Ky është viti i fundit që bashkitë kanë në administrim vijën bregdetare. Kryeministri Rama njoftoi sot se në shtator do të depozitohet ligji i ri në Kuvendin e Shqipërisë që u heq bashkive administrimin e plazheve.
Vendimi, sipas kreut të qeverisë erdhi pas situatës me administrimin e plazheve nga pushteti lokal, të cilën ai e cilëson si rrumpallë. Ai vlerëson punën e policisë dhe inspektorëve në javët e fundit për lirimin e hapësirave, por shton se kjo nuk mjafton prandaj vija bregdetare do të kalojë në administrim nga shteti.
"Pushtimi i plazheve publike dhe rrumpalla në administrimin e plazheve e të territorit bregdetar në tërësi nga njësitë vendore, duhet të marrë fund. Beteja e Policisë së Shtetit dhe inspektoriateve qendrore, qysh nga fillimkorriku, po ndikon në përmirësimin situatës, por nuk mjafton. Nē vjeshtë në Kuvend, LIGJI I RI pēr mbrojtjen dhe administrimin e Vijës Bregdetare nga shteti.
Kjo pasuri kombëtare i takon POPULLIT dhe pushimet u takojnë njerëzve, jo abuzuesve të çdo kategorie; nga tregtarët qē nuk lëshojnë kuponat, tek harbutët që zaptojnë plazhet dhe deri tek zyrtarucë shtetërorë e pushtetarë vendorë, të cilët në vend të detyrës ndaj vendit dhe pushuesve, u bëjnë qoka dëmtuesve e zhurmuesve. ZeroTolerancë ndaj abuzuesve nuk është moto fushate, po linja e re e qeverisjes Deri në Fund dhe në çdo drejtim" thotë Rama.
Në javët e fundit janë liruar disa hapësira publike në plazhe nga Ksamili, në Lezhë, Velipojë, Durrës dhe Pogradec, ndërsa janë proceduar edhe dy drejtorë të Tatimeve, pasi nuk kishin ushtruar kontrolle në territorin që mbulonin.
Aksioni anti-informalitet vijon prej disa javësh në të gjithë vendin me theks vijën bregdetare, ndërsa nga 1 gushti është shtrirë edhe te karburantet dhe biznese të tjerë.
Me ne fund po vjen era shtet Pergezime zoti Kryeminister per kete nisme qe ke marre. Eshte e patolerueshme qe plazhet te zaptohen nga horra e barbare qe e quajne veten pronare te reres. Ne cdo vend te botes perqindjen me te madhe e zene plazhet publike, shume pak zene plazhet private te cilat jane ne perdorim nga pronaret ne zbatim te ligjeve ne fuqi duke te te pajisur edhe me kuponin tatimor.
Përgjigjuje teper inteligjent per tu gjykuar nga nje popull me emrin shqiptar.....
PërgjigjuPo i njejti popull eshte ae ka mbajt ne Politik kasapin e vucicdolit
Te lumte, Edi!!!
PërgjigjuVijen bregdetare te Durresit ne rrumpalle nuk e ktheu Dako?
PërgjigjuKa kaq vjet ne pushtet dhe tani e mori vesh historine e shezllongjeve pa leke? Zoteria krenohet se po Ben detyren, ndersa une mendoj PSE nuk ka reaguar deri tani?!!! Vonesa na serviret si arritje.
PërgjigjuPo keto bashkit i drejtojn njerezit e Partis Socialiste te zjedhur nga Edi Rama. Boll me eksperimente o hajdut nuk ke len gje pa vjedhur.
PërgjigjuDO NDESHKOJE VALLE RAMA DOKON PER MASAKREN QE I KA BERE DAKO PLAZHIT TE DURRESIT
PërgjigjuA do kemi plazhe publike si bota?
PërgjigjuPo e bërë këtë o Edi Rama do hysh në histori. Së mjaft ka vuajtur ky popull dhe këto 15 vitet e fundit u përball dhe me pushtimin barbar të plazheve nga banditët, horrat, të fortët para të cilëve shteti u gjunjëzua dhe populli shqiptar vajtoi me dhembje pushtimin e dytë pas atij të 1939 të vijës bregdetare. Marrja nga shteti e kësaj vije bregdetare është clirimi i dytë i Shqipërisë pas 1944. Do jesh hero kombetar o Edo.
PërgjigjuRaul..lum si ju qe jeni i bindur per kete qe po ndodh...
Me be fund kete ja pritur njerezit e vonuar cfare vjedhje me pasurine kombetare per kete gezoemi
PërgjigjuShkoja vit per vit ne Orikum, por sivjet 0% plazhe publike Toke e xanun Para se te nxjerresh ligje zhduk nga administrata keta vemje qe krijojne keto situata
PërgjigjuPo me token e xanun ne Currila ne Durres nga Avdylet si qoke per zgjedhjet qe e kane kthyer token e shtetit ne toke private dhe kane bere si kane dashur me plazhin cfare do behet,,,,