madhor për vendin, me synim afrimin dhe për të bërë të mundur me nisjen formale të procesit që Shqipëria të ketë një avantazh kohor.  Besoj që vendimi i marrë në një moment kompleks për BE, ku siç dihet për arsye të dinamikave të brendshme të disa vendeve u desh një përpjekje e jashtëzakonshme e të gjithëve duke nisur nga Komisioneri, ekipi i tij, shefja e diplomacisë Mogherini dhe presidenti i KE-së.

Pasi vetëm me dhënien e rekomandimit pozitiv pa kushte por edhe me këmbënguljen që Shqipëria të integrohej bënë të mundur që procesi të çlirohej. Tani kërkohet një angazhim solemn në të gjitha strukturat. Prej sot deri në pranverën e ardhshme jemi të detyruar që të garantojmë me efikasitet kohën për të vijuar proceset e nisura dhe për të arritur rezultate që janë detyrime për të ardhmen e vendit tonë. Patjetër që kemi lexuar me vëmëndje, kemi lexuar rresht për rresht dhe besoj që jemi shumë të qartë për detyrat që këto konkluzione meritojnë. Dëshiroj të theksoj tre aspekte me këtë proces përgatitor që do na shoqërojë deri në pranverën e ardhshme.

Procesi të vazhdojë dhe të ngrihet mbi procesin e stabilizim asocimit. Aspekti i dytë është përmirësimi mi i komunikimit me vendet anëtare dhe misionin e BE në Tiranë. Aspekti i tretë lidhet me rendësin themeltare që procesi teknik dhe ai politik të veprojë në mënyrë elastike me njëri-tjetrin. Asgjë nuk na pengon që të bëjmë një punë me cilësi të lartë dhe pa asnjë të sharë. Plotësimi i këtyre masave do të monitorohet nga këshilli i ministrave. BE e ka bërë shumë të qartë që konflikte për çështje kufinjsh nuk do të mbartet brenda BE. Kjo është një shtysë shumë e rëndësishme. Në marrëveshjen me Greqinë nuk e bëjmë se na e kërkon Brukseli por se duam të lëmë pas një Shqipëri më të mirë.

Qeveria do të ketë si koordinatore për këtë proces Ministrinë për Europen dhe Punët e Jashtme nën drejtimin zv. ministrit Gent Cakaj, ministri kjo e cila do të shndërrohet në sekretariatin e ardhshëm për procesin e integrimit dhe drejtor është ministri i Punëve të jashtme Ditmir Bushati.  Shqipëria dhe Maqedonia ia dolën të kapërcejnë dallgën e madhe të momentit, varet nga ne zhvillimi i proceseve për të ecur para por rruga është e pakthyeshme. Padisktim që kjo fazë e re e kësaj rruge aspak të lehtë nuk do të shihej me aq optimizëm nëse nuk do të kishim përkrah komisionerët, të cilët treguan një përkushtim shumë të shtrenjë për Shqipërinë. Shumë shpejt do të paraqesim një platformë propozimesh për bashkëpunim me opozitën. Do të kërkohet bashkëpunimi i opozitës pa kërkuar asnjë çast lënien mënjanë të betejës së  saj politike ashtu siç ajo e mendon. Por duke pretenduar që në këtë proces Shqipëria të jetë e para.

Qoftë Franca apo Holanda u hapën dhe ofruan një zgjidhje pozitive kompromisi që e vlerësojmë shumë ashtu sikundër vlerësojmë faktin, që pas kësaj marrëdhëniet tona me komisionin dhe këto vende që na kanë mbështetur, por edhe Francën dhe Holandën janë forcuar dhe intensifikuar. Me Presidentin e Francës apo kryeministrin e Holandës kam parë vullnet pozitiv për të vendosur në dispozicion eksperiencën dhe mbështetjen e tyre me dëshirën e madhe që Shqipëria t’ia dalë dhe bindjen e krijuar, që qershori i ardhshëm do të jetë i formalizimit të negociatave. I shpreh komisionerit mirënjohjen për gjithçka ka bërë dhe besimin që ne do ia dalim falë edhe mbështetjes. Rezultatet edhe të vettingut po flasin cdo ditë, pavarësisht se nuk ka asnjëherë asgjë perfektë, pastrimi i sistemit të drejtësisë është i pakthyeshëm dhe përjashtimi i shumë figurave që mbanin deri dje peng drejtësinë dhe ishin super pushteti, janë provë e vullnetit dhe drejtësisë së gjithë asaj pune. Rruga deri në funksionimin e plotë të drejtësisë është ende e gjatë.

Edi Rama, kryeministër

Johannes Hahn tha se ky është hapi i parë në nisjen e procesit dhe i kërkoi qeverisë se për procesin e punës përgatitore të negociatave duhen njerëz të kualifikuar dhe burime të mjaftueshme buxhetore për misionin e dërguar në Bruksel.  

Shpresoj që të jetë një model kjo tryezë edhe për të tjerët. Është një klimë mjaft e mirë. Këshilli vendosi një objektiv me rëndësi në fund të qershorit, që çon drejt hapjes së negociatave. Unë gjithnjë e them ose do të eksportojmë stabilitet, apo do importojmë instabilitet. Por kur bëhet fjala për Ballkanin do të ishte kompletimi i diçkaje, që ka filluar që në 1989, që kur Europa filloi të ribashkohet dhe ky ribashkim do të përfundojë vetëm atëherë kur vendet e Ballkanit do të anëtarësohen në BE.

Vendet e BE, kujton se zgjerimi është investim strategjik. Për të nisur këtë proces për të mos humbur kohë, është e rëndësishme për qytetarët që të dëshmojmë angazhim të fortë dhe nuk duam të humbasim asnjë ditë. Vlerësimi analitik, është një proces një proces tërësor dhe i detajuar. Në muajt në vijim do të jenë mjaft kërkues, nga shtatori do të zhvillohen takime në Bruksel për kapitujt, sidomos për 23 dhe 24, po hartojmë një kalendar që administrata të bëjë të gjitha përgatitjet. Të cakohen burime të mjaftueshme në personel dhe buxhetore që të përballeni me këtë proces teknik dhe të detajuar. Po shoh ministrin e Financave, por nuk është vetëm ai, në cdo ministri duhet një personel me përvojë, pasi do të negocioni, jo vetëm me ne, por do të negocioni me drejtoritë e specializuara të komisionit, duhen njerëz me përvojë.

Johannes Hahn

Ndërkohë që pas tryezës, Rama dhe Hahn dolën në një konferencë për shtyp para gazetarëve. Në fjalën e tij, Hahn u shpreh se 12 muaj nuk janë pritje por janë një proces pune nga i cili priten rezultate konkrete. Ndër të tjera Hahn ka kërkuar nga pralamenti miratimin e ligjit për magjistratët e rinj.

Kemi 12 muaj që nuk janë pritje, por punë në një proces që me çeljen formale na jep mundësi të jemi në një pozicion të përparuar për të mos humbur kohë. Nuk do të humbasim kohë për procesin e fazës përgatitore. Sot ne kemi një marrëdhënie më të fortë me të gjitha vendet anëtare, shumë më të afërt edhe me Francën dhe Holandën me të cilat patëm një debat jo të lehtë dhe në fund u bënë pjesë e zgjidhjes pozitive. Është shkruar e zeza mbi të bardhë, Shqipëria dhe Maqedonia do të çelin negociatat në qershor. Mesa duket dielli ka dalë. Por është mirë të kemi ca shi herë pas herë që të pastrohen gjërat e panevosjhme. Mirëpresim rezultatet konkrete. Të gjitha arritjet janë të rëndësishme. Miratoni edhe ligjin e magjistratëve në parlament. Unë u habita kur mësova që duhet shumica për të miratuar një ligj të tillë.

Shiheni si një model për vendet e tjera. Megjithëatë kjo ka të bëjë edhe me rezultatet e prekshme brenda korrupsionit. Komisioni ka nisur punën përgatitore dhe kjo është arsyeja përse gjendem këtu. Nuk kërkohet shtysë vetëm nga qeveria, duhet i gjithë parlamenti edhe shoqëria cilvile. Ju përgëzoj për trajtimin e çështjes së azilkërkuesve, pasi ne duhet të bindnim shtetet antare që ky fenomen nuk nxitej nga qeveria.

Johannes Hahn

                   Kryeministri Rama dhe komisioneri Hahn në konferencë për shtyp

I pyetur nga gazetarët e pranishëm se çfarë ishte ky hap që ndërmori Komisioni, çfarë duhet të bëjë Shqipëria vitin që vjen, dhe cila cila është kërkesa kryesore që BE i bën Shqipërisë këtë periudhë, Hahn iu përgjigj se për Shqipërinë nuk ka kushte shtesë dhe se ky është një proces normal.

Nuk po fusim asnjë kusht të ri, ajo që po bëjmë është një proces i cili është zhvilluar në çdo vend tjetër kandidat. Marrim si shembull procesin e Vettingut, ishte një proces me rëndësi por ishte vetëm një pjesë e mozaikut pasi ka edhe shumë të tjera. Do të na duhet të bëjmë një vlerësim se ku qëndron vendi. Sa më e mirë të jetë cilësia e procesit të vlersimit analitik, aq më e mirë për nisjen e negociatave. Është pjesë e procesit. Duhet bërë me çdo vend. Duhet parë si pjesë e të gjithë procesit. Është mjaft ambicioze që kjo të mbyllet në një vit. Prandaj nuk erdha më kot që në Korrik pasi mund të thosha që në Shtator fillojmë. Por nuk duhet të humbasim kohë. Njerëzit janë me pushime, institucionet jo.

Johannes Hahn

Edhe pas largimit të Hahn, procesi për anëtarësim të vazhdojë dhe të ngrihet mbi procesin e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit:

  1. • Kreu i delegacionit shtetëror për dialogun politik me Komisionin dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian do të jetë Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati.
  2. • Koordinimin teknik të procesit të screening dhe punës përgatitore për hapjen e negociatave, qeveria shqiptare cakton Zv.Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Genti Cakaj.
  3. • Njësia ekzistuese e koordinimit të procesit të integrimit evropian në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme do të forcohet për t’u shndërruar në Sekretariatin e ardhshëm i cili do të sigurojë në kohë dhe cilësi ndërveprimin institucional dhe monitorimin e procesit.
  4. • Fuqizimi i strukturave koordinuese dhe përgjegjëse në Ministritë e Linjës, dhe veçanërisht në Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Brendshme, të cilat mbajnë dhe barrën më të madhe të procesit të screening për kapitujt 23-24, kapituj këto, të cilët përkojnë dhe me fushat prioritare të reformave tona të brendshme në drejtim të forcimit të shtetit të së drejtës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:52
Arma më e fortë e Shqipërisë për negociatat? Rama: Pasioni për vendin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur ditën e sotme bashkë me anëtarët e qeverisë, komisionerin evropian për Zgjerim dhe Politikën fqinjësore, Johannes Hahn. Pas tryezës, kryeministri dhe Komisioneri dolën në një konferencë për shtyp. 

I pyetur nga gazetarët se cila është arma e fortë që ka Shqipëria gjatë këtij procesi, Rama iu përgjigj se ishte pasioni që kishin për vendin.

Pas një viti kanë arritur si rezultat reforma shumë të rëndësishme që një vit më parë as nuk mendoheshin. Arma jonë më e fortë është pasioni që në kemi për Shqipërinë. Pavarësisht se bëjmë gabime sërish e duam këtë vend.

Edi Rama, kryeministër

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eri: 17/07/2018 16:50

    Ne te Autoritetit te aviacionit civil ja kemi arritur me kohe te jemi pjese e Europes. Kemi staf me eksperience tashme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë