Raporti final i OSBE-ODHIR ka qenë në fokus të emisionit ‘Frontline’ në Report Tv mbrëmjen e sotme. I ftuar në emision juristi Indrit Sefa, tha se raporti për zgjedhjet e 11 majit ishte i njëjtë me raportet që janë bërë për zgjedhjet në Shqipëri ndër vite.

Sefa theksoi se raporti ka vlerësuar rolin e SPAK si të rëndësishëm për parandalimin e blerjes së votës, gjë e cila sipas tij interpretohet se nuk ka pasur blerje vote.

‘Raporti e cilësoi SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme si një sukses dhe pati efekt për parandalimin e blerjes së votës. Raporti thotë zgjedhjet ishin konkurruese. Kam lexuar raportet që nga 2013 dhe në vijim dhe janë njësoj. Fakt që nuk përmendet është se zgjedhjet i kanë manipuluar dy partitë e mëdha kundër të voglave, raporti thotë nuk i kanë lënë hapësirë mediatike, këto i thotë raporti. Për SPAK thotë ka pasur efekt parandalues tani i bie nuk ka pasur blerje vote. Rekomandimet janë të njëjta si të kaluarat’, tha ai.

Ish-anëtarja e Kryesisë së PD Alesia Balliu, tha se raporti nuk është vetëm për PS por edhe për PD.

 ‘Për mua është një procedurë kjo pritej. Nuk ishte ndonjë risi. Edhe në vitet e kaluara kanë thënë që administrata është e politizuar, sepse nuk ka ndryshuar asgjë. Tani do presim se ca të ndodh pas zgjedhjeve lokale. Secila parti duhet që ta bëjë analizën dhe ta lexoj raportin drejtë jo të lexoj për Ramën dhe për veten e vet asgjë. Ky raport ka një domethënie edhe për të djathtën sepse Sekretari i Përgjithshëm i PD-së ka intimiduar votuesit në Vorë. PD ka 4 muaj që nuk mbledh më strukturat, sepse njerëzit që nuk i besojnë më. PD po trajtohet si pronë private, si shoh me dëshirën që të fusnin një kandidatë që të përfaqësonin demokratët. PD është në një gjumë dhe nuk duan që të zgjohen dhe duan që t’ja faturojnë fajin dikujt tjetër', tha ajo.

Analisti Indrit Vokshi, tha se nuk duhet që të pritej raporti për certifikimin e zgjedhjeve pasi ato ishin certifikuan. Ai tha se problemet që ngriti raporti tashmë diheshin.

 ‘Zgjedhjet kanë qenë të certifikuara, nuk e di se kush ka pritur që të prishet rezultati nga raporti i OSBE. Ne i dimë se i kemi pasur ato probleme. Edhe pozita i di mirë problemet. Këtu partitë politike janë jo demokratike në mënyrën se si e mendojnë politikën dhe shtetin. Nëse këto parti do të jenë të strukturuara kështu dhe do ta shohin Shqipërinë si një vend beteje, do ta prishin procesin zgjedhor gjithmonë. Po Rama është strategjik kurse Berishën e ka rrënuar humbja’, tha ai.

Ndërsa, gazetari Reldar Deda, e konsiderojë raportin si të mangët.

‘Nuk mund ta konsiderojmë si normalitet bazuar në atë që thotë raporti. Është raport i mangët nuk kanë shkuar tek thembra e Akilit. Nuk flitet se kanë rënë zgjedhjetkanë rënë pa shkuar tek dita e zgjedhjeve, nuk është problemi shteti është krimi shteti ndaj votuesve të lirë duke humbur duke lloj konkurrencë të lirë’, tha ai.