Basha i përgjigjet Ramës: Vepra dhe jo fjalë për mjekët dhe infermierët, do u rrisim pagat deri në 1200 euro
Kryedemokrati Lulzim Basha
TIRANË- Premtim elektoral e ka quajtur kryedemokrati Lulzim Basha deklaratën e kryeministrit Edi Rama se do të rrisë pagat për mjekët dhe infermierët, teksa e cilëson si mosmirënjohës për punën e bërë nga bluzat e bardha, veçanërisht gjatë kohës së pandemisë.
Ai thotë, se PD ka një plan konkret, jo vetëm fjalë, duke u premtuar se me ardhjen e tij në qeveri mjekët do të paguhen 1200 euro ndërsa infermierët 700 euro. Këto para, Basha thotë se do t'i marrë nga anulimi i tenderëve korruptiv të qeverisë aktuale.
"Mjekët dhe infermierët tanë kanë nevojë për mbështetje dhe mbrojtje të veçantë nga shteti për shërbimin kolosal që i kanë bërë vendit, në veçanti në këto kohë pandemie. Rritja e pagave të tyre është jetike por ajo duhet të jetë reale dhe jo elektorale. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për ti trajtuar me dinjitet personelin shëndetësor. Por kjo është e pamundur sa kohë që kemi një qeveri që i çon paratë e taksave të shqiptarëve tek koncesionet korruptive, dhe shpenzimet për shëndetin publik janë më të ulëtat në rajon.
Ne do ti anullojmë koncesionet korruptive dhe paratë do të përdoren për mbështetje reale për mjekët dhe infermierët, me rritje pagash, me pajisje dhe kushte më të mira për tju shërbyer qytetarëve. Me planin tonë ne do të mundësojmë ndryshimin e madh në shëndetësi me paga dinjitoze të niveleve rajonale për ta: 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët. Kjo qeveri është treguar mosmirënjohëse me mjekët dhe infermierët edhe gjatë pandemisë. Pa asnjë vonesë tjetër, qeveria Rama duhet t’u japë atyre shpërblimin e premtuar prej 1000 euro. Stafet mjekësore janë profesioni më jetik i vendit. Atyre ju detyrohemi vepra dhe jo premtime te pambajtuara", shkruan Basha.
Kjo deklaratë vjen si përgjigje ndaj asaj që tha dje kryeministri Edi Rama se nga viti 2021 do të rriten pagat për mjekët e infermierët në një masë të konsiderueshme, por pa e specifikuar konkretisht
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
62.5%
-
Jo
34.6%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 4416
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lulzim Basha i bashkohet lutjeve për Kryepeshkopin Anastas Janullatos
10 Janar, 21:11
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
SPAK përfundon hetimet për laboratorin e kokainës në Xibrakë: Asnjë provë për përfshirjen e Olsi Ramës! Bardhi i sulmon: Jeni qesharakë
10 Janar, 17:40
-
Lagjja historike e Zdrales në Shkodër do kthehet në pedonale! Rama me Benet Becin inspektojnë punimet
10 Janar, 14:52
-
Shkodër/ Rama viziton Poliklinikën e Specialiteteve, do ofrojë 22 shërbime! Risi në specialitete si kirurgjia, ortopedia apo infektivi
10 Janar, 13:44
-
Rama i përgjigjet 'Sy më sy' komentuesit: Së shpejti paketa e dytë mbështetëse për panelet diellore për familjarët
10 Janar, 10:59
-
Vijon puna në kantierin e rrugës Shirokë–Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit në zonë
10 Janar, 09:10
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
Mbrëmja Gala/ Rama: Mbështetja e qeverisë për sportin do rritet! Batuta me kreun e KOKSH: Në rini Fideli ishte kampion sporti dhe i femrave
9 Janar, 19:21
-
Debati në ‘Studio Live’/ Haklaj: Rama mban peng Berishën, PD do i kalojë Argitës! Saliu shiti Salianjin te amnistia, sepse i doli me hu te selia më 2021
9 Janar, 18:10
-
Për 3 ditë nis regjistrimi i emigrantëve për zgjedhje, Rama rikthen turin me diasporën! Dërgon drejtuesit politikë në Greqi dhe Itali
9 Janar, 17:10
Po ket temin sa do ta rritesg?
PërgjigjuPo te presin ty me padurim o viktim e demokracis!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Se kur te vishhhhhhhhhh ti ne pushtet ne vitin 2032 do ju mbushesh trastat. Kan filluar duke i qepur e bejn gati trastat. Mbaje me shkum o debil.
PërgjigjuPo mir e ke ti more lul ziu...po me sa dim ne si popull deri me sot e dim mir se kush ka fjale dhe kush ka vepra prandaj mos u merzit zgjedhjet para jane populli vendos po ti nxito genje sa me shume...
Përgjigjuky nuk di as te genjej lumadhi
PërgjigjuAKOMA SHEF ENDRA KY BUDALLI
PërgjigjuKeto qe thua ti jane fjale o ko*e.Rama ato qe thote i ben vepra.
Përgjigjudo ua jape kunati yt? Sikur sdi njeri qe rroga ne te mira jane me mire. Sa kam qejf te fitosh e ti lesh me gisht ne goje kush mund ti haje genjeshtrat e tua...po me vjen keq pastaj per vendin sd vetem ty te ka mangut
Përgjigjukur te behesh ti kryeminister do bohet deti kos
PërgjigjuJavash javash, fut kembet nje here ne votime pastaj shohim e bejme i rrit edhe rrogat dhe penxionet, i ul edhe taksat, i ul edhe shpenzimet dhe nuk bejme asnjegje tjeter vetem rrisim rrogat, hahahahahah, duhet balance tatimore (te ardhura/shpenxime) bre kandidat per km
PërgjigjuBalanca eshte, por ato ikin per PPT e Ilir Beqes dhe Vilma Nushit! Dje doli raporti per ushqimet baze me te shtrenjta ne rajon ketu tek ne. Kjo vjen se ke naften me te shtrenjte ne europe, nuk ke rimbursim te bujqesise etj. Eshte keqmenaxhim jo mungese burimesh!
HAHAHAHAHAHA
PërgjigjuMir e ka . Ky ska genjyer kurrrrrrrr. Kur ishte ne pushtet ky shqiperia ishte bahce me luleeeeee!!!!!!!!! Rrogat dhe pensionet ishin te larta sa skishim nga ti mbanim. Taksa skshte ishim pas gjermanis e sdi cfar te them shkurt parajspa fundddddddddd