Podcastin me sipërmarrësin Agim Xhindoli, kryeministri Edi Rama e shfrytëzoi edhe për t’u rikthyer në kohë, duke sjellë episode sa interesante aq intriguese, nga Lushnja, ku kishte shkuar përherë të parë me tren, kohën kur ishte piktor. Thotë se ishte me mikun e tij Vladimir Myrtezajn dhe kishin marrë një porosi të përshkruanin Shqipërinë e kohës së Zogut në një murale.
“Bie telefoni, ishte një telefon aty. Hap telefonin unë dhe thotë: ju pret poshtë i plotfuqishmi. S’kam kërkuar - i thashë - asnjë të plotfuqishëm kështu që skam takim me asnjë të plotfuqishëm dhe e mbyll telefonin”, thotë Rama.
Bëhet fjalë për vitin 1987, kur kryeministri duhet të ketë qenë një 23 vjeçar, që siç ai e përshkruan veten, ishte edhe rebel, i parruar. Një formë për të protestuar ndaj kohës dhe sistemit. Më gjuhën e një detajuesi, ai tregon personazhin misterioz, që pasi nuk mori përgjigje në telefoni e dhomës së hotelit, i trokiti në derë
“Me një kostum, gri, me këpucët gri me vrima. I zeshkët me një kravatë si gjuhë lope kështu e trashë që më thotë: atë mjekrën do ta rruash vetë apo do ta rruajmë ne, gjatosh”, shtoi ai.
Protestën ndaj regjimit, Rama e tregon me kënaqësinë e një njeriu që ka arritur të përballet, edhe pse atë kohë kjo gjë rrallë ndodhte. Ndryshe përfundoje keq. 30 e disa vite më pas, nuk kalon pa venë në dukje njohuritë e tij për pikturën, artin në botë
“Filloi piktura të krijonte shqetësime, jo po ç‘është kjo, jo po kau kështu - “kështu ka qenë kau në kohë të Zogut, Ku e dini ju? Ne mendojmë që ka qenë kështu, gërdallë e madhe. Jo, s’është kau i Zogut ky, ky është si kau i Pikasos. Nuk e njoh i thoja, nuk di gjë kush është Pikaso”, deklaroi Rama.
Në mbyllje të për të kënaqur me humor edhe mysafirin e tij Xhindolin, Rama solli një tjetër episod të atyre ditëve në Lushnjë. Ishte dita kur veteranët që njihnin kohën e Zogut, do të vendosnin mbi fatin e muralit
“Edhe ishte njëri, një person, i cili më ndiqte mua në Lushnjë, më ndiqte literalisht me një çekiç të mbledhur në një gazetë dhe thoshte : unë atë do ta vras. Dhe ishte gjys i çmendur, unë e merrja me të qeshur”, përfundoi Rama rrëfimin e tij.
Lajmi kryesor: