Rama batuta me kursantët: Për çfarë keni ardhur këtu për të luajtur apo për të mësuar? (VIDEO)

451 kursantë po trajnohen nga Qendra Rajonale e Formimit Profesional në Elbasan, nëpërmjet kursit “Start Smart”, që është një instrument i rëndësishëm për profilizimin apo riprofilizimin e çdo punëkërkuesi të papunë, me qëllim orientimin sa më të mirë për punë dhe profesion. Kryeministri Rama, i shoqëruar nga zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Financave, Dajna Sorensen, ishin në këtë  qendër ku zhvillohen kurse profesionale në profile të ndryshme.

Ne i kemi orientuar të gjithë studentë që duan të marrin kurse formimi profesional të fillojnë me Start smart-in për të parë kush janë aftësitë e tij, prirjet e tij, që t’i bëhet më e lehtë pjesa e formimit. Krahas saj marrin disa aftësi të buta për punën në grup, zhvillojnë qëndrueshmërinë e tyre”, - u shpreh një nga përfaqësueset e Zyrës së Punës.

Kursantët e trajnuar pas përfundimit të kursit orientohen drejt punësimit ose drejt formimit profesional të mëtejshëm. “Kjo është një gjë e domosdoshme, sepse e keni parë vetë, që shkon të kërkosh punë e ju thonë çfarë di të bësh e ngre supet.

Ndërkohë që këtu, duke marrë këto aftësitë bazë e duke pasur dhe njohuri profesionale bazë, do ta keni shumë më të lehtë për t’u integruar në tregun e punës dhe duke qenë edhe më të kualifikuar, patjetër që edhe pagat do të jenë më të mira që në fillim”- tha kryeministri Rama, ndërkohë që synimi për këtë qendër formimi është profilizimi i saj drejt industrisë ku edhe bizneset në këtë rajon kanë më tepër nevojë.

Në momentin që Rama po vizitonte qendrën disa nga kursantët po bënin një lojë, ndërsa kryeministri bëri disa batuta.

Biseda
Kursanti: Kjo lojë tregon bashkëpunimin dhe sa mirë sa mirë funksionojmë ne si grup me njëri tjetrin.
Rama: Ju për çfarë keni ardhur për të loz apo për të mësuar?
Kursanti: Për të mësuar, por më anë të këtyre lojërave mësojmë si të bashkëpunojmë me njëri tjetrin
Rama:  Ju për çfarë po trajnohemi?
Kursanti: Unë për kurs si hidraulik

Kryeministria në njoftimin e shpërndarë për mediat thotë se deri në fund të marsit 2019, në të gjithë vendin janë përfshirë në këtë kurs 2314 punëkërkues të papunë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…