Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Klimën e Investimeve, i cili ngre shqetësimin se Shqipëria vuan nga korrupsioni i lartë, PPP-të, konkurrenca e pandershme, pastrimi i parave, ndryshimet e shpeshta në legjislacionin fiskal duke goditur sipërmarrjen dhe pengojnë investimet e huaja.
Në një reagim në Facebook, Basha shkruan se shqiptarët përballen me fakte tronditëse se si qeveria ka vjedhur tendera, konçesione, PPP si edhe fondet e dhëna nga BE.
"Në 11 vite kemi dëgjuar justifikomet e Ramës për korrupsionin e përhapur në çdo degë të qeverisjes së tij, ku një herë e ka fajin sistemi, një herë individi, e së fundmi Perandoria Osmane. Ditë për ditë para shqiptarëve shfaqen fakte tronditëse se si qeveria e Edi Ramës e ka vjedhur Shqipërinë, me 3D e 5D, me tendera, konçesione, PPP, inceneratorë. Këta nuk kanë kursyer asgjë, as ilaçet e të sëmurëve, as ndihma për pandeminë dhe tërmetit të kamufluar me tendera sekretë, e së fundi doli se kanë vjedhur edhe fondet e BE-së, të cilat duhet të shkonin tek fermerët", tha ai.
Sipas Bashës, raporti i DASH është thirrje për të bërë ndryshim në vend dhe se sipas tij kjo nis duke larguar qeverinë në pushtet.
“Ky raport është një tjetër thirrje për një ndryshim rrënjësor, që nis me ndëshkimin me votë të kësaj qeverie në zgjedhjet e ardhshme. Ku të gjitha formacionet politike dhe forcat e gjalla të shoqërisë, që duan t’i japin fund tranzicionit dhe pandëshkueshmërisë, që bashkëndajnë vlerat dhe parimet euroatlantike, që mbështesin SPAK dhe GJKKO, t’i dalin përballë dhe ta mundin këtë të keqe, që është qeveria më e korruptuar në Europë”, tha ai.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
51.3%
-
Të gabuar
3.9%
-
Të vonuar
44.9%
Vota total: 3252
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
21 janari në SPAK, ish-ministri Basha për Report Tv: S’kam dhënë urdhër për vrasjet, të hetohet! Asnjë koment për rolin e Berishës
16 Korrik, 12:16
-
SPAK heton 21 janarin/ Xhaxhai i Aleks Nikës për Report Tv: Dorëzojmë audiokasetën ku jepet urdhri për vrasjen! Berisha, Basha dhe Prendi organizatë kriminale
16 Korrik, 12:02
-
Pas urdhrit të Gjykatës së Lartë, SPAK nis hetimet për 21 janarin! Do zbardhet roli i Berishës dhe Bashës
16 Korrik, 10:37
-
Basha: Berisha nuk donte fitoren e PD në 2021! Pazari i radhës me Ramën, mbyllja e listave për deputetë
13 Korrik, 19:14
-
‘Ose je i kapur, ose i paaftë’, Bejko ‘shpërthen’ ndaj Bashës: muajt e fundit na sillnin mesazhe mos sulmoni Saliun!
12 Korrik, 14:26
-
'Studio Live'/ 'Luli doli një nul', debat mes Valterit dhe Haklajt: Berisha i trembet rekursit në Gjykatën e Lartë
10 Korrik, 19:02
-
Kriza në radhët e PD: Secili për vete dhe 'Zoti' për të gjithë!
10 Korrik, 15:25
-
'Basha, i paaftë në betejën ndaj Berishës', Alibeaj në 'Frontline Interview': Nuk luftoj për karrige! Protesta e 11 korrikut? Nuk ngatërrohet hajduti me hajdutin
9 Korrik, 19:10
-
Ilir Yzeiri: Lulzim Basha ose një konspiracion i besueshëm politik
8 Korrik, 19:16
-
Alban Daci: Po sikur Basha dhe Doktori të bëjnë paqe?
8 Korrik, 18:12
-
Drafti i PS për zgjedhoren, opozita: Plan antidemokratik! Propozimi i heq të drejtën e votës miliona qytetarëve
8 Korrik, 14:47
-
SPAK heton '21 Janarin', Gazetari Mahmutaj për Report Tv: Basha të pendohet e të rrëfejë urdhrat e Berishës! Me Gërdecin luhet ping pong, merret Mediu në hetim e jo Xeni i Saliut
8 Korrik, 14:31