Rama tregon skemën si do të kompensohet biznesi i vogël: Do të japim dyfish, përfiton edhe gruaja (VIDEO-Detajet)

Edi Rama u shpreh se shuma e pagave mujore të deklaruara nga biznesi i vogël (që tashmë është mbyllur për shkak të koronavirusit) është 731 milionë lekë, por në këtë rast shtoi ai, shpeshherë paga e vetme e deklaruar është ajo e kryefamiljarit në kufijtë e minimales, ndërsa gruan e deklaron të punësuar pa pagë. Përballë kësaj situate, Edi Rama tha se, qeveria do i japë edhe gruas së atij kryefamiljari, pagën e luftës. Në total numri i personave që do të përfitojnë nga biznesi i vogël është 60440 persona, ndërsa shuma 1.57 mld lekë.

"Sot kam dhënë miratimin për disbursimin e mbështetjes financiare mujore, për periudhën e luftës, të atyre mes jush që e kanë edhe hallin më të madh së të gjithë ne të tjerët, të punësuar a të vetëpunësuar në një biznes të vogël që kanë ndalur punën, familje që jetojnë me ndihmë ekonomike apo të papunët të asistuar nga shteti! Në regjistrat e shtetit shuma e pagave mujorë të deklaruara në biznesin e vogël është 731 milionë lekë të reja. Por dëgjomëni më vëmendje: Në regjistrin e deklarimeve mujore shpeshherë paga e vetme e deklaruar në shtet nga një biznes i vogël është ajo e kryefamiljarit, e cila përgjithësisht deklarohet në kufijtë ë pagës minimalë. Rruga e shkurtër dhe më e thjeshta në këtë rast, do të ishte të thoshim sot, ne po i japim kryefamiljarit pagën minimale të deklaruar nga ai vetë dhe jemi në rregull më aritmetikën e regjistrit të pagave të deklaruara të atyre që sot nuk punojnë se u është mbyllur biznesi i vogël. Pra, 710 milion janë pagat e deklaruara nga biznesi i vogël, 710 milion po shpërndajmë edhe ne dhe me logjikën e ligjit jeni në rregull, e kemi shlyer detyrimin tonë.

Por ka një shprehje të bukur populli ynë, kur thotë i takon më ligj e me zakon. E pra, ne e dimë se ka shumë familje të vetëpunësuara, ku, shembull tipik, kryefamiljari deklaron pagën e tij minimale, por bashkëshorten e deklaron të punësuar pa pagë! Tani mirë ligji kur i thonë, po zakoni si e do në këtë luftë? Sepse jemi të gjithë një familje e madhe jo me fjalë por në fakt dhe prandaj, nuk mund të mjaftohemi me aritmetikën e numrit të të vetë punësuarve më pagesë të deklaruar që sot nuk punojnë për shkak të mbylljes së aktivitetei. Kështu që ne do të shkojmë përtej këtij numri, në mënyrë që të gjitha qelizave familjarë të këtij vendi, të cilat  nuk funksionojnë normalisht dhe ushqehen nga biznesi i vogël që është mbyllur, të mos u mungojë jo e gjitha ajo që kanë në kohë paqeje natyrisht, po e gjitha ajo që ne, familja e madhe mund të bëjmë për ta në këtë kohë luftë!

Ja pse ne do t’ia japim edhe gruas së atij kryefamiljarit që përmenda më lart, pagën e luftës! Në këtë mënyrë, çdo i regjistruar, me pagë pa pagë, si i vetëpunësuar nga familja në biznes të vogël, do të marrë një pagë luftë dhe shuma 710 milionë lekë të reja e pagave të deklaruara nga ata që e kanë mbyllur biznesin e vogël në kohë lufte, do të bëhet 1.57 miliardë lekë të reja! Pra shteti do t’i japë biznesit të vogël dyfishin e shumës së deklaruar si pagesa në kohë paqe, duke kompensuar kështu të gjithë të punësuarit a vetë punësuarit në një biznes të vogël, që nuk punojnë dot sot për shkak të luftës - pavarësisht nëse në kohë paqe shumë syrësh figurojnë si të punësuar pa pagë në biznesin e tyre familjar! Këta janë plot 60 mijë e 440 persona që nuk do t’i lëmë vetëm" shkruan Rama.


Lajmi kryesor:

Paketa për koronavirusin/ Rama tregon skemën si do të ndahen lekët: Dyfishim asistencës, pagesës së papunësisë dhe 2 paga biznesit të vogël


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rënia e regjimit të Assad, Hasani: Kemi plane konkrete për riatdhesimin e shqiptarëve nga Siria

Rënia e regjimit të Assad, Hasani: Kemi plane konkrete për riatdhesimin e shqiptarëve nga Siria