Rama vizitë në Athinë më 20 dhe 21 mars, pritet të çelë ekspozitën me pikturat e tij, takime me Mitsotakis dhe Dendias

Rama vizitë në Athinë më 20 dhe 21 mars, pritet të çelë ekspozitën me pikturat e tij, takime me Mitsotakis dhe Dendias

Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në Athinë, kryeqytetin e Greqisë në datat 20 dhe 21 mars. Burime bëjnë me dije se kreu i qeverisë pritet të hapë në Athinë një ekspozitë me pikturat e tij. Ndonëse jo një vizitë zyrtare, Rama do të zhvillojë takime edhe me disa përfaqësues të politikës për të diskutuar mbi marrëdhëniet mes dy vendeve.

Rama pritet të mbërrijë në Athinë mesditën 20 marsit dhe do të zhvillojë një drekë pune me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias. Në këtë takim do të jetë e pranishme edhe ministrja Olta Xhaçka, ndërsa një temë diskutimi mund të jetë edhe çështja e detit, pasi ende nuk është arritur konsensusi mes dy vendeve.

Me datë 20 pritet të hapet edhe ekspozita e Ramës në “Zapion Megaro”, në të cilën do të shoqërohet edhe nga homologu grek Kyriakos Mitsotakis, që më pas do të kenë së bashku edhe një darkë. Takime pritet të ketë edhe me kryetarin e parlamentit helen Kostas Tasulas, si edhe me presidenten Kateriana Saqelaropoulu.

Në ditën e fundit të vizitës, më 21 mars, Rama do të marrë pjesë edhe në forumin ekonomik të Delfit.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pantora: 13/03/2023 22:15

    Ka lezet kur sheh fqinjesi te mire..ka ardhur koha boll vuajten emigrantet shqiptar.Giasou Rama

    Përgjigju
  • Mira: 12/03/2023 22:32

    Sapo lexova nje artikull serioz te nje gazetare dhe qe pikerisht bente fjale per lajmin.

    Përgjigju
  • Opinione: 12/03/2023 21:21

    Duhet biseduar si të barabartë Grekët e rinj!Duhet të respektojnë të drejtat themelore të njeriut e të Kartave Ndërkombëtare, duhet të njohin Historinë edhe Gjenocidin AntiArbnor(Shqiptar)!Të heqin ligjin e luftës edhe Albaninë t'a shkruajnë e Lexojnë Albani me B e Jo V..(qëllimisht më përbuzje)

    Përgjigju
  • Erla: 12/03/2023 18:28

    Sa mire kur forcohet marredhenia me fqinjet

    Përgjigju
  • Besa: 12/03/2023 17:01

    Vetem takime po shohim nga lideri yne unik Rama

    Përgjigju
  • Joni: 12/03/2023 15:59

    Presim vetem lajme te mira nga ky takim

    Përgjigju
    • Arii: 13/03/2023 12:04

      Askush nuk është interesuar për pikturat e leshit merre vëllanë Vuçkon me veti mundeni bashkë një fushat kundër KOSOVËS në Greqi me aktivizua, ai ka nevojë për ndihmë e ti nuk priton për këtë punë .....

  • Beni: 12/03/2023 15:58

    Sa mire qe organizoni takime te tilla

    Përgjigju
  • Roza: 12/03/2023 15:36

    jemi te sigurt qe nga kjo vizite qe ju do te beni do te kemi perfitime ne vendin tone

    Përgjigju
  • Mondi: 12/03/2023 14:54

    Do te jete nje takim i cili do te sjelle te mira per te dyja shtetet

    Përgjigju
  • Bjordi: 12/03/2023 14:52

    Pervecese nje kryeminister i denje per popullin shqiptar eshte nje nje artist i madh ne fusha te ndryshme si arti dhe piktura

    Përgjigju
  • Goni: 12/03/2023 13:55

    Me mire vone se kurr,kryeministri jon di si ti tregoj vlerat e tij

    Përgjigju
  • Goni: 12/03/2023 13:54

    Artist i cili ka te gjitha te mirat

    Përgjigju
  • titi: 12/03/2023 13:39

    super nje artist i lindur

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 12/03/2023 13:29

    Nese shkon per vizite private kujt i merr leje per mungesen ne pune?

    Përgjigju
  • Arla: 12/03/2023 13:26

    Shume te rendesishme jane takime te tilla se forcojne akoma me shume marredheniet midis dy vendeve.

    Përgjigju
  • Tironci: 12/03/2023 13:26

    Arberor,meso te shkruash ! Ne fillim jave ministri i jashtem Grek viziton Prishtinen ! "Rrotulloje" pak ne tru dhe perpiqu te kuptosh se cdo te thote kjo vizite !? Edi Rama eshte i vetmi kryeminister qe ka folur dhe vepruar ne mbeshtetje te Kosoves,ne forume nderkombetare,por edhe ne Beograd !! Sa per ekspoziten,i bindur qe i ben te ndjehen mire ato mijera bashkekombasit tane qe jetojne ne Greqi ! Tironci

    Përgjigju
    • Ari: 13/03/2023 12:07

      Sikur të ishim të varur prej edikokaina moti ishim zhdukur si Kosovë.....

  • Arbërori: 12/03/2023 12:34

    J*shtqitje e pështirë, duhet të luftojë me të gjitha forcat që Kosova mos të njihet nga Greku, të tradhëtin e radhë e mbuloft me ekspozit turpi. Ky nuk ështé kryeminister Shqiptarë, por ështé kryeminister i sesrbis fashiste…!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente