Rama 'thumbon' Bashën': Do jem kryeministër deri kur të dalë ndonjë tjetër, që s’e njohim akoma

Rama 'thumbon' Bashën': Do jem kryeministër deri kur të dalë ndonjë tjetër, që s’e njohim akoma

Kryeministri Edi Rama shkruan se nuk ka asnjë taksë për të gjithë automjetet që vijnë nga Kosova në drejtim të Shqipërisë për të sjellë ndihma për tërmetin. Ai e cilëson si gënjeshtër lajmet që sipas tij janë përhapur, ndërsa thotë se tarifa e shërbimit është një kontribut i çdo përdoruesi të rrugës. Kreu i qeverisë ka një përgjigje edhe për ata që e akuzojnë për shengenin ballkanik. Ndërkohë që në fund ai nuk kursen në mënyrë indirekte as Lulzim Bashën që pretendon të bëhet kryeministër, kur thotë se do të qëndroj në detyrë deri kur të dalë ndonjë tjetër që 's’e njohim akoma'.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama
Të gjithë atyre që shfryjnë mllef e helm për “taksën” e Rrugës së Kombit, fjalët më poshtë po u përcjell:
• E para, është një gënjeshtër me bisht që u kërkohet “taksë” kalimi automjeteve që sjellin ndihma në Shqipëri! Zero! Kompania që investon në Rrugën e Kombit dhe garanton mirëmbajtjen e saj, e ka marrë përsipër mbulimin e shpenzimeve të kësaj “takse” për çdo automjet ndihmash. Ky është fakti dhe gënjeshtra që ka marrë dhenë në rrjetet sociale është vetëm një gënjeshtër. Të cilën e përsërisin dhe e përhapin jo ata që sjellin ndihma, po ata që e kanë me të dëgjuar! Popujt thonë kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës, e vërteta ende s’ka veshur dot pantallonat.

• Tarifa e shërbimit (jo taksa, po tarifa e shërbimit për Rrugën e Kombit), nuk është një tra i vendosur për të penguar shqiptarët të vijnë nga Kosova a të shkojnë në Kosovë, siç predikojnë ata që s’e kanë mësuar akoma atë shprehjen kuptimplotë, që në paqe forma më e lartë e patriotizmit është të paguash taksat! Jo, ajo tarifë është një kontribut i çdo përdoruesi të rrugës, për ta pasur rrugën që përdor sa më optimale dhe sot, nuk del dot dikush që i ka sytë në vend që të thotë se Rruga e Kombit, nuk është shumë më e sigurtë e më e mirëmbajtur, se sa përpara vendosjes së tarifës.

• Dhe e fundit, unë nuk isha hero kur e mbrojta pavarësinë e Kosovës në mes të Beogradit dhe ju më bëtë hero! As nuk jam tradhëtar sot, kur mbroj dhe do ta mbroj deri në fund, idenë e Shengenit Rajonal! Jo, unë jam po ai, që as nuk fluturoj kur më bëjnë hero, as nuk ndalem kur më bëjnë tradhtar, e i dal për zot fiks po njësoj, bindjeve e ideve të mia. Sepse nuk e kam marrë këtë detyrë për t’iu pëlqyer të gjithëve çdo ditë, po për t’u kujtuar me respekt nesër edhe nga ata që s’do më duan kurrë, kur ditët e mia në detyrë të kenë mbaruar; si një shqiptar kokëfortë që i shërbej me zemër vendit tim, që e mbroj të vërtetën time megjithë zemër dhe që di ta bëj këtë detyrë më mirë se të tjerët - deri kur të dalë natyrisht ndonjë tjetër, që s’e njohim akoma. Kaq për këtë temë, se më duhet të zbres tani nga makina, për t’u kujdesur për sistemimin në hotel të disa familjeve të tjera fatkeqe. Përqafime të gjithëve, edhe atyre që do vazhdojnë të më shajnë, sepse e di që kujtojnë vërtetë se kanë të drejtë, siç e di që do më japin të drejtë një ditë, kur koha të tregojë ashiqare se janë krejt gabim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TA VE LALA SONE: 28/11/2019 12:34

    O eris pse gënjen si derr un jam Shofer kamjoni i KOSOVËS e kam qen nga të parët që kam ardh me u intervenu në Shqipri për me ndihmu vllazërit tan. Po pse mor burri Zotit dhe në kto dit të kqija ju gënjeni pa fund e pa turp. Po mos mor bur e boj llum se sasht mir se Zoti po të dënon. Sot ne duhet me qen bashk si vllazën e jo me gënjy pa lidhje. Të qoft marre mor eris. ZOT8 I BEKOFT SHQYPTARËT.

    Përgjigju
  • erisi: 27/11/2019 23:10

    Taksen e ndaluat pasi ju doli skandali mor plere.Dje dhe sot taksa eshte paguar pa asnje dallim.Ti nuk pranon as fajin dhe hidhesh ne sulm sepse mendon qe mbrojtja me e mir eshte sulmi.Ne sulm hidhesh vetem kur e verteta te djeg.Po ura e rilindjes qe u thermua eshte genjeshter?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Media: Armëpushimi në  Liban do të shpallet sonte pas orës 22:00

Media: Armëpushimi në Liban do të shpallet sonte pas orës 22:00