Rama udhëton sot drejt SHBA-së, merr pjesë në samitin e NATO-s në Uashington

Rama udhëton sot drejt SHBA-së, merr pjesë në samitin e NATO-s në Uashington

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama udhëton sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s që do të mbahet në Uashington në datat 9 – 11 gusht, mëson gazetarja e Report Tv, Raziela Myslimaj. 

Njëra prej gjërave kryesore që do të bjerë në sy gjatë këtij samiti është formulimi në deklaratën përfundimtare në lidhje me gjasat e Ukrainës për anëtarësim në NATO.

Përpilimi i këtij dokument, i cili përbëhet zakonisht nga disa faqe, është duke ndodhur tash e disa javë në zyrat qendrore të NATO-s në Bruksel. Por, mospajtimet kryesore kanë të bëjnë me mënyrën e saktë të përshkrimit të gjasave të Ukrainës për t’iu bashkuar aleancës.

Ukraina nuk do të ftohet për t’iu bashkuar NATO-s tash, kjo është shumë e qartë.

NATO-ja ka qenë e prerë se Ukraina nuk mund t’i bashkohet asaj derisa lufta është duke vazhduar, sepse vendet anëtare nuk duan të zhyten në një konfrontim të drejtpërdrejtë me Rusinë, shkruante Rel pak ditë më parë. 

Në samitin e Uashingtonit do të flitet për shumë shifra në lidhje me atë se sa shumë i kanë rritur aleatët shpenzimet në vitet e fundit. Më 2014 u dha një zotim se të gjitha vendet anëtare duhet ta arrijnë cakun prej 2 për qind brenda një dekade. Ky zotim nuk është përmbushur plotësisht, sepse 23 nga 31 vende aëntare sot shpenzojnë kaq ose më shumë për ushtrinë.

Përveç Këshillit NATO-Ukrainë në nivel liderësh, do të ketë edhe dy sesione të tjera pune në samit. I pari ka të bëjë me atë se sa e përgatitur është NATO-ja në rast se do të sulmohej. Vitin e kaluar në Vilnius, u miratuan një numër planesh për mbrojtjen, në mënyrë që të mbrohej “çdo centimetër e territorit të NATO-s”. Sesioni i dytë i kushtohet Kinës. 

Lajmi ne perditesim... 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Siguria në plazhe këtë verë në krahasim me vitin e kaluar është?



×

Lajmi i fundit

Qentë sulmojnë dhe kafshojnë të moshuarin në Lezhë! 90-vjeçari përfundon në spital me plagë në këmbë

Qentë sulmojnë dhe kafshojnë të moshuarin në Lezhë! 90-vjeçari përfundon në spital me plagë në këmbë