Rama: Të ardhurat do bien në pikiatë të hatashme! Plani i PD? Opozita e kthen detin në kos

Në fjalimin e tij të gjatë drejtuar shqiptarëve, kryeministri Rama sulmoi edhe opozitën për planin që propozoi dhe deklaratat kundër qeverisë.  "Ju dua shumë si të shtëpisë sime, por mos më kërkoni fjalë të sheqerosura. Luftoni pa pushim me zakonet e jetës së përditshme. Nuk duhet të jemi si me pushime dhe të presim nga qeveria si në ditët e bekuara. E di që ka plot nga ju që nuk e kuptojnë se nuk duhet të dalin në shëtitje, ka edhe nga ata që mendojnë se po i tremb duke thënë luftë, luftë, luftë. Por në fakt, kjo është e para luftë, që e ka zbukuruar botën si nuse, nuk ka asnjë këmbë ushtari në rrugë. Prandaj ju lutem dhe u kërkoj ndjesë mos prisni nga unë që të mos ua përsëris pa pushim; luftërat nuk vijnë për të mos na dëmtuar apo për ta bërë detin kos.

Bashkë me rrezikun sjellin edhe rrezikun e vdekjes ekonomike. Kjo luftë është e para në histori që e kthen një popull të mbyllur brenda mureve të shtetit të tij dhe e bën shtëpinë e përbashkët. Kjo do të thotë sesa do të kërkoni dhe unë tu plotësoj, në këtë shtëpinë tonë të përbashkët në lagjen me të varfër të Europës, qeveria do të bëjë gjithcka mundet, por cdo anëtar i familjes sonë duhet të ndërgjegjësohet, se gjithckja nuk mund të përfshijë shumëcka në kohën e paqes. Qeveria mbledh edhe administron të ardhurat nga puna e secilit prej nesh. Rriten të ardhurat, ka më shumë për shtëpinë, bien të ardhurat ka më pak. Shteti mbahet me taksa, jo me frymën e shenjtë. Në këtë luftë të ardhurat e shtetit do të bien në një pikiatë po aq të hatashme dhe më dëgjoni. Nuk dimë dot se në cfarë pike do të na bien të ardhurat. Nuk mund të jetë  një plan për ti kënaqur të gjithë sot dhe për ti lënë me gisht në gojë nesër. Platformat e opozitës e kthejnë detin në kos.

Ekonomia jonë nuk mund të zbatojë ëndrrat opozitare apo atyre që nuk dinë tablat e shumëzimit. Do të financojmë mbijetesën në luftë, të atyre nga ne që do të përfundojnë në kthetrat e armikut, atyre që nuk shkojnë në punë, atyre që pa biznesin e vogël mbijetojnë nesër. Këta janë ata që kanë më shumë nevojë në këtë moment, të tjerët jo vetëm që nuk duhet të kërkojnë, por të hapim nëse duhet të kalojmë në planin B. Sepse të parët ata me halle reale nuk duhet ti lëmë vetëm, të dytët të bëjnë luftën e tyre si të gjithë të tjerët dhe ekonomikisht ndryshe nga të tjerët" tha Rama.


Lajmi kryesor:

300 milionë euro për pasojat e koronavirusit! Rama plan me 7 pika, të gjitha kategoritë që përfitojnë (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan