Kreu i Kishës ortodokse, Shën Maria në Elbasan, At Nikolla Marku ka reaguar ndaj raportiti të DASH, i cili e nxirrte atë një prift maqedonas. Në një letër drejtuar ambasadorit amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu ai shkruan se arsyet se pse ky përcaktim i DASH nuk është i vërtetë.
“Në qershor 1992 bëra kursin e lartë për meshtar dhe teologji fetare në Kostur të Greqisë, ky kurs u transferua më vonë në kampin Niko Bellojanis në Durrës, Shqipëri. Që në fillim ndodhnin incidente me priftërinje grekë duke fyer figura të larta të ortodoksisë shqiptare. Në qershor të vitit 1995 kursi teologjik u mbyll dhe unë dola më vete sepse zoti Anastas Janullatos filloi politika anti-shqiptare dhe pro shovinizmit grek që është kundër sovranitet kishtar dhe teritorial të Shqipërisë. Eshtë e vërtet që kisha maqedonase na ndihmoi që unë të njihesha prift nga kryepeshkopi Mikail. Njohja ime si prift nuk do të nënkuptonte se isha prift i kishës maqedonase, apo të vija në Shqipëri në emër të kishës Maqedonase. Njeru mund të diplomohet kudo në vende të ndryshme të botës por vjen dita dhe i shërben atdheut ku jeton dhe ka origjinën”, shkruan në letrën e tij At Nikolla Marku.
Ai thekson se kisha “Shën Maria” e Elbasanit do të mbrojë pavarsinë e ortodoksisë shqiptare nga politika e Janullatosit që varet nga trekendeshi Athine-Moske-Beograd.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com