Raporti i DASH/ Ahmetaj: Reforma në drejtësi, përmirësimi i klimës së biznesit
ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili në një bashkëbisedim me gazetarët u shpreh se zbatimi i reformës në drejtësi do sjellë përmirësimin e klimës së biznesit.
Ministri i Finanacave, Arben Ahmetaj
Pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me reformën në drejtësi, ka reaguar sot ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili në një bashkëbisedim me gazetarët, u shpreh se zbatimi i reformës në drejtësi do sjellë përmirësimin e klimës së biznesit.
Sipas Ahmetajt, implementimi i plotë i Reformës në Drejtësi do të largonte korrupsionin, rriste investimet e huaja dhe bënte Shqipërinë konkurruese në ekonominë botërore. Ministri gjithashtu iu përgjigj kritikave për koncesionet e PPP të raportit të DASH, duke thënë se Partneriteti Publik Privat përdoret në të gjithë botën.
Raporti thekson domosdoshmërinë e klimës së biznesit dhe tërheqjes së invenstimeve të huaja. Në raport ka referenca për korrupsionin në drejtësi. Një nga paragrafët e raportit i referohet korrupsionit në drejtësi si një nga problemet kryesore të prishjes së të bërit biznes.
Nëse do të implementohet tërësisht, reforma në drejtësi do të promovojë invenstimet e huaja, do largojë korrupsionin dhe do lërë Shqipërinë të konkurrojë në ekonominë botërore.
Kjo është një thirrje për të gjithë ata që tentojnë të pengojnë Vettingun apo reformën në Drejtësi. Ata vendosen kundër interesave qytetare. Është kjo qeveri që ka inicuar dhe po mbështet me të gjithë instrumentat implementimin e reformës në drejtësi.
Ka plot problem e çështje për t’u përmirësuar në ambientin ekonomik shqiptar. Dua të tërheq vëmendjen te mjedisi politik e siguria. Sot violenca politike është e rrallë. Zgjedhjet në vitin 2017 ishin të qeta, si rrallë më parë.
DASH sjell në vëmendje vrasjen e protestuesve në vitin 2011. Për më tepër DASH vë theksin tek prokurimet publike dhe PPP. Partneriteti Publik Privat stigmatizohet, përdoret në të gjithë botën, nuk u shpik në Shqipëri.
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2093
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kreu i SPAK: Po bëhen veprime të shumta hetimore për '21 Janarin'! Pasi të grumbullohen provat, ballafaqimi! Përgjimet e SkyECC? Dumani: Nëse kemi prova godasim çdo politikan
20 Janar, 12:43
-
Erion Veliaj 5 orë në SPAK, Berisha: Luftë brenda llojit, jo meritë e Altin Dumanit
27 Dhjetor 2024, 14:52
-
Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj afatet e hetimit për Arben Ahmetajn
27 Dhjetor 2024, 11:21
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj, nuk kthehen pronat e sekuestruara! Zbardhet VENDIMI
25 Dhjetor 2024, 20:20
-
Sektori privat në kah të kundërt me qeverinë, uli pagat e punonjësve gjatë sezonit të verës
10 Dhjetor 2024, 14:25
-
Dosja ‘Buka’, GJKKO nuk nis gjykimin për Ahmetajn, i jep SPAK 3 muaj kohë të plotësojë hetimet
10 Dhjetor 2024, 13:48
-
Kreshnik Spahiu: Pastroni politikën duke sekuestruar 10 telefonat e oligarkëve dhe jo 10 grave apo vjehrrave…
9 Dhjetor 2024, 16:22
-
Mosdeklarimi i pagave, Tatimet do nisin kontrollin në 7000 bizneset me risk: Bëjini tani deklarimet, që të përjashtoheni nga kontrolli tatimor!
3 Dhjetor 2024, 21:03
-
Vrojtimi i BSH/ Ndërtimi optimist, rritet kërkesa për prona! Turizmi ‘pesimist’, ndikoi rënia e ‘bumit’ të sezonit veror! Besimi në ekonomi u ul me 0,4% në Nëntor
2 Dhjetor 2024, 17:25
-
I pandehur për shkelje të barazisë në tenderë, deputeti i PS, Plarent Ndreca 4 orë në SPAK: Flas në momentin e duhur
15 Nëntor 2024, 13:06
-
Dosja 'Buka', Avokatët e Ahmetajt kërkojnë pushimin e çështjes, SPAK kalimin për gjykim! GJKKO vendos më 18 nëntor
4 Nëntor 2024, 11:45
-
Nga 1 janari, certifikatat e origjinës nga Doganat në mënyrë elektronike! Shtohen edhe 4 aplikacione të reja online
9 Tetor 2024, 17:48