/ATSH/- Nga Durrësi ku prezantoi kandidatët për këshillin bashkiak, Kryeministri Edi Rama bëri të ditur një projekt që do të përfshijë Tiranën, Vorën dhe Durrësin për ndërtimin e 40 shkollave të reja në këto 3 bashki.
Gjatë fjalës së tij, shefi I qeverisë tha se këto nuk janë zgjedhje për gajretin e SHQUP-it, por për komunitetin". Ai shtoi se zgjedhjet e 21 qershorit janë zgjedhje për kopshtet, shkollat dhe transportin dhe jo për çmimin e energjisë siç propagandon SHQUP-I.
Rama i konsideroi të rëndësishëm kandidatët e këshillit bashkiak pasi me ndarjen e re territoriale këshillat do të jenë si Kuvendi i Shqipërisë. "Kjo është e para fushatë ku kandidatët për Këshillin Bashkiak marrin një rëndësi shumë të veçantë dhe është e para herë që kandidatët për këshillat bashkiakë prezantohen sepse me reformën administrative dhe transformimin e hartës së re territoriale nga afro 400 komuna në një hartë me vetëm 61 bashki, këshillat bashkiakë janë tani si Kuvendi i Shqipërisë, por si Kuvendi për Durrësin apo Vlorën", deklaroi kreu i mazhorancës qeverisëse. Më tej, Kryeministri e konsideroi betejë të fituar edhe faktin e pjesëmarrjes së grave në këshillat bashkiakë .
"U desh që ne ta vendosnim me ligj që duhen 50 % gra dhe 50% burra që situata të ndryshonte si nata me ditën. Unë se kam fshehur kurrë që besoj më shumë të gratë se te burrat. Jam i bindur që populli shqiptar e kishte mirë kur thoshte që nëse do të bësh një muhabet mund ta fillosh me burra dhe ta përfundosh me gra. Prania e grave nuk është simbolike. Unë jam krenar të them se prania e tyre në këshillat bashkiakë , në BE është në një mesatare 32 %- 33% . Ne jemi shumë mbi mesataren dhe kemi arritur në barazi ideale 50 - 50. Nuk dua të keqkuptohet njeri si Saliu dhe të thotë që tani ia kaluam BE-së. Unë besoj se kudo ku ka prapambetje, papunësi, varfëri një nga instrumentet më të rëndësishëm për ta luftuar me forcë betejën ndaj këtyre plagëve është dhënia e një roli të merituar grave dhe vajzave", u shpreh Rama.
Kreu i PS-së, ftoi qytetarët që të votojnë Vangjush Dakon, për t'i dhënë atij mundësinë të jetë një " ministër i Durrësit" në 4 vitet e ardhshme.
Gjithashtu, Kryeministri ka publikuar edhe një foto nga sheshi qendror i Durrësit pas punimeve transformuese sipas tij, "duke sjellë dritën e aromën mesdhetare".
/Shqiptarja.com