Raporti i DASH, një lexim i fakteve përtej dizinformimit nga opozita

Raporti i DASH, një lexim i fakteve përtej dizinformimit nga opozita

DASH

Prej mbrëmjes së djeshme, opozita dhe mediat pranë saj po përpiqen ta trajtojnë raportin e fundit të DASH si një “shuplakë për keqqeverisjen e korruptuar” të Shqipërisë. Ky keqlexim i raportit nga ana e opozitës është i kuptueshëm po të marrim parasysh se e gjithë narrativa politike e opozitës është ndërtuar prej kohësh mbi përbaltjen e pafrenuar të imazhit të vendit. Por le të ndalemi te disa fakte që evidenton raporti i DASH për situatën reale në Shqipëri.

Së pari, raporti thekson përparimin e vendit në luftën me pandëshkueshmërinë, që ka qenë një problem shumëvjeçar i Shqipërisë. Organet antikorrupsion sipas DASH kanë bërë progres me hetimin dhe ndëshkimin e zyrtarëve të lartë.

“Sistemi gjyqësor, i cili po kalon reforma të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, vazhdoi të bëjë përparime në thyerjen e ciklit të pandëshkueshmërisë”, shkruan DASH.

Lidhur me pandëshkueshmërinë, rapoti vlerëson se Qeveria bëri përpjekje më të mëdha për të trajtuar pandëshkueshmërinë në Policinë e Shtetit. Agjencia e re e Mbikëqyrjes Policore, e pavarur nga Policia e Shtetit kreu 385 hetime individuale, 106 arrestime dhe 61 pezullime nga detyra të zyrtarëve. Së dyti, kur vjen puna te beteja me korrupsionin, raporti i njeh dy përpjekje të rëndësishme qeverisë:

1- Qeveria implementoi shërbimet elektronike për të përmirësuar transparencën dhe për të reduktuar shanset për korrupsion.

2- Qeveria konsolidoi agjencitë parandaluese kundër korrupsionit në një Drejtori Anti-Korrupsion në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, e cila raportoi se hetimet kanë rezultuar me 261 masa administrative ndaj zyrtarëve dhe procedime të tjera penale.

Së treti, raporti vlerëson atë që ka qenë procesi më i sulmuar nga opozita shqiptare, procesin e vetingut, duke vlerësuar angazhimin e qeverisë për ta çuar përpara procesin.

“Qeveria vazhdoi të zbatojë një proces të monitoruar ndërkombëtarisht për të vetuar gjyqtarët dhe prokurorët. Nga 556 gjyqtarë, prokurorë dhe organe të tjera të vettingut të shqyrtuar që nga viti 2016, 37 për qind kanë kaluar; 43 për qind u pushuan nga puna; dhe 18 për qind kanë dhënë dorëheqjen ose dolën në pension”, shkruan DASH.

Së katërti, sipas DASH, Qytetarët ishin të lirë të kritikonin hapur qeverinë, në mediat tradicionale dhe ato sociale për çështje që i shqetësonin.

Së pesti, problematikat me mediat i atribuohen pronësisë së medias dhe jo qeverisë, siç po përpiqet ta lexojë dashakeqësisht opozita. Për këtë DASH i referohet konstatimeve se pronarë mediash i përdorin mediat për interesat e tyre personale dhe vonesave në dhënien e pagave për gazetarët.

Kështu, në tërësinë e vet, raporti evidenton përmirësimin që është bërë pikërisht në betejën me kulturën e pandëshkushmërisë, krahasuar edhe me raportin e një viti më parë.

Kjo do të thotë se Shqipëria po ecën mirë në përpjekjen për të thyer ciklin e pandëshkueshmërisë nga e cila kanë përfituar gjatë kur ishin në pushtet, ata që sot në opozitë, po keqpërdorin raportin e DASH për të nxirë Shqipërinë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër