Raporti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, PD e lexon ndryshe: Evidentohen elementët e masakrës elektorale të 25 prillit nga regjimi Rama-Dosh

TIRANË- Për Partinë Demokratike, raporti i Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Europës, ka konfirmuar akuzat e tyre, se në zgjedhjet parlamentare ka pasur zyrtarë që kanë abuzuar me pushtetin dhe se është ushtruar presion ndaj vëzhguesve.

Në reagimin e tyre, PD-ja thotë se në këtë raport evidentohen qartë 'elementët e masakrës elektorale të 25 Prillit nga regjimi Rama-Doshi'.

"Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës evidenton elementët e masakrës elektorale të 25 Prillit nga regjimi Rama-Doshi.  Në raportin e vëzhgimit të zgjedhjeve, Asambleja Parlamentare konfirmon se: Zyrtarët publikë abuzuan pushtetin e funksioneve publike. Gjatë misionit kishte shumë raportime për ushtrim presioni ndaj votuesve, sidomos ndaj punonjësve të administratës publike për të votuar për partinë në pushtet.

Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës është informuar nga qytetarë të ndryshëm, përfshirë edhe partitë politike, për një problem që është parë gjatë fushatës elektorale, në veçanti për blerjen e votave, presionet mbi votuesit, veçanërisht mbi nëpunësit civilë dhe keqpërdorimin e burimeve të administratës. Delegacioni i Asamblesë i dënon fuqimisht këto praktika dhe i bën thirrje autoriteteve kompetente në Shqipëri që të bëjnë çfarë është e mundur që të t’i japin fund këtyre parregullsive dhe të rrisin besimin e zgjedhësve në proceset zgjedhore.

Gjatë fushatës elektorale media publikoi databazën me të dhënat personale e cila përdorej nga PS për të ushtruar presion. Rrjedhja e të dhënave sensitive personale, përfshirë preferencat politike të qytetarëve, janë shqetësim serioz dhe i bëjnë votuesit vulnerabël.  Misioni vëzhgoi momente presioni mbi votuesit. Një person u pa teksa tërhiqte një tjetër drejt Qendrës së Votimit, pasi votuesi kaloi procedurën e verifikimit ai u mor me një anë dhe u instruktua si të votonte. Në të njëjtin Rajon u dëshmua një rast i shpërndarjes së parave pranë qendrave të votimit. Një tjetër ekip i Asamblesë Parlamentare vërejti propagandë elektorale për një parti gjatë votimit brenda një qendre votimi.

Shkelja e marrëveshjes së 5 Qershorit krijoi paqartësi dhe pasiguri, si dhe vështirësi për zbatimin e ndryshimeve të njënashme. Procedura për ndryshimet e njënanshme, që dhunuan marrëveshjen e 5 Qershorit, ishte e përshpejtuar, u bë me nxitim, dhe pa konsultime. Ndryshimet e njënashme u bënë 9 muaj para zgjedhjeve në kundërshtim me Kodin e Praktikave të Mira të Komisionit të Venecias, ku sugjerohet një periudhë 12 mujore për ndryshimet, sidmos për ndryshimet në sistem", thuhet në reagim.

Raporti i publikua ditën e djeshme ku thuhej se zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara mirë nga administrata zgjedhore dhe se kjo administratë në të gjitha nivelet në përgjithësi gëzonte besimin e palëve të interesuara. Në raportin e tyrekanë vlerësuar se zgjedhjet e 25 prillit janë karakterizuar nga një votim i qetë dhe nga një fushatë e gjallë dhe gjithëpërfshirëse, falë një kornize ligjore që ndihmoi në sigurimin e respektimit të lirive themelore.

(Kliko këtu per Raportin e reporterëve të asamblesë parlamentare të këshillit të Europës)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:43
Raporti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Alibeaj: Tregoi atë që KAS dhe Kolegji Zgjedhor nuk duan të shohin

 

Pas deklaratës zyrtare të PD-së, ish-deputeti Enkelejd Alibeja ka dalë nga selia blu për të komentuar raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës lidhur me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Sipas Alibeajt, u vërtetua që 25 prilli nuk kishte asnjë lidhje me demokracinë dhe se u konfirmuan akuzat e demokratëve për presion ndaj votuesve dhe vënien në funksion të shtetit të administratës publike.

Ai hedh akuza edhe për KAS dhe Kolegjin Zgjedhor.

"Ky raport pra dëshmon se Asambleja e Këshillit të Europës pati sy për të parë atë që KAS-i dhe Kolegji Zgjedhor nuk duantë shohin. Ky raport dëshmon se Asambleja e Këshillit të  Europës kërkon atë transparencë që KAS-i dhe Kolegji Zgjedhor i mohojnë shqiptarëve", tha ndër të tjera Alibeaj.

Deklarata e plotë
25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë. Këtë e di shumica e shqiptarëve që panë me sytë e tyre se si regjimi Rama-Doshi pengoi ndryshimin. Këtë e evidenton edhe Asamableja Parlamentare e Këshillit të Europës. E cila, në raportin e saj të vëzhgimit, konfirmon elementët që çuan në masakrën zgjedhore të 25 prillit.

Sepse çfarë tjetër mund të jenë pohime si:  “Zyrtarët abuzuan me pushtetin e funksioneve publike.”

“Keqqpërdorim i burimeve të administratës”. “Raportimet për blerje të votës, për ushtrim presioni ndaj votuesve, sidomos ndaj punonjësve të administratës publike për të votuar për partinë në pushtet.”?

Veçse dëshmi të asaj që të gjithë njohim si masakra zgjedhore e 25 prillit…Përpos dënimit që delegacioni i Asamblesë bën ndaj këtyre akteve, si dhe thirrja ndaj autoriteteve për t’i dhënë fund këtyre parregullsive për të rritur besimin e zgjedhësve në proceset zgjedhore, raporti vendos theksin mbi një nga elementët më djallëzor të kësaj masakre. Atë të patronazhistëve dhe përdorimin e të dhënave personale të qytetarëve, “i cili, me fjalët e raportit, përbën një shqetësim serioz dhe që i bën votuesit vulnerabël.”

Një vulnerabulitet që bëhet edhe më i prekshëm për qytetarët kur, jo më larg se dje, një hetim që është vetëm në fillesat e tij, zbuloi se zjarrëfikësi i bashkisë së Tirnaës nuk ishte vetëm koka e trafikut të drogës, por edhe një nga patronazhistët e Partisë Socialiste.

Hera e dytë kjo, brenda një jave, ku teksa ndiqet filli i trafikut të drogës, mbrihet pashmangshmërisht te partia në pushtet dhe lidhjet e saj me krimin, të cilin e përdor për blerjen e votave. Sikurse ishte edhe rasti i dy të arrestuarve të operacionit “Lugina”.

Por nuk mbaron me kaq! Misioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës nuk ka qenë vetëm dëshmitar i momenteve  të shpërndarjes së parave pranë qendrave të votimit. Apo, siç pohohet në raport, të presionit mbi votuesit, ku kanë kanë “vëzhguar se si një person tërhiqej me forcë drejt qendrës së votimit dhe instruktohej si të votonte.” Por ata vetë kanë pësuar presion, pasi kërcënimet nuk kanë munguar edhe ndaj ambasadores së një shtetit partner, takimi i të cilës u mbyll pasi një nga pjesëmarrësit u rrëmbye nga bandat në shërbim të regjimit.

Dhe po kaq i prerë siç është raporti mbi atë që ndodhi në 25 prill, është edhe me atë që ndodhi me shkeljen e marrëveshjes së 5 Qershrit. Për të cilën thueht se “procedura për ndryshimet e njënanshme, ishte e përshpejtuar, u bë me nxitim, pa konsultime, dhe krijoi paqartësi dhe pasiguri, si dhe vështirësi për zbatimin e ndryshimeve të njënashme.”

Dhe se “ndryshimet e njënashme u bënë 9 muaj para zgjedhjeve në kundërshtim me Kodin e Praktikave të Mira të Komisionit të Venecias, ku sugjerohet një periudhë 12 mujore për ndryshimet, sidmos për ndryshimet në sistem.”

Ky raport pra dëshmon se Asambleja e Këshillit të Europës pati sy për të parë atë që KAS-i dhe Kolegji Zgjedhor nuk duna të shohin. Ky raport dëshmon se Asambleja e Këshillit të  Europës kërkon atë transparencë që KAS-i dhe Kolegji Zgjedhor i mohojnë shqiptarëve.

Ky raport dëshmon se ne duhet dhe do të bashkëpunojmë me partnerët tanë për të zhbërjen e masakrës zgjedhore të 25 prillit dhe për ndërtimin e një plarforme për të sjellë legjitimitetin dhe demokracinë në Shqipëri.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KASAP HAJDAR REXHEP LEKA [ KEPI ]: 22/06/2021 16:06

    Shikoni turi miun alibajga me prejardhje familje tradhtarësh Anti Shqiptar të tërbuar. Nipi i Isa Toskës që ka lyer duart me gjak Shqiptarësh. E ky fundërrin al8bajga na del pa pik turpi e na tregon pralla o alibajg palla. Po populli Shqiptar ju a dha përgjigjen e ju prap nuk merni vesh o pallavesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë, lejuan 37 ndërtime pa leje në 2019-2022, dënohen 12 persona! Mes tyre  2 kryeinspektorë dhe 2 inspektorët e IKMT-së

Lushnjë, lejuan 37 ndërtime pa leje në 2019-2022, dënohen 12 persona! Mes tyre 2 kryeinspektorë dhe 2 inspektorët e IKMT-së