Furtunë shkarkimesh në PS e Shkodrës/ Rama: Nesër caktojmë koordinatorin e ri politik që zëvendëson Valdrin Pjetrin

LEZHË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme  në Lezhë një takim me drejtuesit e qarqeve veriore të Partisë Socialiste. Burime bëjnë me dije për gazetaren e Report Tv Klesiana Omeri se në këtë mbledhje Rama ka udhëruar shkarkimin shumicës së drejtorëve rajonalë në qarkun e Shkodrës

Ditën e nesërme në orën  17:00 Rama do të zhvillojë një takim me drejtorët e qarkut të Shkodrës, ndërsa në orën  18:00 do të mbledhë edhe kryesinë e PS ku do të vendoset caktimi i drejtuesit të ri politik në qarkun e Shkodrës.  Ky vendim vjen pas largimit të Valdrin Pjetrit nga posti i koordinatorit të qarkut të Shkodrës dhe tërheqjes së tij nga marrja e postit të kryebashkiakut në këtë qytet.

Mësohet se procesi i shkarkimit dhe emërimit të drejtorëve do të ndiqet nga deputeti socialist Luan Harusha, i cili mund të jetë edhe një emër i mundshëm që do të zëvendësojë Pjetrin në postin e koordinatorit politik të kryeqendrës së veriut.

Në mbledhje Rama ka folur edhe për ndryshimet që do të pësojë ligji i dekriminalizimit, duke marrë shkas nga rasti i Valdrin Pjetrit teksa ka kërkuar thellim të dënimeve për ata që nuk deklarojnë dënimet në formular. Kreu i qeverisë është shprehur edhe më herët se ky rast do të shërbejë për të ndryshuar ligjin, në mënyrë që të përcaktohen afatet e verifikimit shtetëror të kandidatëve.

Pjetri akuzohet nga PD se ka qenë i dënuar në Itali dhe këtë fakt e ka fshehur në formularin e dekriminalizmit përpara kandidimit për postin e kryebashkiakut të Shkodrës.  PD ka publikuar disa dokumente  nxjerrë nga kuestura e Firences, që tregon se kryebashkiaku i Shkodrës Valdrin Pjetri ka qenë dënuar në Itali me 18 muaj burg dhe një mijë euro gjobë për shpërndarje droge.

Pjetri i ka mohuar edhe akuzat ndaj tij, ndërsa në një reagim publik kryeministri Edi Rama është shprehur se deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht.

Në mbledhje kryeministri ka kërkuar edhe një verifikim të IKMT, bashkive dhe policisë në gjithë vijën bregdetare për ndërtimet e paligjshme. Rama është ndalur veçanërisht tek bashkitë që kanë qenë drejtuar nga Partia Demokratike duke u rikujtuar kryebashkiakëve të rinj që të mos largojnë njerëzit nga puna.  Po ashtu një fokusim të gjerë në takimin e mbajtur jashtë 'syrit' të kamerave është folur edhe për administratën duke thënë se duhen persona të kualifikuar.

Në takim ka qenë i pranishëm edhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i cili është shprehur se regjistrimi elektronik i anëtarësisë duhet të kryhet brenda datës 5 shtator, ndërsa kryetarët e organizatave socialiste duhet të zgjidhen deri në 16 tetor, ku duhet të përfshihen njerëz me integritet.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anna: 28/08/2019 07:38

    Po per Lezhen mqs te ra rruga pse nuk urdherove qe te largohen dhe aty ato drejtore super te korruptuar .

    Përgjigju
  • Vasililesheli: 28/08/2019 06:46

    E kam.thene shpesh. Nuk ka PS drejtuese ne Shkoder.Vetem nje grup trafikantesh votash ,nje shpk e PD me dashje. Te bindur se PS nuk e fiton kurre bashkine kane zgjedhur te tradhetojne zgjedhesit e tyre dhe te punojne vjedhurazi per PD. Shikoni emerimet e bera. Si rikthehen ne vende drejtuese te shkarkuarit ne 2014. Mos valle iu pastrua dosja ?! Jo.Shume thjeshte .Paguan eurotdhe u rikthyen te pastruar. Shiko keshillin bashkiak...injorante burbone qe dhe vete e dine se jane kot aty,aqsa urojne qe ky keshill te mos e kete jeten e gjate ...! Ju siguroj une.Krejt ndryshe do te ishte gjendja e PS Shkoder pa keta drejtues te shitur,qe kane borxhe per te lare tek PD apo qoka me shpresen se kur PS te rrezohet do te jete PD ajo qe do t'i mbaje perseri aty. Nderkohe ne votuesit e PS vuajme ne kohen e PD dhe akoma me shume poshterohemi ne kohen e PS. Sepse Pd edhe sot i ruan anetaret e vet,nuk i harron,kurse ne PS diten qe drejtoret marrin detyren mbyllin dyert me justifikimin se jemi te depolitarizuar. Interesant. Derisa marrin votat prej nesh jane me PS ,pastaj fill depolitarizohen. Derisa eurot ju thyejne hundet dhe emerimet i bejne nga PD. Kjo eshte gjendja e PS Shkoder. Autori eshte anetar i PS,komisioner,anetar i KZAz-ve dhe flet edhe me fakte.

    Përgjigju
  • Raul: 27/08/2019 20:37

    Po hajdutin burgaxhi drejtor oshe durrës prej 8 vjetësh kur do e heqësh. Ka bërë burg për vjedhje

    Përgjigju
  • Rami: 27/08/2019 18:00

    Andej nga Tirana e Durresi kur do e sillni kete furtunen mor amani?!

    Përgjigju
  • Braho: 27/08/2019 17:39

    Shkarkoji t gjith se jan t lidhun me krimin

    Përgjigju
  • Klodi: 27/08/2019 17:24

    Dmth u ekzekutuan socialistet e fundit dhe u zevendesuan me Rilindas

    Përgjigju
  • Keti: 27/08/2019 17:07

    Fortune duhet te bej ne koken e tij qe e la prap Shkodren pa investime e pa te ardhme.Kudo ne Shqiperi punohet e ne Shkoder kaos qe nuk di kush drejton e kush vendos.

    Përgjigju
  • Shkodrani: 27/08/2019 16:55

    E le prap Shkodren ne dor te PD dhe si rrjedhoj prap pa investime se fajin e ka Voltana.A ke turp mor djal,a ke karakter a cfar ke.Nuk lihet nje qytet i tere vecmas gjith shqiperise se nuk vure nje kryetar bashkie qe do hapte rrugen investimeve por vure nje trafikant.Prap fajin e ka Voltana????

    Përgjigju
    • Shkodran prej Puke: 27/08/2019 18:44

      Mbani Voltanen perseri me flakadane ne dore o ju marrte purtha shalet o popull i mbaruar

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'