Kryesocialisti Edi Rama nga takimi me emigrantët sot në Milano, iu drejtua edhe demokratëve duke i thënë se Sali Berisha i gënjeu për primaret. Rama tha se ata që morën më shumë vota, nuk u futën në lista ndryshe nga ajo që Berisha u premtojë.

‘Dua t’u them të gjithë demokratëve, nuk ju mjafton ajo që ndodhi me primaret, ku bufi ju tha të gjithëve, ‘vota juaj është ligj për mue’ dhe kush doli i pari në primare përfundojë në barkun e bufit, u zhduk i kullufiti të gjithë. A thua se ju tha dilni t’ju shoh njëherë, kush ka shumë vota që ta ha.  Çfarë doni më te këneta? Si mund të diskutohet se kush është zgjedhja në 11 maj, me flamurin tonë kombëtar dhe të BE apo me kënetën. Duke ju falenderuar për energjinë dhe për këtë emocion ju them se në 11 maj do të kemi një festë të madhe për Shqipërinë europiane dhe së bashku ne do të marrim fitoren më shembullore jo për vete, por për mbarë kombin dhe shtetin tonë’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Rama nga Milano: Votoni PS, të hyjmë në BE! Të mbrojmë drejtësinë nga ofensiva e bufit! Thirrje demokratëve: Nuk iu mjaftoi ajo që ju bëri në Primare?