Raporti i BERZH, Meta: Të shikohet mundësia e diversifikimit të ekonomisë, Shqipëria ka shumë potenciale

Raporti i BERZH, Meta: Të shikohet mundësia e diversifikimit të ekonomisë, Shqipëria ka shumë potenciale

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për raportin  e BERZH që parashikon ulje më 9% të ekonomisë shqiptare duke e cilësuar tepër shqetësuese dhe se kjo krizë duhet të shërbejnë  për të rishikuar modelin ekonomik të vendit.

Meta cilëson se vendi ynë ka mundësi diversifikimi dhe për të ulur riskun e krizave dhe  siguruar një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm duhet të fokusohemi dhe  në zgjerimin e kapaciteteve portuale, i rrjetit të transportit, si dhe i transmetimit të energjisë.

"Paralajmërimet e fundit të BERZH dhe të institucioneve të tjera ndërkombëtare për uljen e rritjes ekonomike të Shqipërisë, janë jo vetëm shqetësuese në një plan afatshkurtër, por dhe tregojnë krizën e thellë strukturore të ekonomisë sonë. Ndaj duhet të punohet seriozisht për të mbështetur aktivitetet ekonomike aktuale, por dhe të mendohet për të tejkaluar krizën strukturore duke rishikuar modelin ekonomik. Modeli ekonomik duhet të mbështetet në diversifikimin e ekonomisë për të ulur riskun e krizave dhe për të siguruar një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Ne duhet të punojmë për të shfrytëzuar kapacitetet potenciale të vendit tonë për të rritur prodhimin e energjisë, për të rritur vlerën e burimeve minerale dhe natyrore nëpërmjet përpunimit të tyre, për të rritur prodhimin industrial dhe për të shumëfishuar prodhimin bujqësor dhe atë agro-industrial. Zgjerimi i kapaciteteve portuale, i rrjetit të transportit, si dhe i transmetimit të energjisë është potencialisht një mundësi tjetër për të shfrytëzuar avantazhin tonë gjeografik rajonal. Ndërkohë që çdo politikë ekonomike dhe investimesh duhet të garantojë mbrojtjen e mjedisit si domosdoshmëri për fuqizimin e turizmit në mënyrë afatgjatë dhe me vizion", shkruan Meta.


Lajmi kryesor:

COVID 'penalizon' ekonominë shqiptare, BERZH: 9% rënie në 2020! Rindërtimi 'shpëtimtari' i 2021


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja