Raporti i destinacioneve verore 2022, Tirana qyteti i dytë më i vizituar nga turistët në Europë 

Raporti i destinacioneve verore 2022, Tirana qyteti i dytë më i vizituar nga turistët në Europë 

Tirana

Tirana e dyta në Europë në destinacionet e verës së këtij viti, i cili riktheu udhëtimet në mbarë globin, pas mbylljes së gjatë të pandemisë. Raporti i perspektivës së udhëtimeve për vitin 2022 nga Forward Keys zbulon se kryeqyteti shqiptar është në top listën e 10 vendeve më të vizituara për 3-mujorin e tretë të këtij viti, ku në vend të parë është Antalia e resorteve turistike, ndërsa Tirana e dyta, duke lënë pas edhe Mikonos, ishullin aventurës, apo të tjera destinacione magjike. 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka postuar raportin, veçon faktin se Tirana, edhe pse nuk ka plazhe ekzotike, është ndër më të vizituarat sot në Europë. 

“Shiko, Shiko! Tirana është numri 2 në Europë këtë verë dhe nuk është as ishull, nuk ka as det,” shkruan Veliaj.  

Sipas Forward Keys, preferenca aktuale për pushimet verore ilustrohet nga një krahasim i dhjetë destinacioneve më të mira të plazhit dhe atij urban në Europë, të renditura sipas rezervimeve të fluturimeve në tremujorin e tretë krahasuar me vitin 2019. Lista kryesohet nga Antalia, me një rritje prej 81%, Tirana 36%, Mikonos, 29%, ndërsa në listën urbane katër destinacionet kryesore janë: Napoli, Stambolli, Athina dhe Lisbona.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adam: 28/07/2022 13:43

    thuaju ketyre te informohen o shok ,se tirana ska plazh ....po dhe keta qe bejne statistika as e kane idene ku bie dhe rrejdhimsiht flasin budallalleqe .... per me teper qe tabela thote qe kane rritje jo qe jane me te vizituarat ,nga ato me rritje tirana ka rritjen e dyte per nga vlera .........carlo vdes ta beje ramen te duket mire o zot cfare mjerimi ,nga nje ane karlo nga tjetra cim peka ......na vodhet oksigjenin o vemje

    Përgjigju
  • Hako: 27/07/2022 15:44

    Loje me shifra.Kjo eshte veper e nje njeriu cinik qe ben te humbasesh respektin per te.Vetem ne enderr mumd te jete qe Tirana qyteti me i vizituar be Europe. Tek ajo pasqyre tregon rritjen ne perqindje.E cila fare mire mund te perkthehet:rritje e turisteve ne Tirane 4 mije persona.Rritje e nr te turisteve ne Funchai 4 milion,megjithse eshte me poshte ne grafike.Perqindjet shprehin pak numrin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Spektakël nga Xherdan Shaqiri, shënon tre gola dhe i jep kreun Baselit në limite

VIDEO/ Spektakël nga Xherdan Shaqiri, shënon tre gola dhe i jep kreun Baselit në limite